Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mbreti Charles kishte veshur uniformën e një admirali të Flotës së Marinës Mbretërore, ndërsa mbante edhe kurorën e shtetit perandorak.
ANGLI- Mbreti Charles, ka mbajtur sot një fjalim historik në ceremoninë e hapjes zyrtare të vitit të ri parlamentar në Mbretërinë e Bashkuar. Mediat e huaja raportojnë se Mbreti Charles i mëshoi zhvillimit ekonomik i kombinuar me uljen e inflacionit dhe borxhit publik.
Mbreti Charles u ndal në sigurinë energjetike dhe emetimet zero si plan veprimi deri në vitin 2050, forcimi i rolit të policisë duke i dhënë më shumë kompetenca, por edhe duke ashpërsuar dënimet për krimet e tmerrshme. Sa i përket sistemi shëndetësor kreu i monarkisë britanike tha se duhet fokusuar punë tek reduktimi i listave të pritjes së pacientëve të Sistemit Shëndetësor Kombëtar të vendit.
Në lidhje me diplomacinë dhe kontributin e Britanisë së Madhe, Mbreti Charles vuri në dukje se duhen rritur përpjekjet për të ulur tensionin në Lindjen e Mesme, por edhe të ofrohet ndihmë për Gazën. Në vëmendje të qeverisë duhet të jetë edhe vazhdimësia e mbështetjes së Ukrainës në luftën kundër Rusisë.
Këto ishin disa nga njoftimet e bëra nga Mbreti Charles në 'Fjalimin e Mbretit' tradicional, i cili mbahet nga monarku dhe në thelb është legjislacioni dhe synimet e planifikuara vjetore të qeverisë britanike. Vlen të theksohet se fjalimi është hartuar nga zyrtarë të qeverisë por mbajtur nga kreu i shtetit. Ishte fjalimi i parë i Charles në Parlamentin Britanik si monarku i ri. Edhe pse ai e kishte bërë përsëri vitin e kaluar, duke përfaqësuar nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth, e cila ishte e sëmurë në atë kohë.
Mbreti Charles kishte veshur uniformën e një admirali të Flotës së Marinës Mbretërore, mbi të të ashtuquajturën "Mantelja e Shtetit" ndërsa mbante edhe kurorën e shtetit perandorak, e cila përfshin 2868 diamante mbi baza argjendi, 269 perla, 17 safirë dhe 11 smeraldë dhe peshon dy kilogramë e gjysmë. Monarku britanik kishte pranë vetes gruan e tij, Mbretëreshën Camilla.
Çfarë thonë analistët
Siç vërejnë analistët, nuk ishte vetëm një moment historik, pasi ishte hera e parë në 70 vjet që një monark tjetër përveç Elizabeth kishte mbajtur fjalimin e monarkut tradicional, por ishte gjithashtu një moment thellësisht emocional kur mbreti Charles foli për trashëgiminë e lënë pas nga Mbretëresha Elizabeth dhe përkushtimin e saj ndaj shërbimit të vendit.
Gaza IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se trupat e Forcave të Mbrojtjes izraelite janë në zemrën e qyt...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri i Izraelit ka mbajtur sot një konferencë të re shtypi në Tel Aviv. Ai tha se qyteti i Gazë...
Maria Zakharova RUSI- Rusia ka akuzuar partinë udhëheqëse në Moldavi se ka udhëhequr “një fushatë shtypjeje”...
Sindisiwe Chikunga AFRIKË E JUGUT- Ministrja e Transportit i Afrikës së Jugut ka përshkruar se si ajo u grabit me armë pasi automj...
Protestat ANGLI- Britania e Madhe është e shqetësuar për frymën pro palestineze në vend. Qeveria britanike do të mbaj&eu...
Isaac Herzog dhe Angelina Jolie IZRAEL- Presidenti izraelit Isaac Herzog i është përgjigjur deklaratës së bërë m&e...
Wang Webnin PEKIN- Pekini ka qëndruar gjithmonë në anën e paqes dhe drejtësisë në lidhje me konfliktin izraelito-pa...
Abu Mazen GAZA- Karvani i presidentit të Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA) Abu Mazen është sulmuar nga nj&eum...
Sulmet GAZA- Operacioni i ushtrisë izraelite në Gaza po përparon me sulme kyçe kundër Hamasit, me synimin për të...
Tedros Adhanom Ghebreyesus SHBA- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka kërkuar t&e...