LIVE UPDATES
Bota

Gjermania 'e prerë': Kërkesa për dërgimin e forcave të Serbisë në Kosovë krejtësisht e papranueshme

Ambasada gjermane në Prishtinë thekson se qëndrimi i Berlinit zyrtar është se e vetmja rrugë për të shmangur tensionet dhe për të normalizuar përfundimisht raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë është dialogu.

4 Janar 2023, 20:43 Nga k.m.
Gjermania 'e prerë': Kërkesa për dërgimin e
Aleksandër Vuçiç dhe Annalena Baerbock

Pas situatës së fundit të krijuar në veri të Republikës së Kosovës, Serbia edhe zyrtarisht i ishte drejtuar NATO-s me kërkesë për vendosjen e 1 mijë trupave në Kosovë me pretekstin se populli serb që jeton në veri “ka nevojë për mbrojtje”. Nga KFOR-i dje i kanë thënë Gazetës Express se ende janë duke e shqyrtuar atë kërkesë të Serbisë, ndërkohë nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovës në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë thënë se shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock ka potencuar qysh në dhjetor se një kërkesë e tillë e Serbisë për dërgimin e forcave ushtarake në Kosovës është krejtësisht e papranueshme.

“Siç ka deklaruar publikisht Ministrja e Jashtme Baerbock në Twitter më 11 dhjetor 2022: “Propozimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është plotësisht i papranueshëm…”, kanë thënë nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë për Gazetën Express.

Tutje, Ambasada gjermane në Prishtinë thekson se qëndrimi i Berlinit zyrtar është se e vetmja rrugë për të shmangur tensionet dhe për të normalizuar përfundimisht raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë është dialogu.

Gjithashtu theksojnë se normalizimi i raporteve është parakusht për anëtarësimin në Bashkim Evropian për të dyja, Kosovën dhe Serbinë. Për këtë arsye, potencojnë se Gjermania përkrah plotësisht përpjekjet e emisarit sllovak Miroslav Lajcak për lehtësim të mëtejshëm të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Vazhdimi i dialogut është e vetmja rrugë për të shmangur tensionet dhe për të normalizuar përfundimisht marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu është një parakusht për anëtarësimin e tyre të ardhshëm në BE. Prandaj Gjermania i mbështet plotësisht të gjitha përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së Lajcak në lehtësimin e mëtejmë të dialogut,”- përfundon përgjigja për Gazetën Express.

Qëndrimi gjerman për kërkesën serbe e ka penguar lidershipin e Serbisë të cilët s’kanë nguruar që të sulmojnë zyrtarët gjermanë, përfshirë ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic e kishte quajtur diplomatin gjerman si “anti-serb”.

Situata në veri të Republikës së Kosovës aktualisht është e qetë meqë pas një marrëveshje politike të ndërmjetësuar nga Brukseli dhe Washingtoni është arritur pajtim për heqje të barrikadave, meqë Kosova u ka dhënë garanci ndërkombëtarëve se s’ka listë të njerëzve të barrikadave për t’u arrestuar.

Ndërkohë edhe KFOR-i kishte dalë me një komunikatë se Forca e Sigurisë së Kosovës mund të shkojë në veri të Republikës së Kosovës vetëm pas miratimit paraprak nga komandanti i KFOR-it. Për të rinisur dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë përgjatë këtij muaji pritet që në Kosovë të zbarkojnë këshilltarët e Scholz dhe Macron bashkë me të dërguarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në komunikatën e përbashkët që ka lëshuar BE dhe SHBA në fund është potencuar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog. Një gjë të tillë për Express e kanë ritheksuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit duke thënë se marrëveshjet e arritura në dialog duhet të përmbushen plotësisht dhe pa vonesa./Express

aleksandër vuçiç annalena baerbock

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës