Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Disa sulme me raketa në Harkiv qytetin e dytë më të madh të Ukrainës vranë së paku një civil, bëri të ditur kryebashkiaku Ihor Terekhov.

UKRAINË- Sulmet me granata dhe raketa të ushtrisë ruse në disa rajone të Ukrainës lanë së paku dy persona të vrarë, plagosën disa dhe dëmtuan infrastrukturën në portin e Danubit, Izmajill, njoftuan zyrtarët rajonalë të mërkurën. Një grua e moshuar u vra në qytetin jugor të Hersonit, sipas administratës ushtarake rajonale.
“Ushtria ruse goditi një ndërtesë banimi në qarkun Dnjepër të Hersonit. Fatkeqësisht, një grua 77-vjeçare u vra dhe trupi i saj u gjet nën rrënojat e shtëpisë së saj", thuhet në njoftimin e shpërndarë në Telegram.
Disa sulme me raketa në Harkiv qytetin e dytë më të madh të Ukrainës vranë së paku një civil, bëri të ditur kryebashkiaku Ihor Terekhov.
Oleh Kiper, guvernator i rajonit jugor të Odesës, tha se se dronët rusë goditën zonën e portit të Danubit, Izmajill, i cili është i rëndësishëm për eksportet e grurit të Ukrainës.
“Infrastruktura e portit dhe një ndërtesë banimi janë sulmuar nga rusët”, shkroi Kiper në Telegram dhe shtoi se tre persona janë plagosur.
Kiper tha se sulmi dëmtoi disa instalime të portit dhe shkaktoi flakë, të cilat i shuan zjarrfikësit.
Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan tre dronë ukrainas mbi rajonin e Belgorodit.
Ukraina - infrastruktura civile dhe energjetike e së cilës është shkatërruar nga sulmet ruse me raketa dhe dronë - është duke sulmuar javëve të fundit instalimet e rafinerisë së naftës në Rusi, si dhe objektet e tjera për prodhimin e karburanteve, të cilat punojnë për ushtrinë ruse./REL
Kamala Harris SHBA- Pas vendimit të presidentit Joe Biden për të hequr dorë nga gara presidenciale, zëvendës-presidentja Kama...
fotot ilustruese UKRAINË- Ministri i jashtëm Dmytro Kuleba tha se Ukraina është e gatshme të fillojë bisedimet e paqes m...
pamje nga vendngjarja MEKSIKË- Pesë punonjës kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e e...
Një vilë e sekuestruar e Radoiçiç gjendet pranë Liqenit të Ujmanit. KOSOVA- Me ndryshim-plotësimet e një udh&eu...
pamje nga vendngjarja SHBA- Është publikuar një video e re ku tregon momentit kur agjentët e Shërbimit Sekret dhe policia mb&...
faton hajrizi, albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur lidhur me ekzekut...
fotot ilustruese SUEL- Koreja e Veriut ka hedhur balona me mbeturina afër zyrës së presidentit të Koresë së Jugut në Seu...
Vjosa Osmani KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr vizat q...
kamala harris, donald trump SHBA- Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, tha se zgjedhjet presidenciale të nëntorit n&e...
fotot ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një zjarri janë djegur ditën e djeshme 10 hektarë ...