LIVE UPDATES
Bota

REL: Si e përshpejtojnë ngrohjen globale rrjedhjet e metanit?

Metani, përbërësi kryesor i gazit natyror, mund të rrjedhë nga tubacionet dhe nga vendet e shpimit, dhe emetohet gjithashtu nga sektorë si bujqësia, blegtoria dhe nga mbetjet ushqimore.

28 Shtator 2022, 18:30 Nga d.a.
REL: Si e përshpejtojnë ngrohjen globale rrjedhjet e metanit?
foto ilustruese

FINLANDË- Rrjedhjet e metanit po shfaqen si një kërcënim kryesor për klimën globale, me incidentin e fundit në dy tubacione gazi rus nën Detin Baltik, mes një krize energjetike që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Metani, përbërësi kryesor i gazit natyror, mund të rrjedhë nga tubacionet dhe nga vendet e shpimit, dhe emetohet gjithashtu nga sektorë si bujqësia, blegtoria dhe nga mbetjet ushqimore.

Hulumtimet tregojnë gjithnjë e më shumë se ulja e emetimeve të metanit është jetike për ndaljen e ngrohjes së planetit në dy ose më pak gradë celsius mbi periudhën para-industriale dhe për të shmangur ndikimet negative të ndryshimeve klimatike.



Pas dekadash duke u fokusuar në dyoksidin e karbonit të gazit serrë, politikanët kanë filluar të pranojnë kërcënimin që vjen nga metani. Vitin e kaluar mbi 100 vende nënshkruan një memorandum për të ulur emetimet e metanit nga nivelet e vitit 2020 me 30 për qind deri në vitin 2030.

Pasi është injoruar gjerësisht për dekada, shkencëtarët tani e dinë se në terma afatshkurtër, metani është shumë më i fuqishëm se dyoksidi i karbonit si gaz serrë, edhe pse ai qëndron vetëm për një dekadë në atmosferë përpara se të shpërbëhet, ndërsa CO2 qëndron aty për shekuj.

Shkencëtarët normalisht krahasojnë efektet e ngrohjes globale të metanit dhe ato të dyoksidit të karbonit gjatë një shekulli, dhe sipas studimeve të fundit, gjatë kësaj periudhe kohore metani është 28 herë më i dëmshëm. Në mbi 20 vjet, metani është 80 herë më i rëndë se CO2.

Kjo është e rëndësishme, sepse bota është në rrugën e duhur për të tejkaluar objektivin e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 për kufizimin e ngrohjes globale në më pak se 2 gradë në vetëm pak dekada.

"Nëse do të mendoja se do t’i kishim 100 vjet për t'u marrë me ndryshimet klimatike, do të isha shumë më i qetë për këtë çështje", tha Mike Berners-Lee, ekspert dhe autor mbi efektet e karbonit. "Nëse jeni të interesuar për ndikimet klimatike që do të përjetojmë në vitin 2050 ... ju do të alarmoheshit absolutisht për emetimet e metanit".

Ndikimi fillestar i metanit në klimë është dyfish shqetësues, sepse bota është më pranë kalimit të të ashtuquajturave “pikat e kthimit”, pas së cilave ndryshimet klimatike nisin ta shndërrojnë ngrohjen globale në një proces të pandalshëm.

Një studim në shtator paralajmëroi se disa nga ngjarjet që mund të prekin këtë procese klimatike, si kolapsi i shtresës së akullit të Grenlandës ose shkrirja e akullit të përhershëm të Arktikut, janë të pashmangshme.

Sipas të dhënave, tri të pestat e emetimeve të metanit në botë shkaktohen nga aktiviteti njerëzor; pjesa tjetër, nga burime natyrore si kënetat.

Të dhënat e Koalicionit për Klimën dhe Ajrin e Pastër, tregojnë se nga emetimet e shkaktuara nga njeriu, dy të tretat vijnë nga blegtoria dhe lëndët djegëse fosile, me pjesën tjetër që vjen nga mbetjet e dekompozuara, si dhe nga kultivimi i orizit.

Por, agjencitë nuk kanë mbajtur të dhëna të sakta dhe shkencëtarët që po përpiqen t'i përmirësojnë ato në dekadën e fundit u tronditën me rezultatet.

“Kudo që shikuam, emetimet e metanit rezultuan të ishin më të larta se sa agjencitë thanë se duhej të ishin”, tha Robert Jackson, i cili ishte bashkautor i një studimi të publikuar në shkurt mbi ndikimet e ngrohjes së metanit. "Kjo vlente për fushat e naftës dhe gazit, depozitë e mbeturinave dhe fermat e bagëtive".

Ndërsa, shkencëtarët mund të matin me saktësi nivelin e metanit në atmosferë, të kuptuarit se nga vijnë ato është thelbësore për politikëbërësit që kërkojnë të vendosin kufizime për të reduktuar emetimet.

Kompanitë dhe kombet prodhuese të naftës po lobojnë shumë mbi gazin natyror si një "karburant urë" për burimet e rinovueshme, ndërsa bota ndërmerr një tranzicion drejt energjisë së pastër për të luftuar ndryshimet klimatike. Argumenti i tyre: djegia e gazit natyror lëshon gjysmën e karbonit për kilovat, në krahasim me thëngjillin.

Por, nëse marrim parasysh faktorët e rrjedhjeve në industrisë e gazit, që nga makineritë e shpimit, tubacionet, kompresorët dhe infrastruktura të tjera, këto përfitime nuk janë të konsiderueshme.

"Ekziston një pikë e barabartë në sasinë e metanit që rrjedh, çka bën që gazi natyror në të vërtetë të jetë më i keq se thëngjilli për klimën", deklaroi Sam Abernethy, bashkautor i studimit.

Qeveritë botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po paraqesin kërkesa që industria e naftës dhe gazit të zbulojë dhe të riparojë rrjedhjet pasi studimet treguan se rrjedhjet në industri përbënin një problem të madh.

Bashkimi Evropian kohët e fundit miratoi etiketimin e disa projekteve të gazit natyror si "të gjelbra" në tentimin për ta promovuar më shumë këtë industri./REL/

ngrohja globale robert jackson

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet