Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia nuk po respekton këto thirrje dhe gjatë natës sërish ka bombarduar zonat përreth centralit.
RUSI- Rusia ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mbajë mbledhje më 23 gusht për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhjas. Kështu tha zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse, RIA.
Centrali i Zaporizhjas, që është më i madhi në Evropë, u mor nën kontroll nga Rusia në mars, pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës. Është raportuar se javëve të fundit ka pasur luftime në central, gjë që ka rritur frikën për një fatkeqësi bërthamore në Ukrainë, shtet që ende vuan pasojat e fatkeqësisë bërthamore të vitit 1986 në Çernobil.
Më 22 gusht, presidenti amerikan, Joe Biden, ai francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, bën thirrje që të ndërpriten luftimet përreth centralit të Zaporizhjas. Liderët botërorë po ashtu kërkuan që inspektorët e agjencisë për energji bërthamore të OKB-së, të lejohen që të vizitojnë centralin sa më shpejt që të jetë e mundur.
Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia nuk po respekton këto thirrje dhe gjatë natës sërish ka bombarduar zonat përreth centralit.
Parlamenti rus ka paralajmëruar se do të mbajë një mbledhje më vonë gjatë javës për të diskutuar situatën përreth këtij centrali bërthamor të Ukrainës.
Në deklaratën zyrtare të publikuar më 22 gusht, Parlamenti rus tha se mbledhja e Këshillit të Dumës Shtetërore do të mbahet më 25 gusht për të diskutuar “kërcënimin e sigurisë së centralit bërthamor të Zaporizhjas”.
Rusia nuk e mohon se trupat e saj janë të vendosura në central, por hedh poshtë pretendimet se kryen granatime në këtë zonë. Moska fajëson forcat ukrainase për granatimin e zonës, pretendime që hidhen poshtë nga Kievi.
Marrë nga REL
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka reagur për herë të parë për vrasjen e komentatores politike Darya Dugin...
Olaf Scholz GJERMANI- Aktivistet e lëvizjes feministe Femen organizuan një protestë topless pranë kancelarit gjerman Olaf Scholz, duke ...
Foto Ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Në shtatë banka në Maqedoninë e Veriut për gati dy dekada ka funksionuar një skemë e ...
Sanna Marin FINANDË- Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka rezultuar negative për drogë të paligjshme, sipas një deklarate&...
Foto Ilustruese SERBI- Avokati serb Nikola Lakiç ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dërgoi një min...
Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe SERBI- Lista Serbe të hënën edhe një herë kërcënoi se do të largohet ...
Demi që vrapon nëpër bankë IZRAEL- Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Izrael. Një dem, q&...
KOSOVË- Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një vajze 13-vjeçare nga Gjilani, e cila ës...
Një ushtar në vijën e frontit BRITANI- Ushtria britanike duhet të jetë e përgatitur në rast se i duhet ta konsideroj&eum...
Gabriel Escobar dhe Lajçak KOSOVË- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posa&cced...