16 Korrik 2022, 09:31
Nga d.a.
parlamenti maqedonas
MAQEDONIA E VERIUT- Ka përfunduar pa rezultat dhe me debate të ashpra dhe dita e dytë e seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë sv Veriut në lidhje me diskutimet për propozimin francez. Seanca do të vijojë sot në orën 11:3- për të tretën ditë rradhazi.
Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhduan përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me propozimin francez që synon kompromisin me Bullgarinë dhe çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
Opozita maqedonase, e cila e cilëson propozimin si të dëmshëm për interesat e vendit, u përpoq ta pengonte debatin e nisur që nga dita e enjte.
Seanca në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut lidhur me propozimin francez vlerësohet si historike nga një pjesë e politikanëve, të cilët synojnë integrimin pa pengesa të vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa pjesa tjetër, ligjvënës dhe eksponentë të opozitës maqedonase e quajnë atë të turpshme.
Ligjvënësit opozitarë po përdorën mjete zhurmuese për të penguar fjalimet e kolegëve të tyre të shumicës parlamentare. Të dy palët hedhin kritika dhe akuza të rënda kundër partive rivale lidhur me interesat e shtetit dhe të popullit maqedonas.
Propozimi francez i ofron Maqedonisë së Veriut hapjen në dy faza të bisedimeve për anëtarësim në bllok. Siç njoftoi dje Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në parlament, Bashkimi Evropian është i gatshëm që brenda pak ditësh të mbajë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, sapo kjo e fundit të miratojë propozimin francez.
propozimi francez parlamenti maqedonas
Bota
16 Korrik 2022, 09:30
e.k
Pamje nga ngjarja
SHBA- Të paktën gjashtë persona kanë vdekur pasi një stuhi e nxitur nga erërat me shpejtësi 60 km...
Bota
16 Korrik 2022, 09:15
e.k
Dritan Abazoviqi
MONTENEGRO- 20 korriku do njetë një datë vendimtare për fatin e Keyeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovi...
Bota
16 Korrik 2022, 09:02
e.k
Rafael Caro Quintero
MEKSIKË- Rafael Caro Quintero, i njohur si “Zoti” meksikan i drogës, i cili është në list&eu...
Bota
16 Korrik 2022, 08:48
e.k
Harta që tregon rritjen e temperaturave që do përfshijnë Europen javën e ardhshme
SHBA- Ngrohja globale po jep pasojat e veta n&eu...
Bota
16 Korrik 2022, 08:45
d.a.
Sulmi ne kapitol
SHBA- Prokurorët federalë po kërkojnë një dënim me 15 vjet burg për një banorë të T...
Bota
16 Korrik 2022, 07:42
d.a.
G20
Sekretarja e Thesarit e SHBA, Janet Yellen, gjatë së premtes (15.09) i kërkoi grupit të vendeve të pasura të G20-&eu...
Bota
16 Korrik 2022, 07:22
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Të paktën tre persona u vranë dhe 15 u plagosën pas një sulmi me raketa të premten në Dni...
Bota
15 Korrik 2022, 22:36
I.A
Joe Biden dhe Mohammed bin Salman
ARABIA SAUDITE- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka deklaruar se ai ngriti çështjen e vrasjes së gaz...
Bota
15 Korrik 2022, 22:11
I.A
Dmytro Kuleba
UKRAINË- Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, në një telefonatë me kreun e diplom...
Bota
15 Korrik 2022, 21:54
I.A
kandidatet
ANGLI- Gara e lidershipit konservator u dha në televizionin e drejtpërdrejtë sonte ndërsa pesë kryeministrat e mundsh&e...