LIVE UPDATES
Bota

Bisedimet SHBA-Meksikë lehtësojnë tensionet mbi ndërtimin e murit në kufi

Teksa nënvizoi se Meksika nuk është prodhuese e fentanilit, Sekretarja e Sigurisë Rosa Icela Rodriguez njoftoi strategji të reja për të frenuar trafikun e drogës. 

6 Tetor 2023, 17:59 Nga f.i
Bisedimet SHBA-Meksikë lehtësojnë tensionet mbi ndërtimin e
foto ilustruese

SHBA-Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë mbajtën bisedime për imigracionin, trafikun e paligjshëm të drogës dhe sfida të tjera të përbashkëta, të enjten në Meksikë. Për shkak të paqartësive mbi zgjerimin e mundshëm të murit kufitar SHBA-Meksikë, Sekretari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara u detyrua të shpjegonte qëndrimin e administratës amerikane. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias e Zërit të Amerikës njofton.

"Diskutimet e zyrtarëve të nivelit të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës u përqëndruan në vlerësimin dhe nxitjen e përparimit nga të dyja vendet mbi çështje sfiduese si trafiku i paligjshëm i drogës dhe armëve. Ne po thellojmë bashkëpunimin për hetime, arrestime dhe ndjekje penale. Autoritetet meksikane po dërgojnë 40 për qind më shumë kërkesa se sa 6 vjet më parë për gjurmimin e armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara dhe kjo u mundëson organeve të zbatimit të ligjit të ndalojnë trafikun e armëve që në burim”, tha Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland vlerësoi ekstradimin e Ovidio Gomez Lopezit, drejtues i Kartelit të Sinaloas dhe i biri i Joaquin “El Chapo” Guzman. 

“Ne e dimë se kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa sakrificën e organeve ligjzbatuese meksikane dhe pjesëtarëve të shërbimit ushtarak që dhanë jetën për vendosjen e drejtësisë”, tha zoti Garland.

Teksa nënvizoi se Meksika nuk është prodhuese e fentanilit, Sekretarja e Sigurisë Rosa Icela Rodriguez njoftoi strategji të reja për të frenuar trafikun e drogës. 

“Ne do të zhvillojmë takime me vende që prodhojnë substanca kimike për të rregulluar tregun. Ne do të vazhdojmë të ndjekim organizatat kriminale që aktualisht shesin apo blenë drogë sintetike”, tha Rosa Icela Rodríguez, Sekretare e Sigurisë së Meksikës.

E enjtja, shënoi herën e parë që migracioni ishte pjesë e diskutimeve në kuadër të takimit të nivelit të lartë dypalësh. Megjithatë, paqartësitë mbi qëndimin e administratës së Presidentit Biden dhe veprimet e fundit lidhur me zgjerimin e murit në kufi, morën më shumë vëmendje. Sekretari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Alejandro Mayorkas, mohoi të kishte ndryshim të politikave. 

“Ndërtimi i murit është miratuar dhe financuar gjatë administratës së kaluar, në 2019 dhe ligji detyron përdorimin e këtij fondi për këtë qëllim”, tha zoti Mayorkas.

Më herët gjatë ditës, Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador e kritikoi ashpër masën. Në kohën kur bisedimet dypalëshe ishin drejt mbylljes, Sekretarja e Punëve të Jashtme të Meksikës Alicia Barcena u shpreh me një ton më pajtues. 

“Sekretari Mayorkas ishte i qartë dhe sqaroi atë që po ndodh dhe për fat të keq, njoftimi përkon me vizitën e tyre”, tha zonja Bárcena.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare tha se siguria kufirit do të kërkojë një qasje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë teknologji moderne për mbikëqyrje dhe modernizimin e hyrjes se pikave kufitare./VOA

muri ne kufirin shba-meksike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet