Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Demokratët dhe republikanët në Kongres nuk po arrijnë dot marrëveshje, pavarësisht se mijëra punonjës federalë rrezikojnë të dërgohen në pushim të detyruar nga puna ose të shkarkohen.
SHBA- Një mosmarrëveshje mes partive për shëndetësinë dhe shpenzimet mund ta shkaktojë mbylljen e Qeverisë amerikane për herë të parë pas gati shtatë vjetësh. Demokratët dhe republikanët në Kongres nuk po arrijnë dot marrëveshje, pavarësisht se mijëra punonjës federalë rrezikojnë të dërgohen në pushim të detyruar nga puna ose të shkarkohen.
Qeveria do të mbyllet në orën 12:01 të mëngjesit të së mërkurës, nëse Senati nuk e kalon një projektligj të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili do ta zgjaste financimin federal për shtatë javë, për t’u dhënë kohë ligjvënësve ta përfundojnë punën mbi projektet vjetore të shpenzimeve.
Demokratët në Senat thonë se nuk do ta votojnë projektligjin, nëse ai nuk përfshin zgjatjen e benefiteve shëndetësore që po skadojnë, mes kërkesave të tjera. Presidenti Donald Trump dhe republikanët nuk duan bile as të bisedojnë, duke argumentuar se bëhet fjalë për një projektligj të “pastër” që nuk duhet të jetë i diskutueshëm.
Nuk është e qartë nëse ndonjëra palë do të lëshojë pe para afatit.
“Tani është në duart e presidentit”, tha të hënën udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer, pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin, i cili nuk duket se solli ndonjë përparim të dukshëm.
“Ai mund ta shmangë mbylljen nëse arrin t’i bindë udhëheqësit republikanë të pranojnë atë që duam ne”, tha ai.
Nënpresidenti JD Vance, i cili gjithashtu ishte në takim, tha: “Mendoj se po shkojmë drejt mbylljes, sepse demokratët nuk po e bëjnë gjënë e duhur”.
Edhe ngërçet mes partive mbi shpenzimet e Qeverisë janë të shpeshta në Uashington, ngërçi i tanishëm vjen në një moment kur demokratët e shohin si një mundësi të rrallë për ta përdorur ndikimin e tyre për të arritur synime politike, pasi elektorati i tyre kërkon përballje me Trumpin.
Republikanët, të cilët kanë një shumicë 53-47 në Senat, ka të mundësi të kenë nevojë për të paktën tetë vota nga demokratët për ta kaluar ligjin me 60 vota, pasi senatori republikan Rand Paul nga Kentaki pritet të votojë kundër.
Trumpi nuk ka treguar shumë interes për të pranuar kërkesat e demokratëve për shëndetësinë, edhe pse u pajtua për një takim me ta të hënën. Para se të hynte në takim, ai e bëri të qartë se nuk kishte ndër mend të negocionte sipas kushteve të demokratëve.
“Ideja e tyre nuk është shumë e mirë”, tha Trump.
Ndërkohë, agjencitë federale po shpërndajnë plane emergjente në rast se financimi ndërpritet, përfshirë hollësi për atë se cilat zyra do të qëndrojnë të hapura dhe cilët punonjës do të shkojnë në pushim të detyruar.
Russ Vought, drejtori për buxhet i Trumpit, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se mbyllja do të menaxhohej “siç duhet, por kjo është diçka që mund të shmanget plotësisht”, nëse demokratët e Senatit pranojnë projektligjin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve./REL
Foto ilustruse SHBA - Administrata Trump ka deportuar 100 iranianë nga Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas marrëveshjes me Teheranin. K&...
Ursula von der Leyen, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte SHBA - Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha ...
GJERMANI- Industria gjermane është ende, siç thuhet në qarqet profesionale, "nën presion". Pas njoftimit të fundit s...
Erdogan dhe Trump TURQI- Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, tha të martën se i çmon “përpjekjet dhe lidershipin” ...
foto ilustruese GAZA- Plani amerikan për Gazën, të cilin Presidenti i SHBA-së Donald Trump e paraqiti në një konferencë ...
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump publikoi një plan gjithëpërfshirës për t'i dhënë fund...
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të hënën se marrëveshja për paqe n&...
Foto ilustruse JEMEN - Një anije është përfshirë nga flakët në Gjirin e Adenit, pas një sulmi me raketa që...
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i telefonuan kryeministrit ...
Foto ilustruse SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të ndërpresë fondet federale për qytetin e New...