Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre! Ftoj çdo parti të na bashkohet në këtë front kundër së keqes
Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur k&...
Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur k&...
“Kemi bërë avancim në raportin me Amerikën!” Grenell i përgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet nuk kan&eu...
FOTO/ U gjet i vrarë në makinë, zbardhet identiteti i viktimës në Lezhë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes 6 Shk...
"Popullit ia mas pulsin çdo muaj"/ Rama: U rri mbi kokë punëve, jo si disa që e nxjerrin bukën duke sharë e ofen...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e cilësoi vendimin një arritje shumë të madhe për vendin.
KOSOVË- Autoritetet në Kosovë mirëpritën vendimin e një dite më parë të Komisionit për politikë dhe demokraci të Këshillit të Evropës për t’i hapur rrugën e anëtarësimit të Kosovës në këtë këshill, ndërsa po kritikohet ashpër nga autoritetet në Serbi.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e cilësoi vendimin një arritje shumë të madhe për vendin.
“Tash qytetarët e Republikës mund ta kenë qasjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por përtej kësaj është tejet lajm i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata Ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hynë brenda”, tha ai.
Kryeministri Kurti tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë përpjekjet për anëtarësim edhe në institucionet tjera euro-atlantike.
Por kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tha se hapja e rrugës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është meritë e punës së aleatëve të vendit.
“Është pozicion i qartë i aleatëve me avancu Kosovën, mendoj se përkundër pengesave që qeveria dhe kryeministri Kurti ua ka nxjerrë aleatëve, ata prapë se prapë arritën këtë rezultat, këtë sukses për Kosovën. Është krejtësisht punë e tyre”, tha zoti Haradinaj.
Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në këtë këshill dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar edhe mundësinë e largimit të saj nëse Kosova bëhet anëtare, ndonëse në marrëveshjen e arritur një vit më parë në Bruksel dhe në Ohër, të dyja palët zotohen se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.
Ministri i jashtëm në detyrë i Serbisë Ivica Daçiç tha se vendimi i Komisionit Politik të Këshillit të Evropës është shkelje e drejtpërdrejtë të interesave shtetërore dhe cenim i tërësisë tokësore të Serbisë. Ndërsa shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha në një deklaratë se anëtarësimi i Kosovës “do të ishte një gjest armiqësor ndaj Serbisë”.
Dy delegatë të Serbisë dhe një nga Bosnja e një nga Mali i Zi, votuan dje kundër rekomandimit të Komisionit për t’i bërë ftesë Kosovës për anëtarësim, ndërsa 31 votuan në favor të rekomandimit.
Me 18 prill Asambleja parlamentare pritet të votojë për këtë rekomandim ndërsa vendimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës pritet në muajin maj, në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës.
Komiteti tha pas votimit se mirëpret një listë të gjerë të zotimeve të bëra me shkrim nga autoritetet e Kosovës ndërsa nënvizoi se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën, që do të ndihmonte për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të serbëve të Kosovës.
Komisioni tërhoqi vërejtjen për rrezikun e dhunës së mundshme në Kosovë ndërsa theksoi se siguria do të varet nga “mbrojtja e të drejtave të komunitetit serb, shtensionimi i situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës në prill të vitit 2022.
Procesi ishte bllokuar për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pronave të Manastirit të Deçanit. Dy javë më parë qeveria e Kosovës njohu pronën prej rreth 24 hektarësh të manastirit, duke i hapur rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës./VOA
Foto Ilustrim KANADA- Humbja e vëmendjes, boshllëqet në të mësuar dhe depresion në rritje mes nxënësve, janë a...
foto ilustruese SHBA- Prodhuesit globalë të naftës dhe gazit shikojnë katërfishimin e rezervave të provuara deri në viti...
Foto Ilustrim PALESTINË- Ministria e Jashtme palestineze lëshoi një deklaratë duke tërhequr vëmendjen ndaj sulmeve të ...
fotot ilustruese MADRIT- Një komision hetimi në Madrid tha sot se të paktën 4000 të moshuar në shtëpitë e kujdesit ...
Foto nga takimi IRAN- Udhëheqësi politik i Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), Ziyad al-Nakhalah, u takua me Udhëheqësin Suprem ...
Foto Ilustrim PAKISTAN- Amnesty International i ka bërë thirrje Pakistanit ta ndalë dëbimin e qindra mijëra grave dhe vajzave afga...
foto ilustruese IZEAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu i kërkoi gjykatës së lartë izraelite të enjten të shtyjë një...
HOLANDË- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nxori masa të reja të përkohshme për Gazën si pjesë e&...
Sam Bankman-Fried SHBA- Sam Bankman-Fried, ish-manjati i kriptomonedhave, i cili u arrestua për mashtrim, u dënua me 25 vjet burg të en...
Donald Trump SHBA- Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurën gjykatësin e Nju Jorkut që i ndaloi të flasë publiki...