LIVE UPDATES
Bota

Qendra famëkeqe "Alligator Alcatraz"/ Drama e emigrantëve nën politikat e Trump

Administrata çon përpara qëllimin e saj për të ndërtuar më shumë qendra të tilla ndalimi

31 Gusht 2025, 13:44 Nga V.Ç
Qendra famëkeqe "Alligator Alcatraz"/ Drama e emigrantëve
Foto nga qendra "Alligator Alcatraz"

SHBA - Kur djali i saj u arrestua nga autoritetet, Yaneisy Fernandez përjetoi frikën më të madhe të jetës së saj. Më vonë ajo mori një telefonatë, e cila vinte nga "Alligator Alcatraz". "Ne nuk e dinim se ku ishte deri sa na telefonoi," tha Yaneisy për BBC. Ai tha: Nënë, më morën dhe më çuan në objektin e krokodilëve.

Qendra e përkohshme e ndalimit të emigrantëve, e ndërtuar në Everglades të Floridës, shpejt u bë një simbol polarizues i politikës së emigracionit të Presidentit Donald Trump. Por vetëm dy muaj pas hapjes, Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi se do ta mbyllë atë, në përputhje me urdhrat e një gjykate. Procesi ka nisur – drejtori i kufijve, Tom Homan, i tha BBC-së gjatë një konferencë shtypi se vetëm rreth 50% kanë mbetur ende aty.

BBC foli me familjarët e dy të burgosurve që u transferuan në muajin e kaluar, të cilët thonë se të afërmit e tyre ranë prehë e sistemit kur ishin të pambrojtur. Njëri prej tyre është djali i Yaneisy, Michael Borrego Fernandez, i cili u la i gjakosur dhe përjetoi dhimbje të mëdha pas një incidenti mjekësor, para se të dërgohej në një tjetër qendër. Ai ka bërë një padi ku ngre akuza se të burgosurit nuk kishin mundësi për të takuar avokatët e tyre personalisht.

‘Objekti i krokodilëve’

Ndërtesa, brenda 8 ditëve në fund të qershorit në Everglades, një zonë lagunore e mbrojtur dhe e njohur për krokodilet, u bë një nga qendrat më të njohura të ndalimit të emigrantëve në SHBA. E quajtur "Alligator Alcatraz", kjo qendër u ndërtua për të strehuar rreth 3,000 njerëz, por kurrë nuk arriti kapacitetin e saj, edhe pse numri i emigrantëve të ndaluar në SHBA arriti një nivel rekord prej 59,000 në mes të gushtit. Kjo qendër u vu në qendër të debateve që lidheshin me mënyrën se si kishte zgjedhur Trump të godiste emigracionin e paligjshëm. Një pjesë protestuan kundër kësaj qendre, ndërsa të tjerë bënë selfie krenarë me shenjën "Alligator Alcatraz" jashtë ambienteve të tij.

Kur qendra u hap fillimisht, Partia Republikane e Floridës organizoi shitje mallrash të markës "Alligator Alcatraz": bluza me logo, kapele dhe freskues birrash. "Njerëzit janë të ngazëllyer me idenë se po mbyllim kufirin dhe po i debojme ata që janë ilegalisht këtu dhe që po kryejnë krime," tha kreu i Partisë Republikane të Floridës, Evan Power.

Të dhëna kontradiktore për kushtet brenda

Ka pasur raporte kontradiktore për kushtet brenda. Pas një vizite nga ligjvënësit në korrik, republikanët thanë se ishte një objekt i mirëmenaxhuar, i sigurt dhe i pastër. Demokratët, megjithatë, përshkruan kushtet si të neveritshme. Një gjykatës ka lëshuar një urdhër paraprak për ta mbyllur atë brenda 60 ditësh, ndërkohë që po shqyrtohet një rast ku thuhet se qeveria nuk ndoqi protokollet e duhura kur ndërtoi objektin. Edhe pse qeveria po apelon kundër këtij vendimi, DHS ka thënë se do t'i përmbahet urdhrit të gjykatës.

‘E lanë atje si një qen’

Michael Fernandez, i cili u largua nga Kuba për në SHBA në vitin 2019 dhe iu dha azil politik i përkohshëm, por më pas gjykata urdhëroi largimin e tij. Ai e pranoi fajësinë për vjedhje në vitin 2021 për të shmangur dënimin me burg, edhe pse ai thotë se nuk kishte ide që kompania për të cilën punonte po mashtronte klientët. Avokati i tij gjithashtu thotë se Michael nuk ishte në dijeni për urdhrin e largimit ndaj tij.

Në janar, ai u ndalua nga policia ndërsa po çonte mbesën në shkollë. Deri në qershor, ai ishte në duar të shërbimit të Emigracionit dhe Dëbimit (ICE) dhe më pas u transferua në qendrën e ndalimit në Florida. Michael kishte qenë në "Alligator Alcatraz" për më pak se një javë kur Yaneisy mori një telefonatë nga disa nga burrat që ishin ndaluar bashkë me të.

"Ata më thanë që Michael u zgjua i mbuluar me gjak," tha ajo. Michael kishte zhvilluar hemorroide të fazës së katërt – lloji më i rëndë. Ai u transferua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni të kolonit.

Një javë pa asnjë lajm

Yaneisy nuk ishte e vetmja që kishte një të afërm që u sëmur rëndë brenda "Alligator Alcatraz". Kur burri i Gladys, Marco Alvarez Bravo, 38 vjeç, u arrestua dhe u dërgua në qendrën e ndalimit, ky ishte tmerri i saj më i madh. Duke kaluar më shumë se një javë pa pasur asnjë lajm prej tij, ajo e gjeti të vështirë të besonte se kjo gjë po ndodhte.

Në një përgjigje për BBC, DHS tha se Marco po merrte kujdes mjekësor, por nuk iu përgjigj pyetjeve specifike se ku ndodhej aktualisht. Ata thanë: "Ai është i vetëdijshëm dhe mund të telefonojë familjen e tij në çdo kohë."
Në fund të gushtit, Marco ishte dërguar në qendrën e ndalimit të Krome-s, 35 milje larg.

Synimet e së ardhmes

Duke u shprehur për të ardhmen, Homan tha se ndërsa "Alligator Alcatraz" ishte një "zgjidhje e shkëlqyer kalimtare", por ai nuk e konsideronte atë si një zgjidhje afatgjatë.

"Unë mendoj se ICE ka nevojë për më shumë qendra të qëndrueshme," i tha ai gazetarëve. "Tani kemi fonde për të ndërtuar infrastrukturë... qendra të përhershme."

Pavarësisht se "Alligator Alcatraz" u mbyll pas urdhrit të gjykatës, duket se administrata po çon përpara qëllimin e saj për të ndërtuar më shumë qendra ndalimi për të menaxhuar fluksin e emigrantëve dhe kërkesat për deportim, gjithmonë në kuadër të politikave të ashpra të emigracionit.

trump shba emigracioni qendra ndalimi alligator alcatraz

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet