LIVE UPDATES
Bota

Qeveria Merz merr vlerësime negative pas një viti pune/ DW: Çfarë po ndodh me atë pjesë të politikës së jashtme, që ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor?

Një vit pas marrjes së drejtimit nga qeveria kristiandemokrate-socialdemokrate e Friedrich Merz pjesa më e madhe e qytetarëve janë të pakënaqur me punën e saj.

6 Maj 2026, 18:46 Nga E.d
Qeveria Merz merr vlerësime negative pas një viti pune/ DW:
Friedrich Merz

Përgjigjet janë të ndryshme në varësi të asaj se kë pyesni në Berlin. Një vit pas marrjes së drejtimit nga qeveria kristiandemokrate-socialdemokrate e Friedrich Merz pjesa më e madhe e qytetarëve janë të pakënaqur me punën e saj. Por në këto konstatime mbizotërojnë çështjet që lidhen me planin e brendshëm politik, politika e jashtme nuk luan ndonjë rol të madh.

Megjithatë kjo qeveri si dhe qeveria e mëparshme e socialdemokratit Olaf Scholz po përballet me sfida të shumta, kryesisht për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Kësaj i shtohen krizat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, të cilat, sidomos kriza e fundit e Iranit, po prekin gjithnjë e më shumë Evropën dhe ekonominë e saj më të madhe, Gjermaninë.

Heqja e funksionit të Ngarkuarit të Posaçëm sinjal i keq

Në vorbullën e këtyre sfidave ekzistenciale publiku pak interesohet për marrëdhëniet e Berlinit me vendet eBallkanit Perëndimor. Vëzhguesve të marrëdhënieve të Berlinit me rajonin e Evropës Juglindore u ra menjëherë në sy, se qeveria e re shfuqizoi funksionin e të Ngarkuarit të Posaçëm të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor,i vendosur në kohën e qeverisë së mëparshme. Këtë pozicion e mbante politikani i partisë së Gjelbër, Manuel Sarrazin. Gjatë aktivitetit të tij rajoni ishte rregullisht në listën e prioriteteve të politikës së jashtme gjermane, siç dëshmojnë edhe marrëveshjet e shumta të nënshkruara gjatë kësaj periudhe si pjesë e Procesit të Berlinit.

Qeveria e re e hoqi këtë funksion me shpjegimin se bëhet fjalë për masa kursimi, që janë zbatuar në të gjitha ministritë, përfshirë edhe atë të Jashtme. Por funksioni i ri nuk do të përshtatej në konceptin e ri të sendërtimit të politikës së jashtme, e cila pas shumë vitesh ndodhet në duart e një partie. Politika e jashtme tani është një projekt i përbashkët i zyrës së Kancelarit dhe i Ministrisë së Jashtme nën drejtimin e bashkëpunëtorit të ngushtë të Merz nga po e njëjta parti, Unioni Kristian Demokrat (CDU), Johann Wadephul.

Politika e vazhdimësisë

Ndonëse në fillim me heqjen e funksionit të Komisionerit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor qeveria e re shkaktoi skepticizëm lidhur me vazhdimësinë e politikës ndaj Ballkanit Perëndimor, turneu i ministrit të ri të Jashtëm Johann Wadephulnë rajon u përpoq t'i shuante këto frikëra. Peter Beyer, pëfaqësues i CDU-së në pushtet dhe anëtar i komisionit të politikës së jashtme të Bundestagut, beson se qeveria e Friedrich Merz ka vazhduar ta mbajë Ballkanin Perëndimor në qendër të prioriteteve të politikës së jashtme.

"Në vitin e parë të mandatit të Friedrich Merz qeveria gjermane vazhdoi politikën e viteve të mëparshme ndaj Ballkanit Perëndimor dhe me vizitën e rëndësishme të Ministrit të Jashtëm në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor theksoi qartë rëndësinë strategjike të rajonit. Pikërisht në dritën e tensioneve gjeopolitike, veçanërisht për shkak të ndikimit rus, Ballkani Perëndimor është më shumë se kurrë në fokusin e politikës së jashtme gjermane”, tha Beyer i pyetur nga DW.

Megjithatë ai insiston se nuk bëhet fjalë vetëm për vazhdimësinë e politikës së qeverisë së mëparshme, por për politikën, themelet e së cilës i hodhi kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel, me gurthemelin Procesin e Berlinit.

Berlini pa një rol kryesues

Kolegu i tij nga Partia Socialdemokrate (SDP), Adis Ahmetoviç, beson se Gjermania, duke mbështetur vendet e rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duhet të krijojë kushtet për integrim të plotë në sistemin e vlerave euroatlantike.

"Ekziston një vendosmëri e qartë, se ne i shohim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si pjesë integrale të BE-së. Për këtë arsye mbështesim veçanërisht Malin e Zi dhe Shqipërinë të konsideruar si kryesues në këtë proces. Por të themi të vërtetën, integrimi i këtyre vendeve në BE duhet të përshpejtohet, duke pasur parasysh sfidat gjeopolitike. Në kohën e rritjes së proteksionizmit dhe nacionalizmit global Evropa duhet të dëshmojë, se ka forcën për të kapërcyer vetveten dhe për të zgjeruar BE-në. Për këtë angazhohet kjo qeveri federale”, tha Ahmetović në një intervistë për DW.

Por analistët janë më skeptikë, kur shohin performancën e qeverisë Merz në procesin e integrimit të rajonit në BE. Marina Vuloviç nga Fondacioni Shkencë dhe Politikë në Berlin flet për një "kurs të matur".

"Edhe pse Gjermania ka vendosur qartë për perspektivën evropiane të rajonit, ajo shpesh orientohet nga stimuj të jashtëm, për shembull iniciativat e Komisionit Evropian apo konteksti gjeopolitik, në vend që të marrë vetë rolin udhëheqës. Ndërsa ministri  i Jashtëm me turneun e tij triditor në gjashtë vende tregoi një angazhim më të madh në Ballkanin Perëndimor, kancelari mbetet më i kujdesshëm në deklaratat e tij", mendon Vuloviç. 

AfD: Ballkani Perëndimor i rëndësishëm për Gjermaninë dhe Evropën

Një opinion çuditërisht pozitiv për 12 muajt e parë të politikës së Friedrich Merz ndaj Ballkanit Perëndimor vjen nga radhët e partisë së djathtë opozitare Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila zakonisht përfaqëson pozicione diametralisht të kundërta me koalicionin qeverisës, edhe në politikën ndaj Ballkanit Perëndimor.
"Për mendimin tim bilanci i qeverisë gjermane nën Friedrich Merz ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor pas një viti është i përzier. Nga njëra anë duhet theksuar se rajoni politikisht nuk ka dalë krejtësisht jashtë vëmendjes. Iniciativat diplomatike kanë vazhduar, janë zhvilluar bisedime në kuadrin e procesit të Berlinit dhe janë shënuar disa përparime në hapa të caktuar të integrimit drejt Bashkimit Evropian. Pikërisht për sa i përket stabilitetit në Evropën Juglindore, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë e rëndësishme e politikës së sigurisë për Gjermaninë dhe Evropën”, thotë për DW , përfaqësues i AfD-së dhe anëtar i grupit parlamentar gjermano-evropianojugor.
Por ai konkludon se Gjermania do të duhet të marrë një rol udhëheqës dhe jo vetëm të reagojë ndaj krizave apo nismave nga Brukseli. “Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, Gjermanisë i mungon vija e qartë strategjike”, përfundon përfaqësuesi i grupit më të madh parlamentar opozitar në Bundestag.

Mungesa e mbështetjes së qartë për forcat reformatore

Boris Mijatoviç, raportues i partisë opozitare Të Gjelbrit, ka një vlerësim kryesisht negativ për efektet e qeverisë së Friedrich Merz në Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, thotë ai për DW, vende si Mali i Zi, por dhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të kishin nevojë urgjente për mbështetjen politike të qeverisë gjermane në zbatimin e reformave të nevojshme. Mijatoviç, i cili është shpesh në rajon, beson se qeveria gjermane nuk tregon sa duhet mprehtësi ndaj forcave gjithnjë e më të fuqishme, që po i çojnë vendet e rajonit prapa.
"Në politikën e jashtme të koalicionit qeverisës i kushtohet shumë pak vemendje faktit se në Serbi, si dhe në Bosnje- Hercegovinë politikanët autoritarë inkurajojnë qëndrime antidemokratike dhe në këtë mënyrë antievropiane. Qeveria gjermane deri tani protestave në Serbi u ka kushtuar po aq pak vemendje sa edhe situatës jashtëzakonisht të brishtë politike në Republikën Srpska në Bosnjë Hercegovinë. Këtu duhet presion politik nga Gjermania, që këto dy shtete të mos rrëshqasin më poshtë”, përfundon Mijatoviç.

Edhe Nikola Xaviereff nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) beson se qeveria Merz në vitin e parë të saj nuk ka bërë përpjekje për të dhënë impulse të reja, “as në planin bilateral dhe as në procesin e zgjerimit", siç thotë ai për DW. Përjashtimi i vetëm është "mbështetja simbolike" për anëtarin më të mundshëm të ri, Malin e Zi. “Politika gjermane e klasifikon nominalisht Ballkanin Perëndimor në katër apo pesë prioritetet e tij, por nuk ka treguar, se si zbatohet kjo në politikën në terren: nuk ka mesazhe ndaj Serbisë, nuk ka drejtim në përpjekjet për të përshpejtuar dhe ripërcaktuar modelin e zgjerimit të BE, nuk ka rikalibrim të ri drejt rajonit, ku SHBA po ndryshojnë qasjen e tyre normative ndaj ekonomisë, dhe në fund në një farë mënyre largohen nga promovimi i zgjidhjeve liberale për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën”, përfundon Xaviereff./DW

berlin ballkan friedrich merz

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet