LIVE UPDATES
Bota

BILD "NXIN" skandalin e Charles McGonigal: Agjenti i korruptuar i FBI-së shkaktoi "tërmet", Rama e përdori për të shpallur Berishën "non grata"

Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Sri Lanka në janar, kur iu vendosën prangat në aeroportin JFK të Nju Jorkut. Ish-agjenti tani do të gjykohet – dhe akuzat janë të vështira!

10 Shkurt 2023, 15:07 Nga k.m.
BILD "NXIN" skandalin e Charles McGonigal: Agjenti i korruptuar i
Charles Mcgonigal

GJERMANI- Një agjent i korruptuar i FBI-së në Nju Jork, një oligark rus i sanksionuar dhe një aferë ryshfeti shkaktojnë një tërmet që arrin deri në Gjermani! Një thriller i vërtetë politik dhe agjenturor për fondet e dyshimta, seks, udhëtimet sekrete, miq rusë, licenca nafte dhe politikë.

Në qendër të skandalit është ish-agjenti i FBI-së dhe shefi i kundërzbulimit në policinë federale amerikane, Charles McGonigal (54 vjeç) dhe një lidhje me Shqipërinë që të çon në pallatin e qeverisë në Tiranë – në afërsi të kryeministrit Edi Rama: tek miku dhe këshilltari i ngushtë Dorian Duçka. Thuhet se Duçka thjesht i ka dhënë ryshfet njeriut të FBI-së për llogari të qeverisë shqiptare.

Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Sri Lanka në janar, kur iu vendosën prangat në aeroportin JFK të Nju Jorkut. Ish-agjenti tani do të gjykohet – dhe akuzat janë të vështira!

Sepse njeriu i FBI-së nuk ishte kushdo: McGonigal dikur ishte përfshirë në hetimin e informatorit të "Wikileaks" Chelsea Manning. Ai ndihmoi në kërkimin e një "çimke" kineze brenda CIA-s dhe nisi hetimet për lidhjet e dyshuara të Rusinë me ekipit të fushatës së Donald Trump në vitin 2016 ("Operacioni Crossfire Hurricane"). Amerikani sihte një nga oficerët më të lartë federalë të zbatimit të ligjit që është paditur ndonjëherë.

BILD "NXIN" skandalin e Charles McGonigal: Agjenti i korruptuar i

Para se të tërhiqej nga detyra në vitin 2018, ai kishte drejtuar kundërzbulimin në zyrën e FBI-së në Nju Jork: ai supozohej se gjurmonte tradhtarët në radhët e tij dhe të rekrutonte vetë spiunë të mundshëm. Por McGonigal, të paktën sipas gjyqësorit amerikan, me sa duket donte punë fitimprurëse me kohë të pjesshme. Dy aktakuza në gjykatat federale - një në Distriktin Jugor në Nju Jork (me 5 akuza), e dyta në Uashington DC ( me 9 akuza) - listojnë aktivitetet e tij të supozuara të paligjshme.

BILD "NXIN" skandalin e Charles McGonigal: Agjenti i korruptuar i

Sipas dosjeve dhe raportimeve në media, ai mori detyra nga Agron Nezën, një ish-agjent gjatë regjimit komunist në Shqipëri, që tani drejton një kompani në Nju Xhersi dhe këshilltari e po ashtu, miku i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka, por nuk i raportoi. Ai fluturoi në Ballkan disa herë.

Sipas të dhënave të gjykatës, ai është takuar 4 herë me Ramën: në Tiranë dhe Nju Jork. Aktakuza i përshkruan “marrëveshjet” kështu: Dikur një takim me Ramën thuhet se ka qenë për çështjen e licencave të naftës. Si Neza ashtu edhe Duçka thuhet se kanë pasur “interesa financiare” në licencimin e kompanive ruse.

Licencat jepen nga shteti shqiptar.

Një gjë është e sigurt, raportoi gjithashtu Neë York Times  menjëherë pasi McGonigal u takua me Ramën; një kompanie e lidhur me njeriun e FBI-së iu dha kontrata për një koncesion nafte. Thuhet se McGonigal është aktivizuar edhe politikisht për Ramën: njeriu i FBI-së jo vetëm ka marrë ryshfet, por ka iniciuar edhe hetime nga FBI kundër kundërshtarëve politikë të Ramës.

BILD "NXIN" skandalin e Charles McGonigal: Agjenti i korruptuar i

Gjatë kohës kur ai ishte aktiv, u vendos edhe "non grata" për ish-presidentin dhe kundërshtarin politik të Ramës, Sali Berisha. Shoku i Ramës, Duçka, i cili nuk u arrit të kontaktohej nga BILD, thuhet se ka ndihmuar në identifikimin e dëshmitarëve në Evropë kur nisi hetimi.

Thuhet se ka pasur lidhje të tjera të dyshimta biznesi edhe në Bosnje-Hercegovinë. Në një moment, i pandehuri u përpoq të organizonte një takim midis një biznesmeni që merrej me farmaceutikë dhe një ish-ministri boshnjak të mbrojtjes, e po ashtu dhe zyrtarëve të lartë nga delegacioni i SHBA në Kombet e Bashkuara.

Bisedimet paraprake u zhvilluan në Gjermani.

Sipas aktakuzës, tarifa ishte 500 mijë dollarë, e cila i paguhej paraprakisht kompanisë së Nezës. Njeriu i FBI-së ka marrë gjithsej 225 mijë dollarë për punën e tij. Nga cilat arkë kanë ardhur paratë në Shqipëri? Deri tani kjo pistë ende nuk është sqaruar.

Pasi McGonigal u largua nga FBI, ai punoi për oligarkun rus Oleg Deripaska, së bashku me ish-diplomatin dhe përkthyesin rus Sergei Shestakov, i cili jeton në SHBA. Të dy shkelën sanksionet ndërkombëtare duke lobuar dhe hetuar një rival të Deripaska-s. Ata thuhet se kanë fshehur pagesat pjesërisht me nënshkrime të falsifikuara nëpërmjet një rrjeti kompanish. Në total, oligarku i pagoi 226,370 dollarë.

BILD "NXIN" skandalin e Charles McGonigal: Agjenti i korruptuar i

Deripaska është tashmë në listën e sanksioneve të SHBA në 2018.

Në të gjitha këto aktivitete, ish-agjenti i FBI-së kishte shkelur ligjet për pastrimin e parave, sanksionet dhe raportimin. Nëse shpallet fajtor, ka një dënim të gjatë me burg,

POr McGonigal kishte bërë një jetë të dyfishtë edhe në kuadrin privat: kur jetonte në Nju Jork, babai i martuar i dy fëmijëve pati një lidhje dashurie me Allison Guerriero (49) për një vit. Agjenti i FBI-së në atë kohë e gënjeu se po planifikonte një divorc me gruan e tij. Pas ndarjes, ajo i shkroi një email të zemëruar kolegut të McGonigal, William Sweeney. Ajo raportoi se McGonigal kishte çanta plot me para. Ai pretendoi se kishte vënë bast për një ndeshje basketbollit dhe e kishte  fituar.

BILD u përpoq të kontaktonte adresën e sajnë Morristoën (Nju Xhersi): Sipas kunatit të saj, ajo do të ishte zhvendosur në një hotel.

Shoku i Ramës, Duçka, është kthyer në Tiranë të paktën për një kohë të shkurtër – por thuhet se disa herë ishte fshehur në Gjermani. Ai ka ende miq këtu, duke përfshirë politikanë, të cilët do të donte t'i ftonte për udhëtime me jaht në Shqipëri ose për një schnitzel në restorantin luksoz "Borchardt", në Berlin. Megjithatë, duke pasur parasysh rrethanat, Duçka, si zakonisht edhe këtë vit, do të vijë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut së bashku me këshilltarët e Ramës dhe të tjerë politikanë shqiptarë...

Marrë dhe përshtatur në shqip nga BILD.de

charles mcgonigal


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet