3 Shtator 2022, 13:36
Nga e.k
Tubacione gazi
RUSI- Gazsjellësi i Rusisë që furnizon Gjermaninë nuk do të rihapet siç ishte planifikuar të shtunën, ka thënë firma shtetërore e energjisë Gazprom.
Kompania deklaroi se kishte gjetur një rrjedhje nafte në një turbinë në tubacionin Nord Stream 1 dhe do i duhet një kohë e pacaktuar për ta mbyllur. Tubacioni është mbyllur për tre ditët e fundit dhe Gazprom u shpreh se vendimi erdhi për çështje mirëmbajtje. Lajmi vjen mes frikës në rritje se familjet në BE nuk do të jenë në gjendje të përballojnë koston e ngrohjes këtë dimër. Çmimet e energjisë janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe furnizimet e pakta mund të rrisin koston edhe më tej.
Evropa po përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse në një përpjekje për të zvogëluar aftësinë e Moskës për të financuar luftën, por tranzicioni mund të mos vijë shpejt. Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel tha se masa ruse nuk ishte “e papritur”.
“Përdorimi i gazit si armë nuk do të ndryshojë vendosmërinë e BE-së. Ne do të përshpejtojmë rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike. Detyra jonë është të mbrojmë qytetarët tanë dhe të mbështesim lirinë e Ukrainës”, shkroi ai në Twitter.
Moska mohon përdorimin e furnizimeve me energji si një armë ekonomike për tu hakmarrë ndaj sanksioneve perëndimore të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës. Ajo ka fajësuar sanksionet për pezullimin e mirëmbajtjes rutinë të Nord Stream 1, por BE thotë se ky është një pretekst. Rregullatori i rrjetit të Gjermanisë, Bundesnetzagentur, tha se vendi ishte tani më i përgatitur për ndërprerjen e furnizimeve me gaz rus, por u kërkoi qytetarëve dhe kompanive të reduktojnë konsumin.
Njoftimi i Gazprom erdhi menjëherë pasi vendet e G7 ranë dakord për të kufizuar çmimin e naftës ruse në mbështetje të Ukrainës.
G7 (Grupi i Shtatë) përbëhet nga Britania, SHBA, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.
Ata propozuan vendosjen në një kufiri çmimi, që do të thotë se vendet që nënshkruajnë marrëveshjen do të lejohen të blejnë vetëm naftë dhe produkte nafte ruse të transportuara përmes detit që shiten me ose nën kufirin e çmimit.
Megjithatë, Rusia thotë se nuk do të eksportojë në vendet që marrin pjesë në marrëveshje. Tubacioni i gazit shtrihet nga bregu rus pranë Shën Petersburgut deri në Gjermaninë verilindore dhe mund të transportojë deri në 170 milionë metra kub gaz në ditë.
gazprom
Bota
3 Shtator 2022, 13:33
d.a.
ekipi i OKB
UKRAINË- Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur të premten se në Ukrainën jugore vazhdojnë luftimet e...
Bota
3 Shtator 2022, 13:08
d.a.
Gotabaya Rajapaksa
SRI LANKA- Presidenti i rrëzuar i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa po përballet me thirrjet për arrestimin e tij pasi&...
Bota
3 Shtator 2022, 13:09
e.k
Pamje nga lufta
UKRAINË- Në orët e para të mëngjesit të ditës së parë të luftës më 24 shku...
Bota
3 Shtator 2022, 12:46
d.a.
Abazovic dhe Vucic
SERBI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç mori pjesë në nismën e Samitit të ...
Bota
3 Shtator 2022, 12:50
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Një 52-vjeçar serb dhe kolegu i tij, një turk 57 vjeç, dyshohet se kanë vjedhur 500 kambio auto...
Bota
3 Shtator 2022, 12:42
d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Të gjithë qytetarët që kursejnë energjinë elektrike do të subvencionohen nga Qeveria e Kosov&eu...
Bota
3 Shtator 2022, 12:35
e.k
Pamje nga shtëpia e shkatërruar pas hyrjes së hajdutëve
GREQI- Një shtëpi të shaktërruar, kjo është ajo q...
Bota
3 Shtator 2022, 12:30
e.k
Foto ilustruese
GJERMANI- Për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve shumë gjermanë kursejnë ku të mun...
Bota
3 Shtator 2022, 12:15
d.a.
Kurti dhe Brnabic
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës për media që mbajti me ministrin e financave...
Bota
3 Shtator 2022, 11:56
d.a.
Putin dhe Orban
RUSI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë në Moskë më 3 shtator për të marr...