LIVE UPDATES
Bota

Reinke: Mali i Zi ka nevojë për një qeveri euroatlantike, disa forca politike shohin një të ardhme me Rusinë

Këto komente zonja Reinke i bëri në Forumin "2BS" të organizuar nga Aleanca Atlantike, e cila po zhvillohet në qytetin bregdetar në Budva të Malit të Zi.

6 Tetor 2023, 18:27 Nga I.A
Reinke: Mali i Zi ka nevojë për një qeveri euroatlantike, disa
Judy Rising Reinke

MALI I ZI- Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, tha të premten se Mali i Zi ka nevojë për një qeveri euroatlantike.

“Vendimet kryesore janë në duart e disa liderëve politikë. Ne e dimë se shumica e qytetarëve votuan qartë për unitetin europian. Prandaj, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri që është e gatshme të punojë për një të ardhme euroatlantike, subjektet e së cilës janë të përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike dhe që janë të gatshëm të ndërtojnë institucione të forta dhe të kuptojnë të gjitha aspektet, veçanërisht ato teknike, të procesit të ardhshëm”, tha ambasadorja Rising Reinke.

Këto komente zonja Reinke i bëri në Forumin "2BS" të organizuar nga Aleanca Atlantike, e cila po zhvillohet në qytetin bregdetar në Budva të Malit të Zi.

Ambasadorja Reinke, vuri në dukje, se një proces i lirë zgjedhor dhe një sistem politik demokratik janë më të fortë se çdo armë lufte duke nënvizuar se disa forca politike në Mal të Zi e shohin të ardhmen e vendit në partneritet me Rusinë.

“Ato forca politike sugjerojnë se të gjithë ata që luftojnë kundër Rusisë e kanë gabim, ndërsa në të njëjtën kohë përhapin propagandën e Kremlinit. Çfarë të thuhet për këto parti që paraqiten si pjesë e diskursit të pasur europian, ndërkohë që të ardhmen e shohin me Rusinë dhe liderin e saj”, tha ambasadorja e SHBA-së në Podgoricë .

Bashkimi Europian u ka bërë thirrje partive politike në Mal të Zi që të formojnë sa më shpejt parlamentin dhe qeverinë e re, me synimin për të përshpejtuar reformat e duhura.

Lëvizja “Evropa Tani” e formuar një vit më parë, fitoi 24 vende në parlament në zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor. Pas saj rënditet koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, e ish-Presidentit Milo Gjukanoviq.

Udhëheqësi pro-perëndimor, Milojko Spajiç, i cili ka zhvilluar bisedime me partitë që kanë fituar vende në parlament, paralajmëroi se “Europa Tani” ka marrë mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë së re në vend dhe se “koalicioni do të formojë një qeveri të përbashkët që do të përmbushë të gjitha programet e premtuara gjatë fushatës zgjedhore”.

Sipas tij partitë pro-serbe dhe pro-ruse nuk do të jenë pjesë e qeverisë. Ky qendrim është kundërshtuar nga politika e Beogradit dhe nga disa parti pro-serbe në Malin e Zi, të cilët kanë kërkuar që edhe koalicioni i partisë pro-serbe dhe pro-ruse, ish-Fronti Demokratik, të përfshihet në qeverinë e re.

Kjo ndërhyrje ka ndikuar që edhe pas gati 4 muajsh, Mali i Zi të mbetet pa qeverinë e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Mali i Zi konsiderohej si një vend që udhëhiqte procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në rajon dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim. Megjithatë si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021, për shkak të progresit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit.

Marrë nga VOA

judy rising reinke

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet