LIVE UPDATES
Bota

Rasti i trafikimit teston raportet Serbi-Kinë

Dy gratë, zyrtarisht janë identifikuar si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore nga Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit të Qenieve Njerëzore, një organizatë shtetërore serbe që ofron mbështetje për viktimat e trafikimit.

12 Shtator 2024, 07:50 Nga N.F
Rasti i trafikimit teston raportet Serbi-Kinë
Foto ilustruese

SERBI- Një gjykatë serbe do të nisë procedurat gjyqësore më 12 shtator në rastin e parë të dokumentuar publikisht në vend për trafikim seksual, ku përfshihen shtetas kinezë. Aktakuza, të cilën e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, thotë se dy gra kineze ishin trafikuar në Serbi nga Kina dhe më pas u ishin marrë pasaportat nga trafikantët. Në padi thuhet se atyre u ishte dhënë vetëm një vakt ushqimor në ditë dhe nën kërcënim për jetë ishin detyruar të ofronin shërbime seksuale burrave.

Në aktakuzë u tha se dy gratë ishin trafikuar nga një burrë kinez, “i cili i mashtroi viktimat” duke u premtuar “se do t’u gjente punë si masazhatore” në Serbi dhe do t’u siguronte “banim dhe ushqim”. Pak kohë pasi ato shkuan në Serbi, duke i kërcënuar “se do i vriste”, ai i detyroi ato që të kryenin marrëdhënie seksuale me burra dhe duke i paralajmëruar se “ai ishte i fuqishëm dhe mund të bënte gjithçka që ato të zhdukeshin”.

“Disa orë pasi arritën, ai organizoi keqpërdorimin e tyre seksual” nga burra kinezë në Serbi “nën kërcënimin se ato i kishin borxh atij para për biletat e blera të avionit dhe se ato duhej të fitonin para për t’u pajisur me leje pune”.

Burri kinez, i cili nuk është identifikuar, u arrestua në mars nga policia serbe në qytetin e Borit dhe ndaj tij pritet të nisin seancat dëgjimore preliminare që do të mbahen prapa dyerve të mbyllura. Ndaj tij, gjykata e qytetit Zajacar ka ngritur akuzën për trafikim të qenieve njerëzore.

Pjesë të mëdha të aktakuzës, të siguruar nga REL-i, duke përfshirë detaje për rastin, janë redaktuar me ngjyrë të zezë. Rasti ligjor ku përfshihen shtetas kinezë me gjasë do të testojë raportet gjithnjë e më miqësore mes Kinës dhe Serbisë.

Kina është bërë një investitore e madhe dhe partnere tregtare me Serbinë, dhe dy shtetet ofrojnë lëvizje të lirë pa viza për qytetarët e të dyja shteteve.

“Ndjeshmëria e raporteve diplomatike shpesh krijon presion ndaj autoriteteve serbe që të jenë të kujdesshme kur bëhet fjalë për hetimet që përfshijnë shtetas kinezë apo kompani”, tha Sasa Gjorgjeviq, analist i lartë në Nismën Globale për Luftimin e Krimit të Organizuar Transnacional, institut me seli në Zvicër.

“Frika se kjo mund të rrezikojë lidhjet strategjike midis Serbisë dhe Kinës mund të çojë në një reagim më pak vendimtar nga autoritetet dhe institucionet serbe”, shtoi Gjorgjeviq.

Dy gratë, zyrtarisht janë identifikuar si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore nga Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit të Qenieve Njerëzore, një organizatë shtetërore serbe që ofron mbështetje për viktimat e trafikimit.

Kjo qendër i tha REL-it se ky është rasti i parë në Serbi ku janë përfshirë shtetas kinezë, që kur kjo organizatë nisi mbledhjen e të dhënave për këtë fushë më 2015. Janë 35 raste të dokumentuara për trafikim të qenieve njerëzore në Serbi deri më tani më 2024, sipas qendrës.

Shembuj të trafikimit të grave kineze në Serbi janë përmendur edhe në Raportin e vitit 2024 për trafikimin e qenieve njerëzore të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit. Në raport thuhet se “trafikantët shfrytëzojnë gratë nga Republika Popullore e Kinës për trafikim seksual, kryesisht duke i shënjestruar për kërkesën e seksit komercial nga punëtorët në projektet e financuara nga Kina, përfshirë minierat e bakrit”.

Përderisa në aktakuzë nuk përmendet asnjë lidhje me industrinë e minierave, Bori, qyteti ku u arrestua personi që po akuzohet për trafikimin e grave kineze, dhe qyteti i afërt, Majdanpek, janë shtëpi e dy operacioneve të mëdha për mihjen e arit dhe bakrit, që më 2018 u morën nën kontroll nga kompania kineze Zijiin Mining. Kompania punëson punëtorë serbë dhe kinezë në Bor dhe Majdanpek.

DASH-i nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me detajet e përmendura në raport apo nëse në të përfshihet rasti i dy grave kineze, rast për të cilin është ngritur aktakuzë. Por, DASH-i tha se ka informuar Qeverinë serbe për gjetjet e tij.

Qeveria serbe nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment. Ambasada kineze në Beograd po ashtu nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për aktakuzën, për nisjen e procedurës paraprake gjyqësore më 12 shtator apo për pretendimet e ngritura nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Zoran Pasaliq, raportuesi kombëtar i Serbisë për trafikim të qenieve njerëzore dhe Avokat i Popullit, i tha Radios Evropa e Lirë se është në dijeni me rastin ku janë përfshirë dy gratë kineze dhe “nuk ka dyshim se ato janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore”. Ai tha se edhe persona të tjerë, përveç burrit kinez, janë përfshirë në trafikimin dhe shfrytëzimin e dy grave.

“Sipas njohurive tona, nuk është vetëm një shtetas kinez. Mirëpo, për shkak të hetimeve, nuk mund të zbulojë se kush tjetër është i përfshirë në këtë rast”, tha ai.

Pasaliq tha se Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit të Qenieve Njerëzore u ka ofruar grave strehim falas dhe mbështetje psikologjike, u ka ofruar leje të përkohshme qëndrimi dhe “mbështetje deri në kthimin e tyre në Kinë”.

Në Serbi, për trafikim të qenieve njerëzore dënimi maksimal është 12 vjet burgim. Por, Marija Andjelkoviq, udhëheqëse e ASTRA, organizatë serbe që ofron mbështetje për viktimat e trafikimit, tha se sipas precedentëve ligjorë në këtë shtet, ka tendenca që të favorizohen dënimet më të buta për këtë vepër penale, shpesh nga tre deri në pesë vjet burgim.

“Këto procedura mund të zgjasin shumë dhe mund të jenë të lodhshme për viktimën”, tha ajo për REL-in “Viktima mund të përsërisë historinë e saj mesatarisht deri në shtatë herë nga kontakti i parë me autoritetet e deri në fund të gjyqit”.

Në një rast tjetër të trafikimit të qenieve njerëzore në Serbi më 2021, kompania kineze Linglong, që po ndërton një fabrikë gomash në vlerë prej rreth 1 miliard dollarësh në Serbinë verilindore, u akuzua për shfrytëzimin e afër 500 punëtorëve vietnamezë.

Siç u dokumentua përmes dëshmive të punëtorëve dhe imazheve që atëbotë iu shpërndan mediave lokale dhe ndërkombëtare, punëtorët ishin vendosur në kazerma të improvizuara pranë kantierit të ndërtimit, dhe nuk kishin energji elektrike, ujë të ngrohtë e as qasje në ushqim të mjaftueshëm. Shumë punëtorëve po ashtu u ishin marrë pasaportat nga menaxherët e tyre pasi kishin shkuar në Serbi dhe ky incident ishte ngritur nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara.

Një rast i ngjashëm u ngrit në janar, ku ishin përfshirë një grup i vogël i punëtorëve indianë, të cilët po punonin për kompaninë China Energy Engineering Group Tianjin Electric Power Construction. Kjo kompani është kontraktore e Linglongut.

Hetuesit serbë erdhën në përfundim se asnjëri incident nuk kishte të bënte me trafikim të qenieve njerëzore. Ky vendim u kritikua nga organizatat sikurse ASTRA dhe nga Tomoya Obokata, raportuesi i posaçëm i OKB-së për format bashkëkohore të skllavërisë. Obokata tha për BIRN-in se kjo ishte pjesë e një “trendi të rrezikshëm” të Serbisë sa i përket injorimit të rasteve që potencialisht mund të jenë raste të trafikimit të qenieve njerëzore./ REL

serbi kine trafikim njerezish

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale