LIVE UPDATES
Bota

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti: Moratoriumi mbi çështjet etnike, jo i stilit Gruevski

Ndaj dhe qeveria sipas tij, po bën përpjekje për të krijuar një perspektivë të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

11 Shtator 2024, 21:55 Nga M.B
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti:
Izet Mexhiti

MAQEDONIA E VERIUT- Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti tha se moratoriumi mbi çështjet etnike i propozuar nga numri një i qeverisë, ka për qëllim vënien në plan të parë të çështjeve që lidhen me zhvillimin ekonomik të vendit dhe forcimin e shtetit ligjor. Ai shtoi se janë çështje si standardi i ulët i jetesës apo korrupsioni, ato që detyrojnë të rinjtë të largohen. Ndaj dhe qeveria sipas tij, po bën përpjekje për të krijuar një perspektivë të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Mexhiti i cili mban në qeverinë e Kryeministrit Hristijan Mickoski edhe postin Ministrit të Mjedisit, ndodhej në Uashington për të marrë pjesë në Konferencën e 9-të vjetore mbi Sigurinë Energjetike në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Zëri i Amerikës: Zoti Mexhiti, po e nis nga një çështje që duket se ka ngjallur mjaft debate në vendin tuaj. Është paralajmërimi për shqyrtimin e ligjit të gjuhëve nga ana e Gjykatës Kushtetuese, gjë që më gjasë do të nisë në muajin tetor. Cilat do të ishin pasojat në qëndrueshmërinë politike dhe në marrëdhëniet ndëretnike nëse gjykata do të vendoste që të reduktonte përdorimin e gjuhës shqipe në vendin tuaj?

Izet Mexhiti: Para se të elaboroj se si do të veprojmë ne si qeveri, dua ta njoftoj opinionin nëpërmjet Zërit të Amerikës që ky problem nuk është prej tash. Pra, ka të bëjë me ligjin për gjuhët, i cili ka mundësuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, por nuk është plotësisht zyrtare gjuha shqipe, siç është serbishtja në Kosovë. Mirëpo edhe ashtu siç është, qeveria LSDM-BDI pasi e ka sjell ligjin, jo paraprakisht pra, ka dërguar në Komisionin e Venecias, që në parim është dashur ta dërgojë para se të sillet ligji, të marrë sugjerimet nga ata dhe të sjellin një ligj që do të jetë konform normave ndërkombëtare dhe Kushtetutës së Maqedonisë. Këtë, nën presion të opinionit, ministrja e drejtësisë e LSDM-së e ka dërguar pasi është sjellë ligji në parlament, është bërë valid, e ka dërguar për mendim te Komisioni i Venecias dhe atje do të thotë ka sugjerime që duhet të abrogohen dy-tre nene të ligjit. Pra, nuk flasim për ligjin në tërësi.

Gjuha shqipe është dhe mbetet në përdorim zyrtar edhe po të sillet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe në seanca gjyqësore, është i detyruar edhe gjykatësi maqedon ta përdorë gjuhën shqipe. Kjo ka të bëjë, për shembull, me banknotat, a do të jenë në dy gjuhë apo në një gjuhë dhe ka edhe një nen që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe në uniformën e policisë, ushtrisë. Pra këto janë ato çështjet që i ngrit Komisioni i Venecias dhe qeveria e kaluar, meqë e ka dërguar tek ky Komision, është dashur t’i absolvon këto çështje në ligjin aktual. Nuk e kanë bërë këtë dhe mandej është ngrit edhe iniciativa para pesë viteve në Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo meqë Gjykatën Kushtetuese, nga nëntë anëtarë, tetë anëtarë i kontrollon sërish koalicioni BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) dhe LSDM, ato pesë vite e kanë mbajtur në sirtar dhe tani e hedhin në opinion, për ta shfrytëzuar për pretekst, për destabilizim të vendit, për protesta e kështu me radhë.

Mirëpo sido që të jetë, ne si qeveri kemi bërë apel për shkak se nuk mund të ndërhyjmë tek Gjykata Kushtetuese ta kenë parasysh që ky vendim nuk është vetëm juridik, por është edhe politik dhe mund të cënojë stabilitetin e vendit, mund të cenon shumë procese dhe të jenë të kujdesshëm gjatë sjelljes. Besoj që Gjykata Kushtetuese, edhe pse është me përbërje të kaluar, do jenë të arsyeshëm dhe nuk do të kontribuojnë prap për të dëmtuar proceset ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

Zëri i Amerikës: Kryeministri Hristijan Mickovski ka bërë thirrje për një lloj moratoriumi ndaj çështjeve etnike të cilat krijojnë tensione në vend. Çfarë do të thotë kjo sipas jush? A nuk është një përpjekje për të heshtur zërat kritikë?

Izet Mexhiti: Jo. Nuk është moratorium i stilit të Gruevskit, i cili pati vendosur kusht Ahmetit nëse do të jetë pjesë e qeverisë, pra të ketë moratorium për çështjen shqiptare, me të cilin ka qeveris 11 vite. Kryeministri i tanishëm, së paku fillimisht, është i arsyeshëm dhe i kujdesshëm në këtë frymë. Pra, bashkarisht kemi shënuar marrëveshjen e Ohrit me mbledhje solemne të qeverisë së Republikës së Maqedonisë. E kemi shënuar edhe me aktivitete të tjera zyrtare, ku ka marrë pjesë aktive zoti Mickovski, që nuk ka marrë në të kaluarën Gruevski dhe nuk e ka përfillë marrëveshjen e Ohrit. Bashkarisht kemi shënuar edhe datën e Nënës Terezë.

Në sheshin kryesor po punohet edhe përmendorja kryesore në sheshin kryesor të kryeqytetit Shkupit përmendorja në përmasa të mëdha e Nënë Terezës. Në këtë drejtim këtë e shoh më tepër që t’i spostojmë në plan të dytë çështjet etnike dhe të vëmë në plan të parë zhvillimin ekonomik, standardin jetësor, shtetin ligjor, decentralizimin, luftën kundër korrupsionit. Pra këto janë arsyet pse po ikin të rinjtë pa marrë parasysh a janë shqiptarë a maqedonas, apo të komuniteteve të tjera nga vendlindja dhe çdo ditë kam informacione që në Amerikë vijnë pesë të rinj, do të thotë 3 maqedonas dhe 2 shqiptarë. Edhe më keq është situata në vendet e Evropës. Pra ata po kërkojnë një perspektivë të re, një shtet ligjor, një luftë të ashpër kundër korrupsionit për të krijuar një jetë të qëndrueshme dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët në Maqedoni.

Zëri i Amerikës: Por, si mund të zgjidhen problemet ndëretnike kur nuk flitet mbi to apo kur nuk ofrohet një qasje të qartë...a ka qeveria një qasje të qartë për zgjidhjen e tyre nëse ka problematika që mund të ndezin tensione?

Izet Mexhiti: VLEN-i që është tani në qeveri është një gjeneratë e re e politikanëve, të cilët e lexojnë më ndryshe marrëveshjen e Ohrit dhe ka çështje që varen nga pala maqedonase dhe ka çështje që ne duhet t'i hapim brenda nesh. Ne kemi sot tre universitete në gjuhën shqipe që financohen nga shteti. Mirëpo, kualiteti është tejët i ulët dhe sipas statistikave 35% e nxënësve që e mbarojnë shkollën e mesme shkojnë në universitetin në gjuhën maqedonase për shkak të kualitetit. Shqiptarët në Maqedoni kanë evoluuar dhe nuk janë më të përkushtuar që të kenë vetëm kuantitet.

Mendoj se është koha t'i hapim këto tema në mesin tonë, për cilësinë që duhet të ketë arsimi, shëndetësia, ekonomia pasi këto nuk varen më vetëm nga pala tjetër. Si fakt që kjo qeveri është e hapur edhe ndaj çështjes shqiptare, javën e kaluar është miratuar në mbledhje të qeverisë një vendim ku 35 milionë euro janë ndarë për ndërtimin e kampusit universitar të Universitetit Nëna Terezë në Shkup. Ne do të vazhdojmë punën, por qëllimi i asaj që desha të them ishte se ne duhet të hapim këtë debat brenda nesh për kualitetin e arsimit, për kualitetin e atyre që futën në administratë sepse nëse zgjidhet shqiptari më i mirë ai do të jetë edhe shërbyes më i mirë. Pra, të mos ketë vetëm punësime partiake dhe kuantitative./ VOA

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet