29 Prill 2024, 11:53
Nga M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Disa organizata të shoqërisë civile kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion përmes së cilit do të kërkohet hartimi i një projektligji për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë. Peticioni ka nisur të hënën, më 29 prill, në qendër të Prishtinës, ndërsa nënshkrimet përveç aty, do të mblidhen edhe në Pejë, Prizren dhe Gjakovë. Në emër të organizatave, Bind Skeja tha se po kërkojnë një projektligj i cili do të përfshinte, ndër të tjera, shërbime klinike për parandalim të vetëvrasjes, integrim të parandalimit të vetëvrasjes në objektiva institucionale dhe mekanizma për ngritje të profesionalizmit të mediave gjatë raportimit të vetvrasjes.
Gjithashtu, shtoi ai, projektligji duhet të përfshijë shërbime dhe mbështetje sociale, jo klinike, për persona me mendime të vetëvrasjes, mekanizma për reduktimin e qasjes në mjete vet-lënduese, programe specifike për komunitete jo shumicë dhe mekanizma për mbledhjen e të dhënave të vetëvrasjes. Skeja tha se niveli institucional nuk ofron asnjë shërbim për parandalim të vetëvrasjes.
“E vetmja që ofrohet janë disa ditë të mbyllur në psikiatri për trajtim pa vullnet gjë që OKB e cilëson si shkelje e të drejtave të njeriut”, tha ai.
Që nga viti 2019 funksionon "Linja e Jetës", qendër telefonike vullnetare në Kosovë që ofron ndihmë për personat që kanë mendime për vetëvrasje, apo që vuajnë nga depresioni apo ankthi. Të gjitha të dhënat e telefonuesve mbesin konfidenciale. Inicimi i këtij peticioni vjen duke u bazuar në Ligjin për nisma legjislative, sipas së cilit përvec presidentit, deputetëve dhe qeverisë, edhe qytetarët me të drejtë vote kanë të drejtë për nismë legjislative. Për të qenë i vlefshëm peticioni, ai duhet të nënshkruhet nga së paku 10.000 qytetarë.
“Jemi të bindur që me këtë peticion jemi duke filluar një proces të pakthyeshëm të shërimit të plagëve tona komunitare”, tha Skeja./ REL
kosova
Bota
29 Prill 2024, 11:25
M.B
Pedro Sanchez dhe Begona Gomez
MADRID– Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, deklaroi sot se pas një periudhe reflektimi për të ...
Bota
29 Prill 2024, 11:04
N.F
Policia
KOSOVË- Gjashtë persona janë arrestuar në Ferizaj pas një sherri të regjistruar mes dy grupesh. pasi q&eum...
Bota
29 Prill 2024, 11:08
M.B
KOSOVA- Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, tha se serbët në katër komuna në ve...
Bota
29 Prill 2024, 09:51
N.F
Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një intervistë të zhvilluar së fundmi ë...
Bota
29 Prill 2024, 10:03
M.B
UKRAINA- Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) thotë se platforma e mesazheve Telegram ...
Bota
29 Prill 2024, 09:53
M.B
Xi Jinping
KINA- Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga datat 5-10 maj. Lajmin e bëri ...
Bota
29 Prill 2024, 09:19
M.B
Humza Yousaf
SKOCIA- Humza Yousaf i Skocisë po konsideron dorëheqjen si ministër i parë në vend që të përballet me...
Bota
29 Prill 2024, 08:40
N.F
Aksidenti
MEKSIKË- 14 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën pas një aksident të regjistruar të ...
Bota
29 Prill 2024, 08:35
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Sulmet ajrore izraelite në tre shtëpi në qytetin jugor të Gazës, Rafah, vranë 13 persona dhe ...
Bota
29 Prill 2024, 08:27
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Ndërtimi i një porti provizor në brigjet e Rripit të Gazës, sipas të dhënave të SHBA-së,...