LIVE UPDATES
Bota

Ish-zëvendësadmirali amerikan, Murrett: Kriza e Hormuzit, “sfide e madhe” për SHBA-në

Gjiganti i transportit detar, Maersk, tha se një nga anijet e tij e kaloi me sukses ngushticën më 4 maj nën mbrojtjen ushtarake amerikane, edhe pse rreziqet mbesin.

6 Maj 2026, 08:07 Nga D.S

Ish-zëvendësadmirali amerikan, Murrett: Kriza e Hormuzit, “sfide

Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas njoftimit të presidentit Donald Trump për “Projektin Freedom”, përpjekjet e reja për ta rikthyer qarkullimin e transportit tregtar detar po duken gjithnjë e më vështirë të arritshme.

Gjiganti i transportit detar, Maersk, tha se një nga anijet e tij e kaloi me sukses ngushticën më 4 maj nën mbrojtjen ushtarake amerikane, edhe pse rreziqet mbesin.

Mes pikëpyetjeve rreth mënyrës se si marina e SHBA-së do ta sigurojë trafikun detar nga kërcënimet e vazhdueshme dhe nëse qasja e tanishme mund ta parandalojë një konflikt më të gjerë, Radio Evropa e Lirë (REL) foli me zëvendësadmiralin në pension, Robert Murrett.

Ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Gjeohapësinore dhe zyrtar i lartë i inteligjencës në Komandën e Forcave të Përbashkëta të SHBA-së, Murrett tani është profesor në Shkollën Maxwell të Qytetarisë dhe Çështjeve Publike në Universitetin Syracuse dhe zëvendësdrejtor i Institutit për Politikë të Sigurisë dhe Ligjit.

Radio Evropa e Lirë: Admiral, le të fillojmë me zhvillimet e fundit në Ngushticën e Hormuzit. Forcat amerikane thuhet se kanë shkatërruar anije iraniane dhe raketa që fluturonin drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa kemi një armëpushim që varet në fije të perit. Nga këndvështrimi juaj si ish-drejtues i NGA-së dhe role të tjera të larta të inteligjencës, a kemi kaluar tashmë pikën e një “paqeje të brishtë” dhe jemi praktikisht përsëri në konflikt?

Robert Murrett: Pyetje shumë e mirë. Do të thosha se kjo përfaqëson një rritje shumë të ndjeshme të nivelit të konfliktit atje. Lëvizjet që kanë ndodhur vetëm në 24 orët e fundit janë shumë shqetësuese, sepse paralajmërojnë zgjerimin e konfliktit. Sigurisht, për shembull, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe dy anijet që u sulmuan pranë tyre në anën tjetër të Ngushticës së Hormuzit janë pjesë e këtij shqetësimi. Por, edhe ndërveprimi që ndodhi në vetë Gjirin dhe disa nga sulmet në të dy drejtimet - përfshirë marinën tonë amerikane që fundosi… anije të vogla iraniane - na vendosin në një pozitë shumë kërcënuese.

Radio Evropa e Lirë: Presidenti Donald Trump po prezanton “Projektin Freedom”, por pa përcjellje të plotë detare. Ju keni thënë se ditët e para janë kritike. A është ky plan lëvizje stabilizuese?

Robert Murrett: Do të thosha se çdo gjë që mund ta bëjmë për ta hapur dhe garantuar transitin e lirë dhe lirinë e lundrimit - siç e shohim ne në marinë - përmes Ngushticës së Hormuzit, vlen të eksplorohet. Ideja për ta bërë këtë pa ndonjë marrëveshje nga pala iraniane është mjaft sfiduese, bazuar në gjeografinë detare, sa e ngushtë është ngushtica, por edhe opsionet që ka Irani për sulme të konsiderueshme, veçanërisht me anije më të vogla, mjete ajrore pa pilot, mjete sipërfaqësore pa pilot dhe madje, potencialisht, platforma nënujore pa pilot.

Pra, nga një këndvështrim taktik dhe detar, është e vështirë. Por, çdo gjë që mund të bëjmë për të hapur lundrimin e lirë sa më shpejt që të jetë e mundur, padyshim vlen të bëhet.

Radio Evropa e Lirë: Le ta shtjellojmë këtë. Si duket një operacion real i përcjelljes së anijeve nga marina e SHBA-së përballë zjarrit? Si do të ndryshonte nga ajo që po tentohet tani?

Robert Murrett: Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë, dhe bazuar në atë që ka ndodhur sot, ka pasur qartazi një theks mbi asetet ajrore në vend të eskortave në afërsi të drejtpërdrejtë. Për shembull, njoftimi nga Shtëpia e Bardhë tregoi për drejtimin e anijeve përmes një zone shtesë të sigurisë më afër hyrjeve jugore pranë Omanit. Por, pika që do të theksoja është se nuk duhet të jesh në afërsi të drejtpërdrejtë me anijet që eskortohen për të ofruar siguri.

Sulmet që pamë sot përfshinin helikopterë, dhe jam i sigurt që ka edhe avionë të tjerë që ofrojnë mbulim. Nëse shikoni disa nga hartat operacionale të Pentagonit, shumë nga anijet e përfshira janë në fakt jashtë ngushticës, pra disa në Gjirin e Omanit dhe madje në Detin Arabik verior. Pra, është një situatë e ndërlikuar taktike, por përfundimi është se siguria mund të ofrohet nga distanca, veçanërisht me mbulim të fortë ajror, që është komponent kyç.

Radio Evropa e Lirë: Komanda Qendrore e SHBA-së, nën admiralin Brad Cooper, thotë se forcat amerikane po reagojnë në mënyrë mbrojtëse: “qëllojnë nëse qëllohet ndaj tyre”. Në një korridor kaq të mbushur, a është kjo e qëndrueshme?

Robert Murrett: Varet se si e përkufizon mbrojtjen. Mendoj se admirali Cooper po bën një punë të shkëlqyer dhe kam shumë besim në punën që po bën Flota e Pestë e SHBA-së. Megjithatë, është sfidë e madhe. Ka lloje të ndryshme operacionesh mbrojtëse, përfshirë atë që ne e quajmë “mbrojtje aktive”. Kjo hyn në një zonë gri. Përballesh me objektiva kërcënues, në sipërfaqe, në ajër ose potencialisht nën ujë, dhe mund të detyrohesh të angazhohesh nga një këndvështrim mbrojtës edhe nëse ato nuk janë kërcënim i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë.

Një pikë tjetër kyç është sfida e mbrojtjes së anijeve tregtare. Ato lëvizin kryesisht ngadalë dhe sigurimi i besimit të kapitenëve dhe, ç’është me rëndësi, i kompanive të sigurimit është diçka që ende nuk e kemi arritur. Shumica e kompanive të sigurimit ende nuk janë të gatshëm të ofrojnë mbulim për kalime përmes ngushticës, dhe kjo është pengesë e madhe.

Radio Evropa e Lirë: Ju theksuat të panjohurat. Cila ju shqetëson më shumë sonte: gabimi në llogaritje, përshkallëzimi apo paraliza ekonomike?

Robert Murrett: Shqetësimi më i madh do të ishte përshkallëzimi i plotë, diçka që e përdor këtë moment si pikënisje dhe e anulon plotësisht armëpushimin që është në fuqi tani. Kjo mund ta zgjerojë konfliktin përtej Ngushticës së Hormuzit dhe ta rrisë ndjeshëm intensitetin e tij.

Shqetësimi i dytë është nëse mund të ofrojmë siguri të mjaftueshme për të lejuar një numër të madh anijesh, aktualisht të bllokuara në Gjirin Persik, të kalojnë në mënyrë të sigurt. Kjo kërkon vetëbesim jo vetëm nga kapitenët e anijeve, por edhe nga drejtuesit e korporatave dhe kompanitë e sigurimeve.

Mënyra më e mirë për ta arritur këtë do të ishte një lloj marrëveshjeje me Iranin. Për sa kohë që Irani mund t’i rrezikojë anijet do të mbetet sfidë shumë e vështirë.

Radio Evropa e Lirë: Duket se Irani beson se e ka epërsinë duke kërcënuar qasjen përmes Ngushticës. A është kjo levë reale?

Robert Murrett: Do të thosha se është reale. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të zbutet, por Irani ka një levë të konsiderueshme për shkak të gjeografisë dhe kapaciteteve. Në të njëjtën kohë, është shumë në interesin e Iranit që ngushtica të mbetet e hapur, duke pasur parasysh se sa shumë ekonomia e tij varet nga eksportet që kalojnë përmes saj. Qëndrimi ynë ushtarak është i rëndësishëm për krijimin e levës për një zgjidhje diplomatike që do të mundësonte lundrim të lirë dhe të hapur.

Radio Evropa e Lirë: Ju e përmendët këtë, por le ta lidhim me strategjinë: nëse Irani po sinjalizon forcë përmes pengesave, a rrezikon një prani e kufizuar e SHBA-së - udhëzim pa eskortë të plotë - të përforcojë narrativin e Teheranit?

Robert Murrett: Nuk do të thosha se e përforcon, por pasqyron vlerësim realist të asaj që Irani mund të bëjë, duke pasur parasysh pozicionimin e tij bregdetar dhe gamën e opsioneve. Është një qasje pragmatike që merr në konsideratë mjedisin operacional.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni shërbyer në nivelet më të larta të inteligjencës detare. Sa shpejt mund të kalojë një situatë si kjo nga ngacmime të anijeve në një përballje të përgjithshme detare?

Robert Murrett: Mund të përshkallëzohet shumë shpejt, por mund të lëvizë edhe në drejtimin tjetër. Nuk ka dyshim se Irani ka opsionin për ta zgjeruar konfliktin dhe kemi parë tashmë veprime shqetësuese në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë 24 orëve të fundit. Nëse ata zgjedhin ta zgjerojnë këtë ndaj partnerëve të tjerë rajonalë, do të ishte jashtëzakonisht serioze. Ata mund ta rrisin intensitetin shumë shpejt, por në këtë pikë, nuk shoh prova të qarta se synojnë ta bëjnë këtë, pavarësisht sinjaleve shqetësuese.

Radio Evropa e Lirë: Ndërkohë, aleatët evropianë po hezitojnë. Presidenti Macron thotë se Franca nuk do të marrë pjesë. A është ky hezitim shenjë se aleatët shohin rreziqe strategjike? A ka diçka që inteligjenca amerikane mund të shohë që ata ndoshta nuk e shohin?

Robert Murrett: Nuk do të thosha këtë. Aleatët tanë evropianë, përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, e kuptojnë mirë situatën. Vlerësimet e tyre janë në përputhje me tonat dhe ka shkëmbim të madh të të dhënave të inteligjencës. Vende në Azi, si Japonia dhe Koreja e Jugut, janë gjithashtu shumë të interesuara në rikthimin e lundrimit të lirë përmes ngushticës. Ka një përputhje të gjerë mbi rreziqet dhe sfidat.

Radio Evropa e Lirë: Le të flasim për kapacitetet. Flotat evropiane kanë mjete të specializuara për pastrimin e minave që SHBA-ja aktualisht nuk i ka. Pa to, a mund të sigurohet vërtet ngushtica?

Robert Murrett: Mënyra më e mirë për të siguruar ngushticën është përmes një marrëveshjeje diplomatike. Nëse Irani zgjedh të vendosë mina, sisteme pa pilot ose taktika me grupe anijesh të vogla, këto janë kërcënime shumë reale. Por, ne e ndajmë me aleatët tanë të kuptuarit e këtij rreziku dhe ka një vlerësim të qartë të sfidës.

Radio Evropa e Lirë: Nëse një anije luftarake amerikane ose një cisterne e shoqëruar goditet, çfarë ndodh më pas?

Robert Murrett: Kjo do të paraqiste një vendim shumë të vështirë për Shtëpinë e Bardhë. Është më pak e mundshme që një anije luftarake amerikane të goditet për shkak të kapaciteteve të saj mbrojtëse, por një anije tregtare është më e cenueshme. Nëse kjo ndodh, do të duhet të ketë një formë reagimi. Se si do të duket ai reagim do të varet nga rrethanat, por do të ishte i kufizuar dhe proporcional.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, për fund, çfarë do të ishte “sukses” në ditët e ardhshme?

Robert Murrett: Suksesi do të ishte një zgjidhje diplomatike në të cilën Irani pajtohet për lundrim të lirë dhe të hapur përmes Ngushticës së Hormuzit, përmbahet nga sulmet e mëtejshme ndaj partnerëve rajonalë dhe redukton aktivitetet destabilizuese. Kjo do të përfshinte gjithashtu hapa drejt kufizimit të programit të tij bërthamor, të ngjashëm me marrëveshjet e mëparshme, me inspektime dhe transparencë.

Ky rezultat do t’i shërbente jo vetëm Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, por edhe popullit iranian./REL

shba iran kriza e hormuzit projekti liria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet