LIVE UPDATES
Bota

SHBA është gatshme të ndërmarrë "veprime specifike" kundër Kinës

Në dëshminë e tij të përgatitur para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së, Shambaugh tha se ndërprerja e lidhjeve ekonomike midis SHBA-së dhe Kinës do të ishte “një katastrofë” për të dy vendet, por tha se diçka e tillë ka shumë pak gjasa të ndodhë.

26 Korrik 2023, 21:09 Nga k.m.
SHBA është gatshme të ndërmarrë "veprime
Foto ilustruese

Të mërkurën, nënsekretari amerikan i Thesarit, Jay Shambaugh deklaroi se administrata Biden është e gatshme të ndërmarrë veprime specifike kundër Kinës për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe aleatëve të saj, si dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Megjithatë, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në adresimin e sfidave globale.

Në dëshminë e tij të përgatitur para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së, Shambaugh tha se ndërprerja e lidhjeve ekonomike midis SHBA-së dhe Kinës do të ishte “një katastrofë” për të dy vendet, por tha se diçka e tillë ka shumë pak gjasa të ndodhë.

"Kur të jetë e nevojshme, ne do të përdorim një sërë mjetesh për të arritur qëllimet tona të sigurisë kombëtare. Është misioni ynë kryesor që të mbrojmë popullin amerikan nga rreziqet e sigurisë kombëtare, duke i komunikuar gjithashtu qartë pozicionin dhe synimin tonë Kinës për të reduktuar rrezikun e keqkuptimit”, tha Shambaugh, i cili drejton çështjet ndërkombëtare të Thesarit.

Administrata Biden po shqyrton vendosjen e kufizimeve të reja për investimet private që shkojnë nga SHBA në Kinë dhe vende të tjera.

Senati tashmë ka votuar në favor të legjislacionit që kërkon që kompanitë amerikane të informojnë agjencitë federale për investimet e tyre të propozuara në teknologjitë kineze, si gjysmëpërçuesit dhe inteligjenca artificiale.

Nënsekretari i Thesarit të SHBA, Jay Shambaugh, sqaroi se këto veprime nuk kanë të bëjnë me ndërprerjen e plotë të lidhjeve. Në vend të kësaj, ato synojnë të arrijnë një marrëdhënie ekonomike “të drejtë dhe të shëndetshme nga e cila përfitojnë të dyja vendet, ndërsa mbështesin punëtorët dhe bizneset amerikane”. Së fundmi, sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen vizitoi Pekinin për të rivendosur komunikimin dhe për të përcjellë mesazhe të ngjashme të administratës Biden për udhëheqësit ekonomikë të Kinës.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet, ndasitë e thella midis dy vendeve vazhdojnë.

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shqetësime për praktikat ekonomike "jo-tregtare" të Kinës dhe ndërhyrjen e tepruar të qeverisë, të cilat krijojnë disavantazhe për kompanitë amerikane. Gjithashtu SHBA kundërshton përdorimin e "shtrëngimit ekonomik" nga Kina për të ndëshkuar vendet për veprime diplomatike, duke vendosur kufizime në importe ose eksporte.

Shambaugh, i cili mori detyrën si diplomati më i lartë ekonomik i Thesarit në janar, tha se SHBA dhe Kina gjithashtu duhet të jenë në gjendje të bashkëpunojnë për sfidat urgjente globale, si ndryshimet klimatike dhe shqetësimi në rritje i borxhit në vendet në zhvillim./REL

shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet