Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Reuters shkruan se, një burim pakistanez tha se një raport i mëparshëm i medias amerikane Axios mbi memorandumin e propozuar ishte i saktë.
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë drejt arritjes së një marrëveshjeje për një memorandum njëfaqësh që synon t'i japë fund luftës në Gjirin Persik. Reuters shkruan se, një burim pakistanez tha se një raport i mëparshëm i medias amerikane Axios mbi memorandumin e propozuar ishte i saktë. Raporti i Axios kishte cituar dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të tjera të njohura me diskutimet.
"Do ta mbyllim këtë shumë shpejt. Po i afrohemi fundit," tha burimi pakistanez.
Axios raportoi të mërkurën se Shtëpia e Bardhë beson se po i afrohet një memorandumi njëfaqësh për t'i dhënë fund luftës me Iranin, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pezulloi një mision detar treditor për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Raporti i Axios specifikoi se SHBA pret përgjigjet e Iranit për disa pika kyçe brenda 48 orëve të ardhshme. Departamenti i Shtetit i SHBA dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Axios tha se marrëveshja do të përfshinte: Angazhimin e Iranit për një moratorium mbi pasurimin bërthamor, pëlqimin e SHBA-së për heqjen e sanksioneve dhe lirimin e miliarda dollarëve nga fondet e ngrira iraniane si dhe heqjen e kufizimeve nga të dyja palët për tranzitin nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Memorandumi njëfaqësh me 14 pika po negociohet midis të dërguarve të SHBA, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhe disa zyrtarëve iranianë, si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes ndërmjetësve. Në formën e tij aktuale, memorandumi do të deklaronte fundin e luftës në rajon dhe fillimin e një periudhe negociatash 30-ditore për një marrëveshje të detajuar për:
Kufizimet e Iranit për lundrimin në ngushticë dhe bllokada detare e SHBA-së ndaj Iranit do të hiqeshin gradualisht gjatë kësaj periudhe 30-ditore. Një zyrtar amerikan shtoi se nëse negociatat dështojnë, forcat e SHBA-së do të jenë në gjendje të rivendosin bllokadën ose të rifillojnë veprimet ushtarake.
Më herët, Trump njoftoi pezullimin e "Project Freedom" (Projekti Liria), një mision i shpallur të dielën për të udhëhequr anijet përmes ngushticës së bllokuar. Misioni nuk kishte arritur të sillte ndonjë rifillim të ndjeshëm të trafikut, ndërsa kishte provokuar një valë të re sulmesh iraniane mbi anijet në ngushticë dhe mbi objektiva në vendet fqinje./Dosja.al
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se operacioni i quajtur “Project Freedom” për shoq&e...
pamje nga vendngjarja IRAN- Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 36 të tjerë janë plagosur në një&...
Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas njoftimit të presidentit Donald Trump për “Projektin Free...
A është e mundur një shoqërim i sigurt i tankerëve dhe anijeve tregtare nga forcat amerikane në Ngushticën e Hormuzit&...
ngushtrica e hormuzit IRAN- Bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit janë në fazat e tyre përfundimtare me qëllim heqjen e pengesa...
Foto ilustruse Përshkrimet e Sirisë kanë ndryshuar shumë gjatë vitit të kaluar. Nga një shtet sponsor shumë i ...
AUSTRI- Policia e Vjenës ka njoftuar se, protestat kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës n...
Marco Rubio SHBA- Sekretari amerikan, Marco Rubio deklaroi se është thelbësore që Irani të marrë një vendim të arsy...
IRAN- Ushtria e Iranit mohoi kategorikisht se kishte nisur një sulm ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe , të cilat m&eum...
Johan Vandeful GJERMANI- Ministri i Jashtëm gjerman, Johan Vandeful i bëri thirrje Iranit të braktisë programin e tij të rake...