LIVE UPDATES
Bota

Diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetën, në Letoni krijohet pajisja që zbulon kancerin e lëkurës

Ekipe studiuesish nga dy universitete në Letoni kanë krijuar pajisjen që jep mundësinë e diagnostikimit të melanomës së lëkurës, lloje të ndryshme të kancerit të lëkurës si dhe masa të tjera beninje, në fazë të hershme.

24 Tetor 2024, 09:16 Nga r.ll
Diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetën, në
foto ilustruese

LETONI- Zbulimi në fazën e hershme të melanomës së lëkurës, një formë agresive e kancerit të lëkurës, do të thotë 100% shanse për t'ia dalë mbanë. Ambicia e studiuesve është që pajisja të përdoret në shkallë të gjerë, edhe nëse shkon tek estetisti apo në shtëpi. Aleksejs Lihacovs, drejtues shkencor i projektit, pjesë e "Biophotonics Laboratory” në Universitetin e Letonisë flet në intervistë për DW:  Pjesa shkencore tashmë ka mbaruar dhe ekipi kërkon që produkti i tyre të hidhet në treg.

DW: Z. Lihacovs, si lindi ideja për prodhimin e një pajisjeje të tillë?

Aleksejs Lihacovs: Gjithçka nisi rreth 10 vite më parë, teksa një shkencëtare po punonte në pjesën kërkimore të tezës së masterit. Ajo dëshirontë të krijonte një sistem diagnostikues, jo-invaziv në zbulimin e melanomës. Më pas, ajo e vijoi kërkimin e saj edhe gjatë doktoraturës. Patëm rezultate të shkëlqyera nga këto kërkime, të cilat na vërtetuan se përmes reflektimit të dritës, duke përdorur imazherinë shumë- spektrike dhe vetëm me "fotografimin” tri-ngjyrësh, mund të dallonim melanomën nga llojet e tjera të njollave në lëkurë. Në ato çaste, vendosa t'i diskutoj menjëherë rezultatet me kolegët tanë nga Universiteti Teknik i Rigës dhe nisëm bashkëpunimin me ta. U ulëm të shkruajmë projektin për të kërkuar mbështetje nga fondet e BE-së, ajo mbështetje na u dha dhe ne nisëm punën për të vënë në zbatim zbulimin tonë.

DW: Kur nisët nga puna për këtë projekt? Sa kohë u desh për ta krijuar pajisjen?

Aleksejs Lihacovs: Në vitin 2017 nisëm punën për këtë projekt, i cili u financua nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal (ERDF). Por para se të arrinim tek projekt-propozimi ne i kishim përftuar rezultatet bazike që na bënë të shkonim më tej.

DW: si funksionon pajisja në praktikë?

Aleksejs Lihacovs: Funksionon shumë thjeshtë në praktikë. Mjafton ta afrojmë pajisjen pranë lëkurës sonë dhe të bëjmë "fotografimin 3-ngjyrësh”. Kaq duhet. Pastaj ne përdorimin përpunimin matematikor të kësaj ‘fotografie'.  Dimë algoritmet e duhura për të vizualizuar morfologjinë e lëkurës, e cila në rastet e melanomës është shumë problematike. Atëherë e kuptojmë se kur kemi të bëjmë me masa beninje, lloje të tjera kanceri apo depigmentim të lëkurës.

DW: Sa është përqindja e saktësisë së kësaj diagnoze?

Aleksejs Lihacovs: Saktësia e pajisjes sonë arrin në 97%, që do të thotë se në 97% të rasteve ne mund ta zbulojmë melanomën. Dhe një tjetër parametër i rëndësishëm është prevalenca. Ne prekim një masë në lëkurë dhe themi me shumë mundësi është melanomë. Dhe prevalenca na tregon nëse është melanomë, kancer lëkure, lëkurë e depigmentuar apo masë beninje. Edhe në rastin e prevalencës, pajisja jonë ka një përqindje të lartë saktësie që shkon deri në 86%.

DW: Si ishte reagimi i mjekëve kur mësuan rreth kësaj shpikjeje?  A ishin ata skeptikë?

Aleksejs Lihacovs: Bashkëpunimi i parë nisi gjatë projektit. Ne kishim fonde të posaçme për këto bashkëpunime me mjekët e përgjithshëm që do të testonin prototipin tonë të parë. Në fillim ishin mbase paksa skeptikë. Por ata bënë punë të mrekullueshme. Ishte një grup mjaft specifik pacientësh, të cilëve u nevojitej një kontroll periodik, si fillim me një grup prej 50 vetësh dhe më pas më shumë. Dhe që në fillim u zbuluan dy pacientë me risk të lartë melanome. Këta pacientë u dërguan më pas në repartin onkologjik dhe diagnoza që iu vu atyre aty ishte melanomë. Kjo ishte një histori suksesi sepse gjurmoi melanomën në fazën e parë dhe pacientët ia dolën. Ne flasim për histori të tilla suksesi në çdo konferencë shkencore, dhe kudo ku ftohemi të flasim për pajisjen "Bdetect”. Dhe gjëja kryesore është se kjo pajisje nuk është ideuar për mjekët dermatologë – sepse ata kanë dermatoskopin - por për mjekët e familjes, sepse në një shtet si Letonia nevojitet shumë kohë për të patur një datë të lirë tek dermatologu dhe gjithashtu kushton. Gjithashtu edhe për qendrat estetike apo qoftë edhe si pajisje për t'u pasur në shtëpi, sa herë vëren diçka të dyshimtë në lëkurë. 

Hapi i radhës: certifikimi

Leva Gaigala nga ministria letoneze e Financave gjendet pranë ekipit të shkencëtarëve për ta konkretizuar punën e gati një dekade. "Certifikimi është hapi madhor i radhës, sepse merr shumë kohë dhe përpjekje para se ta nxjerrësh pajisjen në treg” – thotë ajo për DW.

Megjithatë, ekipi është optimist edhe për këtë sfidë. Dëshira e tyre është që të jenë në tregjet e vendeve ku melanoma regjistrohet në përqindje shumë të larta, në vende me bollëk ditësh me diell por edhe në Skandinavi, ku numri i pacientëve me diagnoza të rrezikshme të lëkurës është i lartë.

*Intervista me ekipin letonez u zhvillua në Bruksel gjatë Javës Europiane të Rajoneve dhe Qyteteve, ku pajisja "Bdetect” ishte një ndër 25 finalistët e konkursit "Regio Stars 2024”, garë e cila zhvillohet për të zgjedhur idenë më të mirë inovative brenda hapësirës së BE-së./DW

kanceri i lekures letoni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet