LIVE UPDATES
Bota

Rudy Giuliani pranon se ka bërë deklarata të rreme ndaj dy komisionereve zgjedhore në Xhorxhia

Në padinë e depozituar dhjetor të vitit 2021, ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, akuzohet për shpifje, pasi ka deklaruar në mënyrë të rreme se nënë e bijë, kishin mashtruar gjatë procesit të numërimit të votave në qendrën e tyre (State Farm Arena), që ndodhet në Atlanta.

26 Korrik 2023, 22:41 Nga k.m.
Rudy Giuliani pranon se ka bërë deklarata të rreme ndaj dy
Rudy Giuliani

Ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Rudy Giuliani ka pranuar se ka bërë komente publike të rreme, duke pretenduar se dy punonjëse që janë marrë me administrimin e zgjedhjeve në shtetin e Xhorxhias, kanë manipuluar votat gjatë garës presidenciale të vitit 2020. Por nga ana tjetër, Giuliani thotë se ai është i mbrojtur nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës, që garanton mbrotje për lirinë e shprehjes.

Ky pohim i Giuliani, bëhej i qartë në dokumentet e paraqitura në gjykatë, si pjesë e një padie të ngritur nga Ruby Freeman dhe Wandrea “Shaye” Moss, nënë e bijë. Giuliani ka qenë pjesë e ekipit ligjor të ish-Presidentit Donald Trump dhe është përpjekur të përmbysë rezultatin në ato që njihen si shtete fushëbeteje.

Në padinë e depozituar dhjetor të vitit 2021, ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, akuzohet për shpifje, pasi ka deklaruar në mënyrë të rreme se nënë e bijë, kishin mashtruar gjatë procesit të numërimit të votave në qendrën e tyre (State Farm Arena), që ndodhet në Atlanta.

Po kështu në padi thuhet se Giuliani në mënyrë të përsëritur kishte nxitur pretendime, të hedhura poshtë me prova, se Freeman dhe Moss, kishin nxjerrë valixhe me fletëvotime të paligjshme, e kishin kryen akte të tjera mashtrimi, në një përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Megjithëse Giuliani nuk e kundërshtoi faktin se deklaratat e tij ishin të rreme, ai nuk ka pranuar se ato i kanë shkaktuar ndonjë dëm ndaj Freeman dhe Moss. Ky dallim është i rëndësishëm sepse paditësit në një çështje për shpifje, duhet të provojnë jo vetëm që një deklaratë e bërë në lidhje me ta është e rreme, por se ajo, ka shkaktuar për pasojë, dëme reale ndaj tyre. Gjatë një dëshmie në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar 2021, Moss tha se jeta e saj ishte shkatërruar nga akuzat e rreme. Ajo shtoi se kishte marrë mesazhe me përmbatje urrejtjeje e raciste, në disa prej të cilave dërguesit, “i uronin asaj vdekjen”. Po kështu në të tjera mesazhe sipas Moss, i thuhej se ajo dhe nëna se saj, do të përfundonin në burg, e se duhet të “gëzoheshin që ishte viti 2020 dhe jo 1920-ta”.

Në dëshminë e saj Freeman tha se nuk ndihet më askund e sigurt.

Në një email të dërguar të mërkurën nga këshilltari politik i Giuliani, Ted Goodman, thuhej se mbrotja po kërkonte pushimin e çështjes.

Michael Gottlieb, avokati i Freeman dhe Moss, tha në një deklaratë të dërguar me email, se Giuliani ka pranuar “atë që ne e dinim prej kohësh se Ruby Freeman dhe Shaye Moss, kanë kryer me nder detyrat e tyre qytetare në zgjedhjet presidenciale 2020, në përputhje të plotë me ligjin dhe se akuzat për manipulime që ai dhe ish-Presidenti Trump bënë kundër tyre, kanë qenë të rreme që nga dita e parë”.

Gjykata duhet të vendosë ndër të tjera edhe mbi dëmet potenciale që u janë shkaktuar dy zonjave. Gottlieb tha se ato “ndihen të gëzuara me këtë moment të rëndësishëm në betejën e tyre për drejtësi dhe mezi presin të paraqesin të tjera prova në gjykatë”.

Gjatë një paraqitjeje në gjykatë, Giuliani i kërkoi gjykatësit ta rrëzonte padinë, duke argumentuar se deklaratat e tij mbroheshin nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës që njeh të drejtën e lirisë së shprehjes. Por gjykatësi Beryl Howell e hodhi poshtë këtë kërkesë.

Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe ai i Qarkut Fulton, Fani Willis, të cilët po hetojnë përpjekjet e Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, kanë treguar interes për atë që ndodhi me Moss dhe Freeman.

Ekipi i Smith i ka bërë kërkesë zyrtare, zyrës së Sekretarit të Shtetit të Xhorxhias Brad Raffensperger, për çdo video të ditës së zgjedhjeve nga qendra “State Farm Arena”. Willis ka kërkuar dëshmi, lidhur me deklaratat e disa prokurorëve se një grua udhëtoi nga Çikago në Xhorxhia, në janar 2021 dhe u përpoq t’i ushtronte trysni Freeman, e për ta detyruar atë që të pranonte se kishte kryer manipulime zgjedhore.

Në padinë për shpifje fillimisht përmendej edhe kanali televiziv kabllor konservator ‘One America News Network’, pronarët e tij dhe korrespondenti kryesor i Shtëpisë së Bardhë, të cilët akuzoheshin për nxitje të pretendimeve të rreme. Por ata u hoqën nga padia në maj të vitit 2022, pasi arritën një marrëveshje me Moss dhe atë Freeman, kushtet e së cilës nuk janë bërë publike./VOA

rudy giuliani

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026