LIVE UPDATES
Bota

Blinken në Arabi: Ka përparim të ndjeshëm në situatën humanitare në Gaza

Duke folur në Riad të Arabisë Saudite, Blinken tha se mënyra më efektive për të lehtësuar krizën humanitare në Gazë do të ishte arritja e një armëpushimi.

29 Prill 2024, 12:19 Nga M.B
Blinken në Arabi: Ka përparim të ndjeshëm në
Antony Blinken

ARABIA SAUDITE- Shtetet e Bashkuara kanë parë "përparim të matshëm" në situatën humanitare në Gazë gjatë javëve të fundit, tha të hënën sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por i kërkoi Izraelit të bëjë më shumë. Duke folur në Riad të Arabisë Saudite, Blinken tha se mënyra më efektive për të lehtësuar krizën humanitare në Gazë do të ishte arritja e një armëpushimi. Ai gjithashtu tha se Uashingtoni vazhdon përpjekjet për të parandaluar zgjerimin e luftës në Gazë.

Blinken mbërriti në Arabinë Saudite të hënën, në ndalesën e parë të një udhëtimi më të gjerë në Lindjen e Mesme për të diskutuar disa çështje, përfshirë qeverisjen e Gazës pasi të përfundojë lufta me Izraelin. Diplomati i lartë amerikan do të shkojë në Izrael në fund të kësaj jave, ku ai pritet të bëjë presion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të ndërmarrë hapat konkret që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kërkoi këtë muaj për të përmirësuar situatën e rëndë humanitare në Gazë.

Në Riad, Blinken pritet të takohet me liderë të lartë sauditë dhe të zhvillojë një takim më të gjerë me homologët e pesë shteteve arabe, Katari, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania - për të çuar më tej diskutimet mbi atë se si do të dukej qeverisja e Rripit të Gazës pas luftës, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. Blinken pritet gjithashtu të bashkojë vendet arabe me shtetet evropiane dhe të diskutojë se si Evropa mund të ndihmojë përpjekjet e rindërtimit të enklavës së vogël, e cila është kthyer në një shkretëtirë në bombardimet gjashtëmujore izraelite.

Luftëtarët islamikë të grupit militant palestinez Hamas – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE, sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 253 pengje, sipas të dhënave izraelite. Izraeli vendosi pastaj një rrethim total në Gazë dhe nisi një sulm ajror dhe tokësor që ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.

Bisedimet mbi rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës kanë vazhduar për muaj të tërë me një mekanizëm të qartë që ende nuk është shfaqur. Shtetet e Bashkuara pajtohen me objektivin e Izraelit që Hamasi duhet të çrrënjoset dhe se nuk mund të luajë më rol në të ardhmen e Gazës, por Uashingtoni nuk dëshiron që Izraeli të ripushtojë Rripin. Në vend të kësaj, është parë një strukturë që do të përfshijë një Autoritet Palestinez të reformuar me mbështetjen e shteteve arabe.

Blinken do të diskutojë gjithashtu me autoritetet saudite përpjekjet për një marrëveshje normalizimi midis mbretërisë dhe Izraelit. Në këmbim të normalizimit, shtetet arabe dhe Uashingtoni shtyjnë Izraelin të pajtohet me një rrugë për shtetësinë palestineze, diçka që Netanyahu e ka refuzuar vazhdimisht. Nga Riadi, Blinken do të shkojë në Jordani dhe Izrael ku fokusi i udhëtimit do të zhvendoset në përpjekjet për të përmirësuar situatën e rëndë humanitare në Gaza.

Në Aman, Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë jordanezë dhe grupe humanitare për të dëgjuar për përmirësimet, çfarë duhet bërë më shumë dhe më pas do t'ua dërgojë këtë reagim izraelitëve, më vonë këtë javë. Udhëtimi i Blinkenit për të kontrolluar ndihmën humanitare vjen rreth një muaj pasi presidenti Biden lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Netanyahut, duke thënë se politika e Uashingtonit mund të ndryshojë nëse Izraeli nuk merr hapa për të trajtuar dëmtimin e civilëve, vuajtjet humanitare dhe sigurinë e punonjësve të ndihmës.

Zyrtarët e lartë amerikanë në javët e fundit kanë mirëpritur hapat e Izraelit për të përmirësuar situatën humanitare, por vazhdimisht kanë thënë se duhet bërë më shumë. Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, në një telefonatë të dielën me Netanyahun, Biden përmendi përgatitjet izraelite për të hapur këtë javë pika të reja kufitare në veri të Gazës ku rreziku i urisë mbetet i lartë./ REL

anthony blinken

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet