LIVE UPDATES
Bota

Rriten tensionet në Serbi, studentët protestues dhe mbështetësit e Vuçiç mbajnë tubime paralele

Njëkohësisht, mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë planifikuar mbajtjen e një tubimi për ta shënuar 15 Shkurtin, Ditën e Shtetësisë, në Sremska Mitrovicë, në veriperëndim të Beogradit.

15 Shkurt 2025, 14:48 Nga M.B
Rriten tensionet në Serbi, studentët protestues dhe
Protesta

SERBIA- Mijëra studentë mbërritën në qytetin qendror të Serbisë, Kragujevc, të shtunën, për të kërkuar llogaridhënie dhe përgjegjësi nga autoritetet, pas incidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor. Njëkohësisht, mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë planifikuar mbajtjen e një tubimi për ta shënuar 15 Shkurtin, Ditën e Shtetësisë, në Sremska Mitrovicë, në veriperëndim të Beogradit. Protesta e udhëhequr nga studentët është më e fundit në një varg protestash gjithëkombëtare prej 1 nëntorit, kur shembja e një strehe në stacionin e trenit në Novi Sad la të vdekur 15 njerëz.

Për këtë tragjedi, shumë serbë e fajësojnë korrupsionin dhe nepotizmin brenda qeverisë së presidentit Vuçiç, e cila i mohon akuzat. Analistët politikë thonë se demonstratat kanë krijuar një nga kërcënimet më të mëdha ndaj pushtetit dhjetëvjeçar të Vuçiç. Për më shumë se dy muaj, studentët në Serbi janë duke bllokuar dhjetëra fakultete në të gjithë vendin. Ata kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për incidentin në Novi Sad. Studentët e zgjodhën Kragujevcin, ku synojnë ta bllokojnë njërin prej bulevardeve kryesore të qytetit për 15 orë e 15 minuta, në nderim të viktimave.

Studentët arritën në Kragujevc të premten dhe u pritën me brohoritma dhe mbështetje nga banorët. Para protestës të së shtunës, ata organizuan marshime në zona të ndryshme të vendit, duke inkurajuar njerëzit të mblidheshin në Kragujevc. Gjatë udhëtimit të tyre, njerëzit i përshëndetën me ushqim dhe pije dhe ofruan strehim, shumë duke qarë dhe shprehur shpresë për ndryshim.

Në protestat e studentëve në Serbi, megjithatë, janë vërejtur edhe disa elemente ekstremiste. Radio Evropa e Lirë ka raportuar në janar se si në një protestë të tillë janë vënë re edhe simbole të disa organizatave të ekstremit të djathtë, si dhe flamuj të shumtë me hartën e Kosovës dhe me mesazhin “Nuk ka dorëzim”. Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të shoqatës së ekstremit të djathtë “Klub 451”, e cila - bazuar në postimet e saj në rrjetet sociale - kundërshton pavarësinë e Kosovës, mbështet shkëputjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës, kundërshton integrimin e refugjatëve dhe publikon mesazhe urrejtjeje ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT.

Në protesta është vërejtur edhe prania e veteranëve të Brigadës së 63-të të Parashutës - një njësi taktike e ushtrisë serbe, e cila ka marrë pjesë edhe në luftën në Kosovë. Ata u panë edhe në Kragujevc sot, si dhe flamujt me hartën e Kosovës dhe mbishkrim “Nuk ka dorëzim”. Studentët, megjithatë, janë distancuar prej këtyre organizatave.

Ndërkohë, në Sremska Mitrovicë, një qytet i vogël në veriperëndim të Beogradit, pritet që Vuçiqi ta riciklojë një temë tradicionale nacionaliste, duke paralajmëruar se Perëndimi do të përpiqet ta rrëzojë atë nga pushteti me forcë dhe se kjo mund të çojë në ndarjen e vendit. Autoritetet serbe pritet të sjellin me autobusë mijëra mbështetës nga e gjithë Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në Sremska Mitrovicë të shtunën. Disa aktivistë të opozitës kanë thënë se do të përpiqen të pengojnë mbërritjen e tyre.

Lëvizja kundër korrupsionit është sfida më e madhe për Vuçiqin në vitet e fundit. Presidenti - i cili ka udhëhequr Serbinë për më shumë se një dekadë - dhe partia e tij Partia Progresive e Serbisë janë akuzuar më parë për shtypjen e lirive demokratike dhe diskreditimin publik të kundërshtarëve, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve. Shembja e strehës, që besohet të ketë ndodhur për shkak të korrupsionit të qeverisë, është bërë pikënisja e pakënaqësive më të gjera ndaj qeverisë, me studentët e universiteteve që janë në krye të protestave kundër korrupsionit.

Prokurorët kanë ngritur aktakuzë kundër 13 personave për shembjen e strehës në stacionin e trenit në Novi Sad, dhe protestat kanë detyruar kryeministrin e Serbisë të japë dorëheqje. Por, studentët kanë thënë se protestat e tyre do të vazhdojnë deri sa kërkesat e tyre për llogaridhënie të plotë të plotësohen.

Në tre muajt e fundit, Vuçiç herë i ka akuzuar studentët se po punojnë për fuqitë e huaja, herë ka thënë se do të bëjë lëshime dhe ka pretenduar se e ka përmbushur çdo kërkesë të studentëve. Por, gjatë një vizite këtë javë në Republikën Sërpska, entitetin serb të Bosnjës, Vuçiç ka përsëritur pretendimet për një komplot të dyshuar nga jashtë për t’i rrëzuar nga pushteti atë dhe qeverinë e tij. Autoritetet, tha Vuçiç, "nuk mund të besonin sa shumë para janë investuar për ta rrëzuar qeverinë në Serbi". Ai nuk ofroi prova për këto pretendime./ REL

serbia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet