Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë në garë për zhvillimin e armëve hipersonike, të cilat shihen si mënyrë për të fituar avantazh ndaj armiqve, sepse këto lloje armësh kanë shpejtësi pesë herë më të madhe sesa shpejtësia e zërit dhe po ashtu kanë aftësi të mëdha të manovrimit.
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dërguar në Oqeanin Atlantik një anije të pajisur me raketa hipersonike të gjeneratës së re. Ky veprim po shihet si sinjal për Perëndimin se Rusia nuk do të tërhiqet nga lufta në Ukrainë. Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë në garë për zhvillimin e armëve hipersonike, të cilat shihen si mënyrë për të fituar avantazh ndaj armiqve, sepse këto lloje armësh kanë shpejtësi pesë herë më të madhe sesa shpejtësia e zërit dhe po ashtu kanë aftësi të mëdha të manovrimit.
Në një video-konferencë me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, dhe komandantin Igor Krokhmal të anijes së quajtur “Flota e admiralit të Bashkimit Sovjetik, Gorshkov”, Putin tha se kjo anija është e pajisur me armë hipersonike, Zircon.
“Kësaj radhe, anija është e pajisur me sistemin e fundit të raketave Zircon”, tha Putin.
“Jam i sigurt se një armë e tillë e fuqishme do të mbrojë Rusinë nga kërcënimet e mundshme të jashtme”, shtoi ai.
Si kjo armë, sipas Putinit, “nuk ka në botë”.
Pas më shumë se 10 muaj që kur Putin dërgoi trupat në Ukrainë, nuk ka pasur shenja se lufta – që ka lënë të vrarë dhjetëra mijëra persona – do të përfundojë shpejt.
Rusia po ashtu ka përdorur raketa hispersonike Kinzhal në Ukrainë.
Ndërkaq, raketa Zircon konsiderohet si arma më e fuqishme në arsenalin hipersonik të Rusisë.
Ministri rus i Mbrojtjes tha se anija Gorshkov do të lundrojë në Oqeanin Atlantik dhe Indian, si dhe në Detin Mesdhe.
"Kjo anije, e pajisur me Zircon, është e aftë të kryejë sulme të fuqishme kundër armiqëve në det dhe tokë", tha Shoigu.
Sipas tij, këto raketa mund të shmangin çdo sistem të mbrojtjes ajrore. Ai tha se detyra kryesore e këtij misioni është të luftohen kërcënimet ndaj Rusisë dhe për të mbajtur "paqen rajonale dhe stabilitetin e përbashkët me shtetet miqësore"./REL
Giulia Donato dhe Andrea Corvaia GENOVA- Giulia Donato ishte emri i vajzës 23-vjeçare që u vra me armë zjarri ng...
Mbreti Charles III dhe Prince Harry BRITANI E MADHE- Gazeta britanike “The Telegraph”, mbreti Charles III dëshiron të pajtohet me dja...
Foto ilustruese Zyrtarët e qeverive të Bashkimit Evropian rekomanduan që pasagjerëve që udhëtojnë nga Kina për n&eu...
Eva Kaili GREQI- Një “jo” kategorike ishte përgjigja e autoriteteve belge ndaj kërkesës së dyfishtë të Eva K...
Foto ilustruese SHBA- Më 4 janar, Toka do të arrijë pikën e saj më të afërt me diellin gjatë gjithë vitit n&eu...
29-vjeçarja GREQI- Arsyeja që e shtyu të hidhte nga diga në ujërat e akullta të Aliakmonasit foshnjën e saj 11-muajshe...
Aleksander Vuçiç SERBI- Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të vizitojë Beogr...
Aleksandër Vuçiç dhe Annalena Baerbock Pas situatës së fundit të krijuar në veri të Republikës së Kos...
Konferenca KOLUMBI- Autoritetet në Kolumbi kanë shpallur sot pezullimin e armëpushimit me grupin e majtë rebel “Ushtria Kombë...
Proteste “Nuk ka pasur as zbulime të varrezave të reja, si duket ka pasur edhe rënie të bashkëpunimit ndërmjet grupeve ...