LIVE UPDATES
Bota

DOKUMENTI/ Publikohet draft-statuti i plotë i Asociacionit që Edi Rama ia dërgoi Macron dhe Scholz

Shefi i qeverisë shqiptare  më 8 qershor i kishte ftuar mediat për t’ua bërë me dije një lajm mjaft befasues – kishte njoftuar se një ditë më parë dy vendeve Francës dhe Gjermanisë që e kishin prezantuar planin për marrëveshjen Kosovë -Serbi, ua kishte dërguar një draft statut të Asociacionit, obligim që Kosova deri atëherë s’po e përmbushte.

7 Nëntor 2023, 21:19 Nga a.l
DOKUMENTI/ Publikohet draft-statuti i plotë i Asociacionit që Edi Rama
Edi Rama dhe Albin Kurti

KOSOVË- 6 muaj më parë, pikërisht në kohën kur Qeveria Kurti ishte në kulmin e përplasjeve me Perëndimin, për shkak se nuk po përmbushte kërkesat e tyre për deeskalim në Veri, Edi Rama nuk po linte pa e shfaqur protagonizmin e tij në raport me zhvillimet.

Shefi i qeverisë shqiptare  më 8 qershor i kishte ftuar mediat për t’ua bërë me dije një lajm mjaft befasues – kishte njoftuar se një ditë më parë dy vendeve Francës dhe Gjermanisë që e kishin prezantuar planin për marrëveshjen Kosovë -Serbi, ua kishte dërguar një draft statut të Asociacionit, obligim që Kosova deri atëherë s’po e përmbushte.

 “Dje  (7 qershor) i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociacionit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charles Michelin dhe palën amerikane”, kishte thënë Rama para gazetarëve.

“Është një draft punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh” kishte shtuar ai.

Me këtë rast, Kryeministri shqiptar që pak ditë më vonë, do të anulonte mbledhjen Kosovë -Shqipëri, duke çuar më tej acarimin e raporteve me Kurtin, nuk kishte lëshuar rastin pa e kritikuar homologun e tij në Kosovë.

“…për mua i pakutpueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë. Palët nuk po merren dot vesh se as kush duhet ta shkruaj këtë tekst, e jo më se çfarë do të ketë teksti. Është dokument konfidencial që s’pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, kishte theksuar Rama.

Për shumëkënd Rama shihej i koordinuar me Perëndimin, ndërsa Qeveria e Kosovës, mbështetësit  dhe vetë Kurti shfaqnin neveri.

“S’kam dyshim që Rama beson se propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë, krejt çfarë unë propozoj, është që kryeministri Rama këtë draft-statut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë Presidentit të Serbisë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, kishte thënë Kurti në reagimin e tij.

Dokumenti që ka dorëzuar Kryeministri shqiptar ka arritur të mbetet konfidencial që prej se është bërë e ditur se është dorëzuar në Paris e Berlin.

Për shkak të ngërçit në zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të Ohrit përfshirë edhe ngjarjet në Banjskë, Perëndimi më 21 tetor ua ka sjellë një draft statut të Asociacionit palëve gjatë vizitave të emisarëve në Kosovë e Serbi.

Këtë dokument e ka parë T7 dhe Gazeta Express, por kësaj herë do të shpalosim të plotë dokumentin që e ka prezantuar Rama. Drafti i Emisarëve ka marrë shumë elemente nga ai i Ramës.  Ky Draft -Statut që e ka siguruar  mediumi ynë është një dokument në gjuhën angleze me 24 faqe dhe 45 nene, që e sjellim të përkthyer.

Siç theksohet, draftstatuti është në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Rregullimin e Normalizimit të Marrëdhënieve, me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, me Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe me Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura dhe se “qeveria e miraton atë pa asnjë parakusht”, derisa e demonstron gatishmërinë për ta zbatuar Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë përmban Draft -Statuti?

Neni 7 pika 1 thotë se  Asociacioni e kryen aktivitetin e vet duke u bazuar në Kushtetutën dhe në ligjet e zbatueshme, në pikën 2 thuhet se  trupat e Asociacionit do t’i respektojnë plotësisht të dyja gjuhët zyrtare, serbishten dhe shqipen, ndërsa në pikën 3 thuhet se Asociacioni do të jetë i liruar nga detyrimet dhe taksat mbi bazën e njëjtë si komunat pjesëmarrëse.

Në nenin 28 të statutit flitet për trupat e Asociacionit i cili do të ketë Kuvend të Asociacionit, President, Nënpresident,  Këshilli, Bord, Zyrë të Apelit dhe e Ankesave e Asociacionit/Bashkësisë. Në nenet në vijim përshkruhen në detaje kompetencat e secilit trup.

Në nenin 17 ku theksohen detyrat e deleguara -autorizimet e posaçme thuhet se Asociacioni do të veprojë si një një Agjenci e Specializuar nën kompetencat e Zyrës së Kryeministrit.

Në nenin 18 thuhet se Asociacioni do të themelojë një trup të përbashkët që do të ketë  do të ketë katër departamente

a. Departamenti për Zhvillim Ekonomik.

     b. Departamenti për Arsim.

     c. Departamenti për Shërbime të Kujdesit Shëndetësor.

     d. Departamenti për Planifikim Urban dhe Rural.

 Asociacioni do ta ketë buxhetin e vet, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies, dhe dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik.

Cilat janë marrëdhëniet e Asociacionit me autoritetet qendrore?

Në pikën 1 thuhet se Asociacioni do të angazhohet me autoritetet qendrore të Kosovës duke u mbështetur në bashkëpunimin e përbashkët dhe në ndarjen e të dhënave në frymën e promovimit të demokracisë dhe multietnicitetit dhe në vijë me sistemin ligjor të Kosovës.

Sipas nenit 26, pika 1 “Me anë të Nenit 79 të Kushtetutës, Asociacioni nuk është palë e autorizuar për të propozuar drejtpërdrejt legjislacion të ri.

“Megjithatë, në mirëbesim, Zyra e Kryeministrit do të punojë me Asociacionin për t’i akomoduar interesat e nismave të tilla” thuhet në këtë nen.

Neni 25 flet për raportin e Asociacionit me Policinë e Kosovës. Pika 1 e këtij thotë se Komandanti i policisë në Veri zgjidhet nga propozimet e kryetarëve të katër komunave.

“1. Komandanti i Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës që i mbulon katër komunat veriore (Severna Mitrovica/Mitrovicë e Veriut, Zvecan/Zveçan, Leposavic/Leposaviq dhe Zubin Potok) përzgjidhet nga një listë e nominimeve të paraqitur nga Asociacioni.

2. Kryetarët e këtyre komunave e hartojnë listën e nominimeve” thotë ky nen.

Neni 39 i draft statutit përshkruan fushëvperimin e Kryeministrit në raport me Asociacionin.

Në pikën 2 thuhet “Për ta siguruar pajtueshmërinë me Kushtetutën, ky Statut dhe ligjet e zbatueshme përkatëse, të gjitha Rregulloret e Posaçme dhe Vendimet Zbatuese do të kalojnë nëpër një shqyrtim administrativ nga Zyra e Kryeministrit. Procesi i shqyrtimit administrativ ndodh brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike pas dorëzimit të të dhënave nga Asociacioni. Vetëm pas një shqyrtimi pozitiv, këto vendime mund të zbatohen”

 Tutje theksohet se në rast të kontesteve mes dy palëve fjalën e fundit do të thotë Gjykata Kushtetuese.

Me statutin e hartuar nga Edi Rama Asociacioni ka kompetenca të plota “që t’i menaxhojë plotësisht institucionet ekzistuese të arsimit dhe të kujdesit shëndetësor të themeluara e të financuara nga Republika e Serbisë” deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

““Rrjeti Serb i Arsimit” do ta ketë të drejtën për të lëshuar diploma të dyfishta. Dizajni i diplomës (diplomës së Kosovës) të dhënë nga “Rrjeti Serb i Arsimit”, me anë të ligjeve të zbatueshme, do të rregullohet me një marrëveshje të ndarë mes ofruesit dhe autoriteteve kompetente. Instituti themelues në Republikën e Serbisë do të lëshojë një diplomë dublikatë (diploma serbe). Vendi i lëshimit të diplomës dublikatë është qyteti (në Republikën e Serbisë) ku ndodhen zyrat kryesore. Qeveria e Kosovës do ta trajtojë diplomën dublikatë si diplomë të huaj të vlefshme” theksohet në këtë nen.

Sipas statutit, komunat (me shumicë serbe) që duan të bëhen anëtare themeluese të  Asociacionit,  jo më vonë se 7 ditë e njoftojnë me shkrim Kryeministrin e Kosovës për këtë qëllim.

Sipas nenit 6 pika 2, “Asociacioni është një Entitet i Posaçëm Ligjor i së Drejtës Publike, i themeluar me anë të Lex Specialis, “Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të Parimeve që e Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve””

Asociacionit ka të drejtë të paditë dhe të paditet, ka të drejtë të ketë në pronësi prona të luajtshme dhe të paluajtshme, të ketë në bashkëpronësi entitete që ofrojnë shërbime lokale brenda fushëveprimit të Asociacionit, të bëjë kontrata, përfshirë kontratat e punësimit dhe të drejta të tjera.

Neni 10 thotë se Asociacioni do t’i ketë simbolet e veta zyrtare, përfshirë një stemë dhe një flamur në përputhje me ligjet e zbatueshme.

Dizajni i këtyre simboleve duhet t’i pasqyrojë parimet e gjithë përfshirjes dhe respektin për të gjitha komunitetet etnike, fetare e të tjera” thuhet në pikën 2 të nenit 10.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë draft-statutin e Asociacionit në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze:

Marrë nga Gazeta Express

draft-statuti per asociacionin

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës