LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Si po e ndihmon SHBA-ja Ukrainën që të sigurojë avionë luftarakë?

Ukraina për një kohë të gjatë ka kërkuar që t’i ofrohen avionë të sofistikuar, teksa Rusia po vazhdon pushtimin e këtij shteti, pushtim që tashmë është në vitin e dytë. Dhe ky plan i ri hap derën që disa shtete të furnizojnë Ukrainën me avionët e gjeneratës së katërt dhe për SHBA-në që të ofrojë ndihmë për të trajnuar pilotët. Presidenti amerikan, Joe Biden, ua ka paraqitur këtë marrëveshje udhëheqësve botërorë gjatë samitit në Hiroshima të Japonisë.

23 Maj 2023, 08:47 Nga f.i
Analiza e REL: Si po e ndihmon SHBA-ja Ukrainën që të
foto ilustruese

SHBA- Uashingtoni edhe një herë i është nënshtruar presionit të aleatëve evropianë dhe liderëve të Ukrainës dhe është pajtuar që të ofrojë armë më të sofistikuara për të ndihmuar në përpjekjet e luftës të Kievit. Këtë radhë bëhet fjalë për avionët luftarakë F-16.

Ukraina për një kohë të gjatë ka kërkuar që t’i ofrohen avionë të sofistikuar, teksa Rusia po vazhdon pushtimin e këtij shteti, pushtim që tashmë është në vitin e dytë. Dhe ky plan i ri hap derën që disa shtete të furnizojnë Ukrainën me avionët e gjeneratës së katërt dhe për SHBA-në që të ofrojë ndihmë për të trajnuar pilotët. Presidenti amerikan, Joe Biden, ua ka paraqitur këtë marrëveshje udhëheqësve botërorë gjatë samitit në Hiroshima të Japonisë.

Deri më tani, SHBA-ja nuk ka ofruar detaje dhe tha se vendime se kur, kush dhe sa avionë F-16 do t’i jepen Ukrainës, do të bëhen publike në muajt në vazhdim, ndërkaq trajnimet pritet të nisin së shpejti.  Detajet lidhur me trajnimet po ashtu janë të pakta. Zyrtarët amerikanë, që kanë folur në kushte anonimiteti, thanë se detajet e këtij plani ende nuk mund të bëhen publike.

Megjithatë, me këtë vendim, administrata Biden ka bërë një kthesë të madhe, pasi paraprakisht për më shumë se një vit kishte refuzuar që të miratonte çdo dërgesë të avionëve apo të ofronte trajnime, për shkak të shqetësimeve se diçka e tillë do të mund të përshkallëzonte tensionet me Rusinë. Zyrtarët amerikanë po ashtu kanë argumentuar kundër dërgimit të avionëve F-16, duke thënë se trajnimi i pilotëve se si të operojnë me këto fluturake të avancuara, por edhe mbështetja logjistike, do të ishin një proces i vështirë që do të merrte disa muaj kohë.

Më poshtë mund të mësoni më shumë për këta avionë dhe pse SHBA-ja fillimisht kishte nguruar që t’i dërgonte, por edhe çfarë dihet dhe çfarë jo për vendimin e ri. 

Pse Ukraina dëshiron avionë luftarakë F-16?

Ukraina ka bërë presion që të marrë avionë perëndimorë që në fazën e parë të luftës, duke insistuar se avionët e sofistikuar do t’i jepnin avantazh në luftë dhe do t’i mundësonin që të godiste forcat ruse.

Pothuajse një vit më parë, dy pilotë fluturakë ukrainas, që kërkuan të identifikoheshin vetëm me nofkat e luftës “Moonfish” dhe “Juice”, u takuan me gazetarët në Uashington për t’i bindur se pse ishte e rëndësishme për Ukrainën që të merrte avionë F-16 – të prodhimit amerikanë -, duke theksuar se këta lloj avionësh kanë radarë të avancuar, sensorë dhe aftësi më të mëdha raketore.

Në shkurt, ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, mbajti në duar fotografinë e një avioni kur ai u pyet në Bruksel se çfarë ndihme ushtarake ka nevojë shteti i tij. Më herët gjatë këtij muaji, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një vizite që zhvilloi në Gjermani, u bëri thirrje aleatëve që të formojnë një “koalicion për avionët luftarakë”, që do t’i mundësonte Ukrainës të kishte avionë luftues, të domosdoshme, sipas tij, për t’iu kundërvënë dominimit që Rusia ka në qiell.

Liderët ukrainas kanë argumentuar se avionët F-16 janë shumë më superiorë sesa flota e avionëve, të periudhës sovjetike, që Ukraina ka aktualisht në përdorim. Në përgjigje të këtyre kërkesave, SHBA-ja ka gjetur mënyra të tjera për të ndihmuar Ukrainën, duke i dhuruar aftësi të tjera të avancuara ushtarake, por jo avionë.

Për shembull, inxhinierët në forcat ajrore amerikane kanë gjetur mënyra për të modifikuar raketën tokë-ajër HARM, në mënyrë që kjo lloj arme të mund të bartet dhe të lëshohet nga avionët MiG që përdor Ukraina. Kjo raketë dhe sistemi i shënjestrës që ka, mundëson që avionët të identifikojnë radarët tokësorë të armiqve dhe t’i shkatërrojnë ata.

Pse ka nguruar SHBA-ja?

Për muaj të tërë, sa herë që janë pyetur publikisht zyrtarët amerikanë – duke filluar nga Biden dhe zyrtarët e tjerë më të ulët – vazhdimisht kishin refuzuar dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë. Po ashtu, SHBA-ja kishte refuzuar që të lejonte shtetet e tjera të eksportojnë avionët e tyre Falcons në Ukrainë. Javën e kaluar, Zelensky sërish përsëriti dëshirën e tij për posedimin e avionëve F-16 dhe modeleve të tjera. Po ashtu, në fillim të javës së kaluar, edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u pyet nëse SHBA-ja kishte ndryshuar qëndrim sa i përket avionëve F-16, por ai u përgjigj “jo”.

Në muajt e fundit, Biden ishte pyetur disa herë për këtë çështje dhe ai po ashtu kishte refuzuar që të autorizonte dërgimin e avionëve F-16. Më herët gjatë këtij viti, kur u pyet pse refuzon dërgimin e tyre, Biden u përgjigj: “Sepse ne duhet t’i mbajmë këta avionë këtu”.
Zyrtarët amerikanë në Pentagon kishin insistuar se ndihma ushtarake që SHBA-ja po i jepte Ukrainës ishte e bazuar në atë se çfarë shteti kishte nevojë më shumë për të zhvilluar luftën. Prandaj, theksi ka qenë i vendosur në dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe në miliona raketa, por edhe municion – teksa Ukraina përgatitet për kundërofensivën e madhe pranverore.

Një tjetër arsye e rëndësishme për këtë refuzim është shqetësimi i vazhdueshëm se dërgimi i këtyre avionëve luftarakë në Ukrainë do të zemëronte rusët, do të provokonte presidentin rus, Vladimir Putin, dhe me gjasë do të përshkallëzonte luftën.

Pse ndryshoi qëndrimi amerikan?

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, SHBA-ja ka dëshmuar vazhdimisht se gjatë luftës mund të ndryshojë mendjen. Në fillim, SHBA-ja kishte nguruar të dërgonte në Ukrainë sistemet raketore Patriot, raketat me rreze të gjatë veprimi apo tanke. Në secilin rast, Uashingtoni ndryshoi qëndrim pas presionit të aleatëve dhe u pajtua që të dërgonte armë gjithnjë e më të avancuara.

Një prej shembujve të fundit ishte edhe dërgimi i tankeve M1A1 Abrams. Për muaj të tërë, SHBA-ja deklaroi se tanket Abrams ishin shumë të ndërlikuar dhe kërkonin shumë mbështetje logjistike që të përdoreshin nga trupat ukrainase. Por, pas rritjes së presionit nga shtetet evropiane që dëshironin t’i dërgonin Ukrainës tanket e tyre, SHBA-ja në fund u pajua që të dërgonte në Ukrainë 31 tanke Abrams. Trajnimi për përdorimin e këtyre tankeve pritet të nisë së shpejti.

Miratimi për F-16 ka qenë një proces i gjatë dhe i ngadalshëm. Pavarësisht presionit publik – për muaj të tërë – nuk kishte asnjë lëvizje sa i përket çështjes së avionëve F-16 dhe Pentagoni në mars solli dy pilotë të forcave ajrore të Ukrainës në bazën e Gardës Kombëtare në Tuskon të Arizonës, për t’i familjarizuar ata me avionët F-16 dhe për t’iu treguar se si trajnohen pilotët për këta avionë.

Zyrtarët amerikanë kishin refuzuar që ta diskutonin këtë ngjarje publikisht, por privatisht ata kishin deklaruar se dy pilotët ukrainas fluturuan me avionë simulues F-16 dhe kuptuan se si bëheshin trajnimet. Forcat ajrore amerikane ndërkaq morën informacione se sa kohë do t’i duheshin një piloti ukrainas me përvojë që të mësonte të fluturonte avionët F-16 dhe sisteme të tjera të avancuara. Zyrtarët erdhën në përfundim se një trajnim i tillë mund të bëhej për rreth katër muaj, nëse veçse pilotët ishin të trajnuar për të operuar me avionët e tyre të epokës sovjetike.

Çfarë nuk dihet ende?

Sipas zyrtarëve amerikanë, Biden u tha liderëve në Japoni se SHBA-ja do të marrë pjesë në trajnimet për F-16, dhe vendimi për të furnizuar Ukrainën me këta lloj avionësh do të merrej më vonë.

Zyrtarët ende thanë se nuk është e qartë nëse SHBA-ja thjesht do të lejojë shtetet e tjera të dërgojnë F-16 në Ukrainë, apo edhe vetë SHBA-ja do të dërgojë avionë të tillë. Ende nuk ka vlerësime se sa avionë do të ofrohen ose kur. Zyrtarët që kanë njohuri në këtë çështje thanë se nuk ka kohë që këta avionë të përfshihen në kundërofensivën ukrainase gjatë pranverës.

Përderisa zyrtarët thanë se trajnimet do të nisin së shpejti, ende nuk është e qartë se ku do të mbahen ato, sa pilotë do të trajnohen dhe sa do të zgjasë procesi. Forcat ajrore amerikane kanë dy flota në Evropë: një në Itali dhe një në Gjermani. SHBA-ja në mënyrë të vazhdueshme dërgon në bazat në Evropë avionë F-16.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës