LIVE UPDATES
Bota

Kompromisi për targat/ REL: Lista Serbe kërcënon sërish për dalje nga institucionet e Kosovës

Lista Serbe ripërsëriti se i ka dhënë mbështetje të plotë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje kompromisi në 10 ditët e ardhshme, por me garanci se nuk do të lejohet “persekutimi dhe pogromi” i popullit serb.

22 Gusht 2022, 17:13 Nga e.k
Kompromisi për targat/ REL: Lista Serbe kërcënon sërish
Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe

SERBI- Lista Serbe të hënën edhe një herë kërcënoi se do të largohet nga institucionet e Kosovës nëse “nuk arrihet një zgjidhje kompromisi për targat dhe dokumentin e hyrje-daljes të Kosovës”.

“Së pari ne politikanët, e pastaj të gjithë me radhë, edhe prokurorët, edhe gjyqtarët, edhe policia”, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, gjatë një fjalimi për media të caktuara serbe në veri të Kosovës.

“Në këtë mënyrë do të ketë një shpërbërje totale të dialogut të Brukselit”, shtoi ai.

Lista Serbe ripërsëriti se i ka dhënë mbështetje të plotë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje kompromisi në 10 ditët e ardhshme, por me garanci se nuk do të lejohet “persekutimi dhe pogromi” i popullit serb.

Beogradi zyrtar kundërshton vendimin e fundit të Kosovës për t'u lëshuar dokument për hyrje/dalje atyre që posedojnë dokumente serbe pas hyrjes në Kosovë. Ata posaçërisht janë kundër faktit që një gjë e tillë vlen për serbët në veri të Kosovës, ku janë katër komuna me shumicë serbe.

LEXONI EDHE KËTË:Vuçiq: Kam mbështetjen e serbëve nga Kosova për një zgjidhje kompromisi
Serbia ka lëshuar një dokument të tillë për qytetarët e Kosovës që kur për këtë ishte rënë dakord në Bruksel mes dy palëve në vitin 2011.

Përveç atij dokumenti, autoritetet kosovare kanë vendosur edhe që të gjitha automjetet me targa të lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës të riregjistrohen në ato të Republikës së Kosovës – RKS. Veturat me targa të tilla si KM, PR e të ngjashme deri më tani kanë lëvizur vetëm në veri.

Për shkak të vendimeve të tilla, serbët në veri ngritën barrikada në këtëpjesë para fillimit të zbatimit të tyre më 1 gusht, për t'i hequr ato pasi Qeveria e Kosovës e shtyu zbatimin për një muaj.

Në takimin e javës së kaluar mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, nuk u arrit marrëveshje për këtë çështje. Serbia kërkoi që lëshimi i dokumentit të Kosovës të mos vlejë për qytetarët në veri të Kosovës dhe që automjetet të riregjistrohen me targa status-neutrale, KS, në vend të RKS.

Vuçiq tha në konferencën e së dielës se Kosova e refuzoi një gjë të tillë, por shtoi se në 10 ditët e ardhshme do të kërkojë një zgjidhje kompromisi.

Kronologjia e "largimeve" të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës
Por, kërcnimi i Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës nuk është gjë e re.

Në mars të këtij viti, presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se, edhe një herë ka “penguar” daljen e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës. Kësaj radhe, arsyeja për “gatishmërinë” e tyre për të braktisur këto institucione është, siç kanë thënë ata, “terrori që po kalojnë” dhe për shkak se Prishtina zyrtare nuk po e lejon votimin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe të 3 prillit.

Më 22 mars, Vuçiq u takua në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët “jo vetëm që njëzëri i kërkuan që të largohen menjëherë nga institucionet, por edhe që 435 policë në veri të vendit, t’i lënë armët dhe të largohen nga policia rajonale”.

Megjithatë, Vuçiq tha se u kërkoi atyre “durim, tolerancë dhe të numërojnë deri në dhjetë”.

Daljen nga institucionet e Kosovës Rakiq kishe paralajmëruar edhe një ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat u mbajtën më 17 tetor të vitit të kaluar.

Në konferencën për media, Rakiq kishte thënë se serbët e veriut të Kosovës do të largohen nga institucionet e të gjitha niveleve, nëse brenda një muaji nuk fillojnë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pra, në veri nuk do të ketë njerëz në institucionet e Prishtinës”, ishte shprehur Rakiq.
Asociacioni do të duhej të bashkonte dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kjo marrëveshje është arritur në vitin 2013 dhe parimet për të janë miratuar në vitin 2015, por asnjëherë nuk është zbatuar në terren, sepse Kosova beson se do të rrezikojë funksionalitetin e vendit.

Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar se disa nga parimet e marrëveshjes për Asociacionin nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, por se ato mund të harmonizohen me statut.

Për shkak të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përfaqësuesit politikë të serbëve paralajmëruan daljen e tyre nga institucionet e Kosovës, në tetor të vitit 2020, kur drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia do ta shqyrtojë një procedurë të tillë.

Pas deklaratës së Petkoviqit, gjithashtu edhe Goran Rakiq deklaroi se përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë do ta shqyrtojnë mundësinë e largimit nga institucionet. Rakiq asokohe ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Në dhjetor të vitit 2019, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kishte deklaruar se do të largohej nga institucionet e Kosovës nëse ndaj deputetit Ivan Todosijeviq jepet një vendim gjyqësor përfundimtar, për shkak të mohimit të krimit në Reçak.

Todosijeviq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, u dënua me dy vjet burgim për nxitje të “urrejtjes kombëtare”, por në fillim të këtij viti gjykimi u kthye nga e para.

Todosijeviq është aktualisht kryetar i organit të përkohshëm Zveçan, i cili financohet nga Beogradi dhe që autoritetet në Prishtinë e konsiderojnë si institucion paralel dhe të paligjshëm.

Më herët, në shkurt të vitit 2019, presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se serbët e Kosovës kërkuan nga ai që të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, por ai u “kërkoi që të prisnin 45 ditë”.

Në fund të marsit 2018, serbët nga Kosova njoftuan nga Beogradi se do të largohen nga institucionet e Kosovës dhe se do ta formojnë vetë Asociacionin e komunave të banuara me shumicë serbe. Kjo ishte edhe hera e parë që serbët e Kosovës kërcënonin se do të largoheshin nga institucionet dhe kjo u bë pas arrestimit të ish-drejtorit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq.

Pavarësisht të gjitha këtyre paralajmërimeve, asnjëherë nuk ka pasur dalje nga institucionet e Kosovës, por kryetarët e komunave që ishin nga radhët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2018, për shkak të vendosjes nga ana e Qeverisë së Kosovës të taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia.

Marrë nga REL

goran rakiq

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale