LIVE UPDATES
Bota

Rrjedhja e të dhënave në Britani nxit zhvendosjen e afganëve dhe frikën për sigurinë e tyre

Mijëra afganë po kërkojnë që të zhvendosen në Britani, të shqetësuar nga hakmarrja e talibanëve pas një rrjedhjeje të të dhënave personave të gati 25.000 personave që kanë aplikuar për azil më 2022, dhe të cilët pretendojnë se kanë punuar për ushtrinë britanike.

26 Korrik 2025, 08:24 Nga N.F
Rrjedhja e të dhënave në Britani nxit zhvendosjen e afganëve
Foto

ANGLI- Mirwais dhe familja e tij janë larguar nga shtëpia e tyre në Kabul dhe kanë qenë vazhdimisht në lëvizje prej vitit 2022, kur një grup burrash të armatosur e vranë vëllain e tij më të ri. I ndjeri kishte qenë polic i trajnuar nga britanikët.

Mirwais, emri i vërtetë i të cilit është ndryshuar për arsye të sigurisë, pretendon se vrasësit e vëllait të tij kanë qenë luftëtarë talibanë, dhe e kanë dënuar atë pse ka luftuar përkrah trupave perëndimore.

“Ne kemi qenë në shtëpi një natë, kur rreth 20 apo 30 luftëtarë talibanë na e kanë zënë derën dhe e kanë tërhequr zvarrë vëllain tim”, ka treguar Mirwais për Radion Evropa e Lirë.

“Prindërit e mi qanin dhe i përgjëronin ata të lironin vëllain tim, mirëpo ata e vranë para syve tanë”, ka thënë Mirwais, i cili kërkon nga Britania t’i ndihmojë familjes së tij për të gjetur mbrojtje nga hakmarrja e talibanëve.

Mijëra afganë po kërkojnë që të zhvendosen në Britani, të shqetësuar nga hakmarrja e talibanëve pas një rrjedhjeje të të dhënave personave të gati 25.000 personave që kanë aplikuar për azil më 2022, dhe të cilët pretendojnë se kanë punuar për ushtrinë britanike.

Në mesin e tyre ka individë që kanë punuar me ushtrinë britanike në kapacitet civil dhe ushtarak, si dhe anëtarë të forcave policore speciale të Afganistanit, të cilët janë trajnuar dhe financuar nga Britania, sipas dy ish-zyrtarëve të lartë afganë të sigurisë, që kanë folur për Radion Evropa e Lirë.

“Talibanët më vranë vëllain dhe e kërcënojnë familjen time”

Gazeta britanike The Telegraph, e cila ka raportuar më 15 korrik për publikimin e të dhënave personale, e ka përmendur që mbi 200 ushtarë afganë dhe zyrtarë policorë janë vrarë nga talibanët, prej rrjedhjes së të dhënave nga një zyrtar britanik në shkurt të vitit 2022.

Emrat dhe hollësitë e afganë të vrarë, përfshirë një gruaje që ka qenë zyrtare policore, janë mbledhur nga individë në mënyrë të pavarur, duke vënë në pah vështirësitë e afganëve që kanë punuar për forcat britanike, amerikane apo të vendeve tjera perëndimore, ka raportuar The Telegraph.

Në mesin e tyre ka qenë Muhammad Qasim Qaem, ish-zyrtar policor në pozita të larta, i cili është ndaluar dhe vrarë nga talibanët në prill të vitit 2022. Familja e Qaemit ka thënë se në trupin e tij ka pasur shenja të torturës kur është dorëzuar nga talibanët.

Shkelja e të dhënave dhe rilokimet e afganëve mund të kushtojnë mbi 9 miliardë dollarë

Rrjedhja e të dhënave ka ndodhur në shkurt të vitit 2022 kur një zyrtar britanik i paidentifikuar e ka dërguar gabimisht një email te persona joqeveritarë, në të cilën ka pasur të dhëna të gati 25.000 afganëve që kanë aplikuar për azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Aplikantët kanë pretenduar se kanë luftuar bashkë me ushtrinë britanike, apo kanë lidhje me dikë që ka luftuar.

Rrjedhja e informacioneve e ka marrë vëmendjen e autoriteteve britanike në gusht të vitit 2022, kur një përdorues anonim i rrjetit social Facebook, i ka publikuar nëntë emra të asaj liste dhe ka sinjalizuar se do t’i publikojë edhe emrat tjerë. Postimi është fshirë brenda tre ditëve pasi Britania e ka kontaktuar kompaninë amë të Facebook-ut, Meta.

Në bazën e të dhënave, e cila është quajtur “lista e vrasjeve” nga talibanët, e ka nxitur Qeverinë britanike që të ofrojë në mënyrë sekrete azil për afganët të cilëve u janë publikuar të dhënat.

Rreth 4.500 prej tyre janë evakuuar prej atëherë në Britani, dhe raportohet se procesi është kryer pa ndonjë kontroll apo verifikim të pretendimeve të tyre. Rreth 2.400 të tjerë pritet të zhvendosen në Britani në të ardhmen e afërt, derisa të tjerët janë në Afganistan apo në shtete të treta.

Zhvendosja e afganëve raportohet se do t’iu kushtojë taksapaguesve britanikë rreth 9.4 miliardë dollarë.

Kjo shkelje e pashembullt dhe shumë e kushtueshme e të dhënave dhe zhvendosjet e afganëve janë mbajtur sekrete deri më 15 korrik, kur Gjykata Supreme e Britanisë e ka shfuqizuar një urdhër të prerë të Qeverisë.

Talibanët thonë se i kanë falur afganët që kanë punuar për Perëndimin

Dy zyrtarë talibanë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Qeveria e tyre “nuk e ka vëzhguar, persekutuar apo lënduar askënd” që e ka pasur emrin në listën e publikuar.

Hamdullah Fitrat, zëvendës-zëdhënës në Qeverinë e udhëhequr nga talibanët, dhe Abdul Mateen Qani, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të talibanëve, kanë përsëritur se lideri suprem, Hibatullah Akhundzada, i ka amnistuar të gjithë afganët që kanë luftuar kundër talibanëve përkrah forcave të NATO-s, përfshirë edhe ushtrinë britanike.

Zyrtarët kanë thënë se i kanë parë listat, por ajo nuk është diçka e re për ta, sepse ish-zyrtarët e ministrive të Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme, i kanë lënë mbrapa “të gjitha dokumentet”.

“Thashethemet po përhapen vetëm për t’i frikësuar këta individë dhe familjet e tyre. Ne i hedhim poshtë këto thashetheme. Ne nuk kërkojmë hakmarrje”, ka thënë Fitrat për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, shumë afganë janë skeptikë, duke cituar disa raste të dokumentuara të vrasjeve, arrestimeve dhe zhdukjeve me forcë të ushtarëve apo zyrtarëve qeveritarë prej kur talibanët janë në pushtet.


“Mbrojtja nuk nënkupton me domosdo zhvendosje”

Gjenerali Ajmal Omer Shinwari, i cili ka shërbyer si zëdhënës për Forcat afgane për Mbrojtje dhe Siguri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, edhe nëse udhëheqja talibane ofron amnisti, ajo nuk mund t’i ndalë zyrtarët e niveleve më të ulëta që të hakmerren me vrasje për shkak të armiqësive me Perëndimin.

“Udhëheqja e talibanëve nuk ka kontroll të plotë mbi ta”, ka thënë Shinwari për Radion e Evropa e Lirë më 22 korrik.

Shinwari ka thënë se “kërcënimet për jetët e atyre që u janë ekspozuar emrat janë reale” dhe që “Britania ka përgjegjësi që t’i mbrojë afganët që e kanë mbështetur misionin e saj për dy dekada”. Por, Shinwari e ka theksuar se “mbrojtja nuk nënkupton domosdo zhvendosjen e secilit në Britani”.

“NATO-ja dhe qeveritë perëndimore duhet të punojnë në një strategji për të garantuar sigurinë e ish-ushtarëve afganë që jetojnë në Afganistan dhe kjo strategji të zbatohet përmes organizatave ndërkombëtare, sidomos përmes Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Shinwari.

Qeveria e udhëhequr nga talibanët nuk njihet zyrtarisht nga asnjë shtet në botë, përveç Rusisë. Megjithatë, Shinwari beson se Perëndimi ka ndikim mbi Qeverinë në Kabul, e cila është e vetëdijshme për “mungesën e legjitimitetit” dhe dëshiron të angazhohet me komunitetin ndërkombëtar.

Mediat britanike kanë raportuar që më shumë se 36.000 afganë janë zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar prej tërheqjes së trupave të NATO-s nga Afganistani në gusht të vitit 2021./ REL

angli afgane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet