Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ambasada amerikane tha se ky propozim është në mospërputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se “e vë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnjës”.
BOSNJE HERCEGOVINË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë të premten se propozimi i Qeverisë së Republikës Sërpska (RS) për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina, është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Sërpska”.
Të enjten, Qeveria e RS-së tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t'i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për "ndarje paqësore".
Qeveria e RS-së e bëri këtë propozim gjatë një mbledhjeje të mbajtur në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u miratua rezoluta që e shpall 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Ambasada amerikane tha se ky propozim është në mospërputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se “e vë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnjës”.
“Këto janë interesa thelbësore të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë dhe ruajnë ato, mes tjerash, duke i mbajtur përgjegjës ata të cilët i rrezikojnë ato”, thuhet në komunikatë.
Ajo e akuzoi Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska dhe Qeverinë e RS-së, se u përpoqën ta arsyetojnë këtë vendim bazuar në “gënjeshtra dhe dezinformata, me qëllim për ta frikësuar popullin në Republikën Sërpska, që t’i mbështesin ata në këtë rrugë të rrezikshme”.
“Faktet janë të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Nuk ka konspiracion ndërkombëtar për ta ndarë RS-në dhe Dodiku nuk mund ta gjejë asnjë deklaratë ku një zyrtar amerikan bën thirrje për shuarjen e RS-së”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.
Ajo e bëri të qartë se, sipas Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe Kushtetutës së Bosnjës, Bosnja e Hercegovina (BeH) është trashëgimtare e Republikës së Bosnjë e Hercegovinës.
“Kushtetua e BeH-së nuk u jep të drejtë entiteteve apo njësive nënshtetërore për ndarje apo 'shkëputje'. RS-ja mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnje e Hercegovinës”.
Veprimet e Dodikut, sipas Ambasadës, e rrezikojnë të ardhmen brenda institucioneve euroatlantike që populli i Bosnjës, përfshirë RS-së, e duan. Kryeministri i RS-së, Radovan Vishkoviç, tha pas mbledhjes se "kjo nuk është shkëputje, ndarja paqësore nuk është shkëputje. Ne do të ofrojmë atë, nëse na konsideroni komb gjenocidal, që nuk jemi, atëherë nuk kemi pse të jetojmë së bashku".
Dodik mori pjesë në mbledhje gjithashtu. Nedim Ademoviç, ekspert i së drejtës kushtetuese, tha për Radion Evropa e Lirë se asnjë entitet i vetëm, asnjë komb i vetëm nuk mund të kryejë shpërbërjen paqësore në Bosnje e Hercegovinë.
"As entitetet dhe as popujt nuk kanë asnjë të drejtë në atë kuptim, as të drejtën e vetëvendosjes. Ky është një qëndrim i qartë dhe vendimtar. E vetmja që mund ta bëjë këtë është Bosnje dhe Hercegovina, pra Asambleja Parlamentare e BeH-së. Në kuadër të procedurës kushtetuese, organi më i lartë legjislativ dhe ligjor i BeH-së mund të ndryshojë Kushtetutën e BeH-së. Kur të ndryshohet Kushtetuta, mund të ndryshohet struktura e brendshme”, tha Ademoviç.
Ai shtoi se vendimi i Qeverisë së RS-së ishte "absolutisht jokushtetues" dhe se "të gjithë në Bosnje dhe Hercegovinë e dinë këtë, veçanërisht Milorad Dodik".
"Kjo nuk është hera e parë që Federatës së Bosnjë e Hercegovinës i ofrohet një marrëveshje për ndarje paqësore, e cila më pas, ashtu si edhe në të ardhmen, do të dështojë dhe nuk do të ketë asgjë. Prandaj, është thjesht spekulim i pastër spekulime dhe nuk ka asgjë serioze”, theksoi Ademoviç./REL
Foto ilustruese KOSOVA- Kosova do të jetë në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila do të mblidhet kët...
Leonard Farruku ANGLI-Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur që maunet e emigrant&e...
aleksander vucic SHBA- Një ditë më parë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së...
foto ilustruese GJERMANI- Bota e përballoi në përgjithësi pandeminë e virusit të Coronës, dhe është duke u p&e...
petr pavel ÇEKI- Presidenti çek Petr Pavel u plagos pasi u aksidentua me motoçikletë. Sipas zyrës së presidentit, Pavel...
Spanjë SPANJË- Katër persona kanë vdekur dhe 16 janë plagosur pasi një ndërtesë dykatëshe u shemb në ishu...
anija ruse RUSI- Grupi hulumtues Ekipi i Inteligjencës së Konflikteve (CIT) konfirmoi më 23 maj se një raketë ukrainase e goditi p...
Piktura SPANJË- Policia e Madridit arriti të gjejë një pikturë të Francis Bacon që ishte një ng...
foto ilustruese BOSNJE HERCEGOVINË- "Ti dhe foshnja kaloni, dhe i vogli të dalë këndej", i tha një ushtar mamasë sime. Mami n...
brigite dhe emanuel macron GJERMANI- Vizita e fundit e një presidenti francez në Gjermani ka qenë në vitin 2000, nga Zhak Shi...