14-vjeçari u kap me pistoletë e fishekë në Vlorë, flet një nxënës: Lëvizte me biçak, kishi...
Bota
“Rama ndikoi në shpalljen non-grata të Berishës”, BILD fshin brenda orës shkrimin ‘BOMBË’
Shkrimi nuk ekziston më në median gjermane.
10 Shkurt 2023, 17:11Nga F.M
TIRANË- BILD-i gjerman hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, të cilin e ‘shënjestroi’ si personin që ka përdorur Byronë Federale të Hetimit (FBI) për të shpallur non-grata kryedemokratin Sali Berisha.
“Tërmeti ballkanik” e titulloi shkrimin BILD në të cilin fliste për lidhjet e kreut të qeverisë shqiptare me ish-shefin e kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal, i cili aktualisht është vënë nën akuzë për korrupsion.
Por, vetëm një orë pas publikimit, shkrimi nuk ekziston më në median gjermane! Është fshirë dhe arsyeja nuk dihet!
Dosja.al e ka ruajtur me foto të gjithë shkrimin original të publikuar më herët, si dhe e ka botuar të përkthyer gjithashtu.
Çfarë shkruante BILD për shpalljen non-grata të Berishës?
McGonigal është aktivizuar edhe politikisht për Ramën: njeriu i FBI-së jo vetëm ka marrë ryshfet, por ka iniciuar edhe hetime nga FBI kundër kundërshtarëve politikë të Ramës. Gjatë kohës kur ai ishte aktiv, u vendos edhe "non grata" për ish-presidentin dhe kundërshtarin politik të Ramës, Sali Berisha. Shoku i Ramës, Duçka, i cili nuk u arrit të kontaktohej nga BILD, thuhet se ka ndihmuar në identifikimin e dëshmitarëve në Evropë kur nisi hetimi.