LIVE UPDATES
Bota

Nënpresidentja amerikane Harris kritikon ashpër metodat frikësuese të Kinës në Azi

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris kritikoi veprimet agresive të Kinës gjatë një fjalimi në luftanijen amerikane USS Howard, të ankoruar në Yokosuka të Japonisë, baza më e madhe detare e forcave amerikane në botë.

28 Shtator 2022, 18:00 Nga d.a.
Nënpresidentja amerikane Harris kritikon ashpër metodat
Harris

SHBA- Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris kritikoi ashpër politikën e jashtme të Kinës gjatë një fjalimi në Tokio, duke thënë se veprimet agresive të Pekinit kërcënojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në respektimin e ligjit dhe rregullave. Nënpresidentja amerikane do të vizitojë të enjten zonën e çmilitarizuar mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut, duke u bërë zyrtarja më e lartë amerikane që viziton këtë zonë në tre vjet.

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris kritikoi veprimet agresive të Kinës gjatë një fjalimi në luftanijen amerikane USS Howard, të ankoruar në Yokosuka të Japonisë, baza më e madhe detare e forcave amerikane në botë.

“Kina po minon elementet kyçe të rendit ndërkombëtar të bazuar në ligje e rregulla. Kina ka sfiduar lirinë e lëvizjes në dete dhe oqeane. Kina ka përdorur fuqinë e saj ushtarake dhe ekonomike për të frikësuar fqinjët e saj. Kemi parë veprime shqetësuese në Detin e Kinës Lindore dhe atë të Kinës Jugore, dhe së fundmi provokimet në Ngushticën e Tajvanit.”

Nënpresidentja Harris, e cila mori pjesë në funeralin e ish kryeministrit Shinzo Abe në Japoni, tha se “Shtetet e Bashkuara besojnë se paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit janë thelbësore për një rajon Indo-Paqësor të lirë dhe paqësor”. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë “të fluturojnë, lundrojnë dhe operojnë pa frikë në çdo zonë që e lejon ligji ndërkombëtar”.

Zonja Harris do të takohet të ejten në Seul me Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dhe do të vizitojë trupat amerikane në zonën e çmilitarizuar në kufirin mes dy Koreve. Presidenti i Koresë së Jugut, i cili mori detyrën në maj të këtij viti, ka bërë thirrje për një zgjerim të aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe mbështet një rritje të shfaqjes së fuqisë ushtarake të forcave amerikane dhe atyre koreanojugore në rajon.

Analisti Chris Johnstone nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se Nënpresidentja amerikane ka një mision të qartë gjatë këtij udhëtimi.

“Mendoj se një nga qëllimet e saj kryesore është inkurajimi i kryeministrit japonez Kishida dhe Presidentit koreano-jugor Yoon që të bëjnë përparim në marrëdhëniet mes tre vendeve, sepse solidariteti mes Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë në çështjet kryesore në rajon dërgon një mesazh të fortë”, thotë ai.

Analistët thonë se Koreja e Veriut nuk e pëlqen afërsinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

“Koreja e Veriut ka shprehu pakënaqësinë në një mënyrë që vetëm ata mund ta bëjnë. Ata kryen një tjetër provë me raketa balistike fundjavën e kaluar dhe në javët e ardhshme pritet të kryejnë një tjetër provë bërthamore”, thotë analisti Chris Johnstone.

Koreja e Veriut ka kryer një numër rekord provash me raketa këtë vit, përfshirë me një raketë me rreze të gjatë veprimi të kryer të dielën, një ditë para fillimit të udhëtimit të Nënpresidentes Harris në rajon./VOA/

kamala harris marredheniet shba-kine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet