LIVE UPDATES
Bota

RMV/ Pas takimit me Ali Ahmetin, “shuhet” “Grupi i Zjarrit”, më 15 tetor zgjidhet kryesia e BDI-së

Që nga kongresi zgjedhor i 21 nëntorit të vitit 2019, BDI të gjitha vendimet si listat e kandidatëve për deputetë, kabinetin qeveritar, kandidatët për kryetarë komunash dhe vendimin për bashkëqeverisje i ka kaluar vetëm në Këshillin e Përgjithshëm edhe pse statuti i partisë e parashikon ndryshe.

5 Tetor 2022, 21:24 Nga e.k
RMV/ Pas takimit me Ali Ahmetin, “shuhet” “Grupi i
Ali Ahmeti

SHKUP- Pas takimit të zhvilluar me kreun e BDI-së, “Grupi i Zjarrit” brenda kësaj partia ka pushuar së funksionuari. Kështu që u vendos që më 15 tetor të zgjidhet kryesia e BDI-së. Kujtojmë se BDI që para pandemisë, funksionon pa organe funksionale brenda partisë dhe nën menaxhimin e Këshillit të Përgjithshëm si organi më i lartë mes dy kongreseve.

Që nga kongresi zgjedhor i 21 nëntorit të vitit 2019, BDI të gjitha vendimet si listat e kandidatëve për deputetë, kabinetin qeveritar, kandidatët për kryetarë komunash dhe vendimin për bashkëqeverisje i ka kaluar vetëm në Këshillin e Përgjithshëm edhe pse statuti i partisë e parashikon ndryshe.

“Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm me propozim të kryetarit të Partisë, duke pasur parasysh propozimet e degëve, përpilon listën e kandidatëve për deputetë, te cilën ia paraqet për verifikim Këshillit të Përgjithshëm. Me propozim të kryetarit, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm cakton bartës të funksioneve tjera shtetërore, si dhe personin i cili do të udhëheq me punët financiare të partisë” , thuhet në statutin e BDI-së, Neni 66.

Më 15 tetor Këshilli i Përgjithshëm i cili sipas statutit të partisë numëron 75 anëtarë do të duhet të zgjedh kryesinë e partisë ose referuar statutit Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm e cila duhet përbërë nga 33 anëtarë. Kryesia ashtu siç paralajmëroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas analizës së zhvillimeve politike në vend merr kohën e duhur për të zgjedhur organet e partisë, përfshi sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarin organizativ të cilët i propozon kreu i partisë ndërsa zgjidhen me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm. Nuk dihet nëse do të shqyrtohet edhe mundësia e ndryshimit të nënkryetarëve të partisë, dy prej të cilëve për momentin janë pjesë e grupit të pakënaqur.

Një ditë pasi Ahmeti u përball me “grupin e zjarrit” këta të fundit nuk u shfaqën në opinion për të komentuar pritjet e tyre nga 15 tetori. Por një ditë më parë thanë se janë të kënaqur që debati tani e tutje do të zhvillohet brenda partisë, duke mos komentuar nëse është biseduar edhe për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi emri i të cilit lakohet më së shumti në letrën publike të adresuar kreut të BDI-së.

Në letrën publike grupi i pakënaqur fajin e rezultatit të dobët zgjedhor në Tetovë dhe Gostivar ia faturoi “mungesës së jetës organizative brenda BDI-së”, ndërsa zgjedhjet kadrovike i cilësoi si privilegje të Artan Grubit sjellja e të cilit sipas tyre ka shkaktuar revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe votuesve. Grupi i pakënaqur revoltën e tyre e kishte shprehur që nga formimi i Qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ndërsa dalja e tyre publike si formacion i pakënaqur me performancat e ekzekutivit ishte formalizimi i parë i krizës brenda BDI-së që nga themelimi i saj.

bdi ali mehmeti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet