27 Nëntor 2022, 15:40
Nga d.a.
Samiti i CSTO
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të dielën se përpjekjet për të shkatërruar një aleancë sigurie të udhëhequr nga Rusia kanë ekzistuar gjithmonë dhe do të vazhdojnë. Ai i bëri këto komente pas kritikave që i bëri Armenia këtë javë.
Kryeministri armen Nikol Pashinyan vuri në pikëpyetje efektivitetin e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në një samit që u zhvillua ditë më parë. Armenia kërkoi ndihmë nga organizata në shtator, por mori vetëm një premtim për të dërguar vëzhgues.
Pashinyan e krahasoi këtë vendim me reagimin e shpejt të kësaj aleance për të dërguar në janar trupa ushtarake në Kazakistan që po ashtu është anëtar i CSTO-së. Trupat e kësaj aleance u dërguan me shpejtësi në Kazakistan për të ndihmuar presidentin Kassym-Jomart Tokayev t’i mbijetojë një vale trazirash.
"Ka pasur gjithmonë përpjekje për shpërbërjen e CSTO-së", cituan agjencitë e lajmeve të kishte thënë Peskov në një intervistë të transmetuar në televizionin shtetëror.
“Por të paktën tani shohim se, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, pavarësisht kontradiktave të mundshme edhe mes vendeve anëtare, kjo strukturë mbetet e kërkuar”, tha ai.
"Dhe ajo demonstroi plotësisht rëndësinë dhe efektivitetin e saj, domethënë zgjidhjen e situatës në Kazakistan", theksoi Peskov.
Tokayev i Kazakistanit, i cili ka sfiduar hapur aleatin e madh Rusinë për veprimet e saj në Ukrainë, fitoi zgjedhjet këtë muaj dhe do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në qytetin rus të Orenburg më 27 nëntor. Rusia, lojtari dominues në CSTO, rrezikon të humbasë ndikimin në pjesë të ish-Bashkimit./REL/
dmitry peskov samiti i csto nikol pashinyan
Bota
27 Nëntor 2022, 15:32
d.a.
Zelenskyy
URKAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy u zotua të shtunën se Ukraina do të vazhdojë t'i rezistoj&eu...
Bota
27 Nëntor 2022, 15:23
d.a.
Alexander De Croo
UKRAINË- Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo, ndodhet në ditën e dytë të një vizite të pap...
Bota
27 Nëntor 2022, 15:16
d.a.
Tsai Ing-wen
TAJVAN- Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen ka dhënë dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike Progresive në pushtet p...
Bota
27 Nëntor 2022, 15:06
d.a.
Marina britanike
BRITANI- Kreu i Marinës Mbretërore, Adm Sir Ben Key ka mbrojtur mënyrën se si shërbimi trajton akuzat pë...
Bota
27 Nëntor 2022, 14:56
d.a.
Venezuele
VENEZUELË- Qeveria e Venezuelës dhe opozita kanë nënshkruar një marrëveshje paraprake për të gjetur nj&eu...
Bota
27 Nëntor 2022, 14:44
d.a.
Pamje nga vendngjarja
GREQI- Me fjalë të ndjera dhe prekëse është shprehur nëna e 21-vjeçares greke e cila ndërro...
Bota
27 Nëntor 2022, 14:40
A.B
Gresa Krasniqi
KOSOVË-Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka shkuar në Hagë për ceremoninë e fejesës së saj për të...
Bota
27 Nëntor 2022, 14:35
d.a.
Foto ilustruese
FRANCË- Pas pesë vitesh investigimesh gazetareske në mbarë botën, Le Monde publikoi artikullin tronditës ku d...
Bota
27 Nëntor 2022, 14:24
d.a.
Permbytjet ne Itali
ITALI- Është rënduar bilanci i viktimave pas përmbytjeve dhe rëshqitjes së dherave në ishullin e Isc...
Bota
27 Nëntor 2022, 14:15
d.a.
Putin
RUSI- Kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke shkelur sovranitetin e një vendi f...