LIVE UPDATES
Bota

Putin do të takohet pas dy vitesh me shefin e OKB-së në samitin e BRICS-it

Takimi po ashtu zhvillohet në ditën e fundit të samitit të BRICS-it që po mbahet në qytetin rus në Kazan. Moska shpreson se ky forum do t’i ndihmojë që të krijojë një front të bashkuar të ekonomive në zhvillim kundër Perëndimit.

24 Tetor 2024, 12:20 Nga N.F
Putin do të takohet pas dy vitesh me shefin e OKB-së në samitin e
Foto ilustruese

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet me shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për herë të parë në më shumë se dy vjet. Takimi do të mbahet më 24 tetor, teksa udhëheqësi rus po përballet me thirrjet nga aleatët e tij nga BRICS-i që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Takimi po ashtu zhvillohet në ditën e fundit të samitit të BRICS-it që po mbahet në qytetin rus në Kazan. Moska shpreson se ky forum do t’i ndihmojë që të krijojë një front të bashkuar të ekonomive në zhvillim kundër Perëndimit.

BRICS u formua më 2006, si koalicion mes katër vendeve: Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës. Afrika e Jugut u bashkua më 2010, e ndjekur nga Egjipti, Irani, Etiopia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe më 2024. Grupi synon bashkimin e vendeve më të mëdha që janë në zhvillim.

Putin dhe Guterres pritet të diskutojnë për pushtimin rus të Ukrainës – që udhëheqësi rus e nisi më 2022 – dhe për krizat në Lindjen e Mesme, tha Kremlini. Guterres vazhdimisht e ka kritikuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke thënë se vendos “një precedent të rrezikshëm” për botën.

Takimi i tyre i fundit ishte në javët e para pas nisjes së luftës, kur Guterres udhëtoi për në Moskë, teksa Rusia kishte rrethuar Mariupolin, në jug të Ukrainës.

Që atëherë, Guterres është përfshirë në përpjekjet për të arritur paqe mes dy palëve dhe kishte ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje që i lejoi Kievit të eksportonte në mënyrë të sigurt drithërat nga portet e tij më 2022.

Por, që nga ajo kohë ka pasur pak kontakt të drejtpërdrejtë diplomatik mes Guterresit dhe Putinit. Ukraina ka kritikuar ashpër vendimin e shefit të OKB-së për t’u takuar me Putinin. Putini ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga territori në jug dhe lindje, si parakusht për një armëpushim, kërkesë që Kievi e ka cilësuar “absurd”.

Po ashtu, takimi Putin-Guterres po zhvillohet në kohën kur forcat e Moskës po bëjnë përparim në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, duke iu afruar marrjes së qytetit kyç të Pokrovskut. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mijëra ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, për atë që Perëndimi dhe Kievi druajnë se mund të shndërrohet në një dislokim të madh të trupave për të mbështetur Moskën.

OKB-ja tha se Guterres planifikon të takohet me Putinin në Kazan, ku do të mbajë edhe një fjalim. Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, tha Guterres do ta shfrytëzojë këtë takim për të “riafirmuar qëndrimin e tij, tashmë të ditur, për luftën në Ukrainë.

Haq tha se shefi i OKB-së vazhdon të jetë i gatshëm të ndërmjetësojë, por po pret kur kushtet “të jenë të duhura”. Ministria e Jashtme e Ukrainës duke reaguar për vizitën e Guterresit në Rusi, tha se ai do të takohet me “kriminelin Putin”./REL

putin guterres okb brics

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet