All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

LUFTA/ Rusia akuzon grupin ukrainas për sulm përtej kufirit

Një grup që e quan veten “Legjioni i Lirisë së Rusisë”, i cili pretendon se përbëhet nga rusë që bashkëpunojnë me forcat ukrainase, mori përgjegjësinë për sulmin. Qeveria ukrainase mohoi çdo rol në këtë ngjarje.

23 Maj 2023, 08:40 Nga f.i
LUFTA/ Rusia akuzon grupin ukrainas për sulm përtej kufirit
rajoni i Belgorodit
All - Paragraf - 1

RUSI- Përleshje të dhunshme shpërthyen përgjatë kufirit midis Rusisë dhe Ukrainës, me Moskën që akuzoi një "grup sabotues" ukrainas për përpjekje për të shkelur territorin rus - një akuzë që Kievi zyrtar e mohoi.

Më 22 maj, në rajonin e Belgorodit u dëgjua zhurma e shpërthimeve dhe të shtënave sporadike, siç konfirmoi guvernatori lokal, Vyacheslav Gladkov. Ai deklaroi se konflikti ishte shtrirë në rrethin Graivoron të Rusisë, i cili ndan një kufi me Ukrainën. Tetë persona janë lënduar nga luftimet deri tani dhe situata mbetet e tensionuar, tha guvernatori. Shumica e banorëve në Graivoron dhe fshatrat fqinje janë evakuuar, shtoi ai. Nuk është raportuar për viktima.

Infiltrimi në territorin rus mund të jetë potencialisht më i rëndësishmi që kur Kremlini filloi luftën kundër Ukrainës 15 muaj më parë, duke vënë në pah mungesën e përgjithshme të fuqisë punëtore në Moskë. Një grup që e quan veten “Legjioni i Lirisë së Rusisë”, i cili pretendon se përbëhet nga rusë që bashkëpunojnë me forcat ukrainase, mori përgjegjësinë për sulmin. Qeveria ukrainase mohoi çdo rol në këtë ngjarje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus, Vladimir Putini, ishte informuar për këtë sulm dhe se po punohej për t'i dëbuar "sabotuesit". Më vonë gjatë ditës, autoritetet ruse prezantuan një "regjim anti-terror" në Belgorod që u jep kompetenca të veçanta shërbimeve të sigurisë dhe lejon përforcimin e sigurisë, verifikimin e identitetit dhe mbikëqyrjen e komunikimeve. Guvernatori tha se forcat speciale ruse u sollën dhe po kryenin kontrolle shtëpi më shtëpi.

Energjia bërthamore

Ndërkohë, Ukraina tha më 22 maj se kishte rivendosur furnizimin e jashtëm me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Zaporizhjas, që është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, pas një ndërprerjeje të shkurtë më herët gjatë ditës. Rusia nisi një valë sulmesh me raketa dhe dronë në rajonin e Dnipropetrovsk gjatë natës, duke shkaktuar dëme në linjën e fundit të përçimit të tensionit të lartë që çon në termocentralin bërthamor.

"Ukrenerho rivendosi linjën e përçimit të energjisë që furnizon termocentralin bërthamor të Zaporizhjas. Stacioni po kalon në furnizimin me energji nga sistemi energjetik ukrainas", tha në një deklaratë operatori kombëtar i distribuimit të energjisë në Ukrainë, Ukrenerho.

Ishte hera e shtatë që termocentrali bërthamor funksiononte pa energji të jashtme që nga fillimi i pushtimit të Rusisë. Situata rreth uzinës është bërë shkak për shqetësim që kur forcat ruse morën kontrollin e saj menjëherë pasi Kremlini filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Gjatë natës, forcat ruse lëshuan 16 raketa dhe 20 dronë të prodhuar nga Irani në rajonin e Dnipropetrovsk, tha komanda e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Si rezultat i sulmit, disa persona u plagosën. Kreu i administratës ushtarake rajonale të këtij rajoni, Serhiy Lysak, tha se 15 dronë dhe katër raketa lundrimi u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Luftimet në Bahmut

Ushtria e Ukrainës tha më 22 maj se po vazhdonte të luftonte për kontrollin e Bahmutit, pavarësisht pretendimeve nga Rusia se kishte marrë kontrollin e plotë të qytetit tashmë të shkatërruar. Bahmuti ka qenë epiqendra e luftimeve në Ukrainën lindore, ku u shënuan viktima të shumta nga të dyja palët.

Megjithëse ekspertët ushtarakë thonë se qyteti ka pak vlerë strategjike, ai ka marrë një rëndësi të madhe simbolike si për Kievin ashtu edhe për Moskën. Zyrtarët ushtarakë ukrainas pretendojnë se kontrollojnë një zonë "të parëndësishme" në Bahmut, por thonë se janë në proces të rrethimit të qytetit, në përpjekje për të rimarrë territorin në veri dhe jug.

Ndërkohë, forcat ukrainase thanë se vazhduan të zmbrapsnin sulmet përgjatë gjithë vijës së frontit Bahmut-Avdivka-Marinka, në rajonin e Donjeckut. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha në raportin e tij ditor se forcat e tij mposhtën 37 sulme ruse në 24 orë. Forcat ruse kryen 52 sulme raketore dhe ajrore në objektiva ushtarake dhe civile ukrainase, tha ushtria.

Kreu i administratës, ushtarake rajonale të Donjeckut, Pavlo Kyrylenko, tha se dy civilë u vranë nga bombardimet ruse në rajon. Në rajonin jugor të Hersonit, nga sulmet ruse u vra një person, tha më 22 maj Oleksandr Prokudin, kreu i administratës rajonale të këtij rajoni.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë