LIVE UPDATES
Bota

Romët në Evropë/ Raportet për të drejtat e njeriut dëshmojnë për mungesë të vullnetit të politikës

Raporti aktual për të drejtat e njeriut, në të cilin i kërkohet politikës të veprojë: “Romët në Evropë kanë një jetëgjatësi dhjetë vjet më të ulët dhe një shkallë më të lartë të vdekshmërisë foshnjore sesa jo romët”.

27 Nëntor 2022, 16:08 Nga DOSJA
Romët në Evropë/ Raportet për të drejtat e njeriut
Takimi në Institutin Aspen në Berlin

BERLIN- Romët dhe sintit janë minoriteti më i madh në Evropë – dhe në gjendjen më të keqe. Këtë e dëshmon edhe një raport i ri, që dokumenton gjerësisht gjendjen e komuniteteve rome në Evropë. Ky raport është publikuar nga rrjeti ERGO (European Roma Grassroots Organization) dhe është prezantuar së fundmi nga politikania suedeze Soraya Post. Aktivistja e shquar rome ka qenë deputete në Parlamentin Evropian nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe është anëtare e bordit të rrjetit, që bashkon organizata rome nga më shumë se 30 vende. Raporti aktual i ERGO dëshmon ndër të tjera për një trajtim dukshëm të pabarabartë të romëve, përsa i përket kujdesit shëndetësor. Për shembull 22 për qind e njerëzve nga komuniteti rom kanë sëmundje kronike dhe një në katër nuk ka sigurim shëndetësor. Të dhënat vijnë nga studimet në vendet përkatëse dhe konfirmojnë se romët e kanë më të vështirë të kenë akses në kujdesin shëndetësor në disa vende të BE.

Këto shifra, thotë Post, tregojnë se situata nuk është përmirësuar që nga miratimi i kornizës së re të BE për pjesëmarrjen politike të romëve në vitin 2020. Përkundrazi mund të flitet për një përkeqësim, shkaktuar nga pandemia Covid 19. Dhe kjo megjithë apelin urgjent të Presidentes së Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, gjatë prezantimit të kuadrit strategjik për romët në BE: "Ku është thelbi i njerëzimit, kur romët janë të përjashtuar nga shoqëria dhe të shtypur çdo ditë?"

Deri në fund të vitit 2022 vendet anëtare të BE duhet të raportojnë për progresin e bërë në zbatimin e kornizës së BE në vendet e tyre në fushën e shëndetësisë, strehimit, arsimit dhe pjesëmarrjes politike. Me rreth 12 milionë njerëz sintit dhe romët përfaqësojnë pakicën më të madhe në Evropë.

Romët si motor për ekonominë e rajonit të Ballkanit?

Në fillim të nëntorit, në një aktivitet të organizuar në Berlin nga Shoqata e Evropës Juglindore dhe Aspen Instituts në Gjermani, Sonja Licht, presidente e "Fondit të Beogradit për Ekselencë Politike", vuri në dukje potencialin e romëve, që shpesh injorohet nga politika: "Romët janë një fuqi demografike dhe ekonomike në rritje në BE dhe në rajonin e Ballkanit. Ata janë motor për zhvillimin ekonomik. Nëse e injorojmë këtë, i gjithë rajoni do të mbetet periferia e periferisë."

"Amplifying Roma Voices in Policy Making" ishte një kompleks temash me fokus situatën në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ato që reflektohen atje në kontekstin e komuniteteve rome, janë në fakt tregues për funksionalitetin e sistemeve shtetërore dhe prandaj duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në proceset politike, thotë Elvis Memeti, përfaqësues i pikës kombëtare të kontaktit të romëve në qeverinë e Maqedonisë së Veriut: "Hendeku midis romëve dhe jo-romëve për sa i përket kushteve mbizotëruese të jetesës, mungesës së infrastrukturës, arsimit dhe aksesit në të mirat publike po zmadhohet. Megjithatë ka potencial të madh për organizimin e punës politike dhe pjesëmarrjes së romëve”.

Këtë çekuilibër në sistem e tematizon edhe Adriatik Hasantari nga organizata Roma Active Albania në Tiranë. Më të dobëtit në shoqëri janë më të goditurit. Racizmi dhe antiziganizmi janë ende të ankoruara në sistem dhe veprojnë fort me breza të tërë - pavarësisht nga orientimi politik: "Imagjinoni një fëmijë, i cili që në moshëm pesëvjeçare është dëbuar nga shtëpia e tij disa herë. Si mund të krijojë ky person besim te sistemi?” thotë Hasantari.

Prandaj nuk mjafton, që romët vetëm "të dëgjohen”. Edhe pjesëmarrja në proceset politike është vetëm një hap i parë dhe duhet shkuar përtej tij: "Politika duhet ta kalojë ekspertizën e komunitetit rom nga periferia në qendër të proceseve të vendimmarrjes politike. Në fokus duhet të jetë bashkëpunimi rajonal, me qëllim që të arrihet efekti më i madh i mundshëm dhe i qëndrueshëm”.

Por e gjitha kjo mbetet ende një utopi duke pasur parasysh situatën aktuale të romëve në rajon dhe në BE, të cilës i referohet Dejan Markoviç (Forumi serb i Romëve, Beograd), duke u bazuar në shifrat e raportit aktual tö Agjensisë të të Drejtave Themelore Evropiane (FRA): "Ende më shumë se gjysma e popullsisë rome jeton pa pasur strehim të përshtatshëm dhe furnizim me ujë, rreth një e treta e fëmijëve vuajnë nga uria. Arsyeja e situatës së romëve është mungesa e vullnetit të politikës për të ndryshuar diçka realisht. Ky është shkaku që antiziganizmi ende ekziston”, thotë Markoviç.

"Të mos ketë politikë pa pjesëmarrjen tonë"

Aleksandra Bojadijeva (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal - RCC) thekson se deri tani janë trajtuar vetëm simptomat - dhe jo shkaku: "Është me të vërtetë koha për të reduktuar efektet e anticiganizmit, sepse ai është rrënja e të gjitha gjërave negative, që kanë pësuar romët në shekujt e kaluar. Prandaj nuk mjafton të thuhet se të gjithë trajtohen në mënyrë të barabartë, nëse jo të gjithë startojnë nga i njëjti pozicion. Romët kanë nevojë për mundësi të barabarta."

Kjo nuk është bërë ende realitet megjithë kornizën e re të BE për barazinë, pjesëmarrjen dhe përfshirjen e romëve - përkundrazi. Vështirë se ndonjë person nga komuniteti rom punon në poste politike apo në administratën shtetërore - pavarësisht udhëzimeve të qarta nga politika. E vetmja mënyrë për të rritur cilësinë e vendimeve politike është përfshirja e romëve në të gjitha sferat politike: "Për ne nuk duhet diskutuar dhe vendosur asgjë, pa u diskutuar me ne dhe përveç kësaj ne romët duhet të marrim pjesë në të gjitha proceset e vendimmarrjes politike”.

Evaluimi nga Komisioni i BE në pranverën e vitit 2023 do të tregojë, nëse dhe si shtetet anëtare të BE e kuptojnë me të vërtetë përgjegjësinë politike.

Marrë nga DW

romet ne evrope

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll