LIVE UPDATES
Bota

Regjistrimi i popullsisë, REL: Çfarë dihet për dëmet që iu shkaktuan Kosovës në luftë?

Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.  Njëzet e dy miliardë euro besohet të jetë vlera e dëmeve ekonomike që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës. Kështu, të paktën, kanë deklaruar në të kaluarën zyrtarë të lartë të Kosovës, duke ngulmuar se zotërojnë të dhëna, ani pse ato nuk i kanë publikuar asnjëherë.

5 Prill 2024, 08:17 Nga N.F
Regjistrimi i popullsisë, REL: Çfarë dihet për dëmet
Foto ilustruese


KOSOVË- Çështja e dëmeve të kohës së luftës në Kosovë është riaktualizuar ditëve të fundit, pasi në kuadër të regjistrimit të popullsisë – që zhvillohet prej 5 prillit deri më 17 maj 2024 – për herë të parë është përfshirë një pyetësor për të dokumentuar dëmet nga lufta në ekonomitë familjare. Qytetarët e Kosovës do të mund të dëshmojnë mbi dëmet e shkaktuara gjatë periudhës ndërmjet 28 shkurtit 1998 dhe 12 qershorit 1999. Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.

Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.
 Njëzet e dy miliardë euro besohet të jetë vlera e dëmeve ekonomike që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës. Kështu, të paktën, kanë deklaruar në të kaluarën zyrtarë të lartë të Kosovës, duke ngulmuar se zotërojnë të dhëna, ani pse ato nuk i kanë publikuar asnjëherë.

Sipas një raporti të organizatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch (HRW), të publikuar më 2001, shkalla e shkatërrimit të pronave civile nga forcat qeveritare serbe më 1999 ka qenë shumë e madhe. Në raport citohet një sondazh i Zyrës së Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), sipas të cilit, pothuajse 40 për qind e të gjitha shtëpive të banimit në Kosovë ishin dëmtuar rëndë ose ishin shkatërruar plotësisht.

Në një raport të shtatorit të vitit 1999, të përpiluar prej Komitetit për Çështje Ekonomike dhe Zhvillim të Këshillit të Evropës, përmendet se organizatat atëbotë aktive në Kosovë vlerësonin që mbi 120.000 objekte banimi ishin bërë të pabanueshme. Sipas raportit të HRW-së, ngjashëm pësuan edhe shkollat dhe xhamitë: “Sipas vlerësimeve të OKB-së, në Kosovë janë dëmtuar 649 shkolla – më shumë se një e pesta e shkollave të inspektuara janë dëmtuar për mbi 60 për qind ose janë shkatërruar plotësisht”.

Shumë dëshmitarë janë cituar të kenë thënë se forcat serbe u kishin grabitur gjëra me vlerë, përfshirë unazat e martesës e automjetet, dhe se i kishin kërcënuar me jetë nëse nuk do t’ua dorëzonin të gjitha paratë që i kishin. Lufta besohet se ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm psikologjik dhe emocional, se ka kthyer tejet mbrapa zhvillimin ekonomik, se i ka penguar investimet e huaja, se ka shkaktuar jostabilitet politik dhe tensione sociale.

Në korrik të vitit 1999, Roy Dickenson, atëbotë zëdhënës i Komisionit Evropian, deklaroi se gazetarë dhe zyrtarë tjerë të huaj, që nuk kanë arritur të udhëtojnë jashtë Prishtinës, e kanë nënvlerësuar tej mase shkallën e dëmit që i është shkaktuar Kosovës në luftë.
 Kriminologia Furtuna Sheremeti i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, për të pasur një pasqyrë të qartë të së kaluarës, fillimisht duhet të adresohen të gjitha krimet që kanë ndodhur, e pastaj të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara.

“Mosdokumentimi i krimeve, e aq më pak i dëmeve, ka ndikim të madh, për shkak se na ka vendosur në rrezik të humbasim kujtimet primare të luftës. Përtej kësaj, ka shumë viktima të luftës që kanë vdekur pa iu adresuar dëmi i shkaktuar e pa iu njohur asnjëherë nevojat e tyre”, ka thënë Sheremeti, studimet e së cilës janë fokusuar në vlerësimin e dëmeve të luftës.

Më 2011, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, u themelua një Institut për dokumentimin e dëmeve të luftës. Puna e tij u përmbyll më 2018. Anëtarë të saj thanë se publikuan tetë libra për vrasjet, për personat e pagjetur dhe për shkatërrimin e monumenteve dhe pronave të shqiptarëve.
 Më 2021, në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u themelua Komisioni shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore nga forcat serbe në vitet ‘98-’99. Në maj të vitit 2023, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, publikoi disa gjetje të raportit të përpiluar prej këtij Komisioni.

Çeku përmendi dëmtimin apo shkatërrimin e 1.788 objekteve të trashëgimisë kulturore, vjedhjen e mbi 3.000 artefakteve të Muzeut të Kosovës, djegien apo shkatërrimin e 1.7 milion librave në gjuhën shqipe dhe 175 librarive publike, si dhe grabitjen e mbi 25 mijë dosjeve me dokumentacione të ndryshme gjatë kohës së luftës.

Ai paralajmëroi që, në bazë të këtij dokumenti, “dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare, do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim”. Në nëntor të 2023-tës, ekzekutivi në Kosovë themeloi Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Drejtori i tij, Atdhe Hetemi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se aktualisht janë duke pranuar materiale prej institutit paraprak dhe prej organizatave joqeveritare: “Në bazë të ligjit, Instituti duhet t’i trajtojë disa lloje krimesh, shembull krimet kundër njerëzimit, krimet ushtarake, krimet psiko-sociale dhe ato të bëra në ambient”. Ai ka thënë se nuk mund të deklarohet për vlerën e dëmeve, por disa materiale tregojnë shkatërrim të madh:

“Disa pjesë të Kosovës kanë qenë të shkatërruara tërësisht”. Kriminologia Sheremeti, e cila ishte angazhuar në themelimin e Institutit, beson se puna e tij do të jetë sfiduese: “Ta bësh krejt këtë punë 25 vjet pas luftës, është përpjekje e jashtëzakonshme. Kështu që, po, do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”.

Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare. Nga viti 2000, deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX). Në vitin 2018, EULEX-i i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendëse.

Marrë nga REL

 

kosova lufte krime luf

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet