7 Nëntor 2023, 20:09
Nga a.l
Maria Zakharova
RUSI- Rusia ka akuzuar partinë udhëheqëse në Moldavi se ka udhëhequr “një fushatë shtypjeje” kundër opozitës gjatë zgjedhjeve lokale që u mbajtën fundjavën që shkoi.
Partia pro-perëndimore e presidentes moldave, Maia Sandu, doli e para në zgjedhje, por nuk kori rezultate të kënaqshme në zgjedhje, përfshirë në kryeqytetin moldav, Kishiniev.
Me tensionet që janë të larta që kur Rusia ka nisur ofensivën e saj në Ukrainën fqinje, Moldavia në minutat e fundit ndaloi një parti pro-ruse që të merrte pjesë në zgjedhje, duke e akuzuar se ka përdorur fonde të paligjshme nga Moska.
Përmes një deklarate, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se zgjedhjet kishin “forcuar pozicionin e forcave opozitare”.
Ajo tha se Moldavia ka ndërmarrë “një fushatë të paprecedent shtypjeje kundër opozitës” dhe e akuzoi shtetin për “diskriminim” të kandidatëve që flasin gjuhën ruse.
Vëzhguesit ndërkombëtar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) gjatë fundjavës shprehën shqetësim lidhur me “ndërhyrjen nga jashtëm dhe pretendime për blerjen e votave” në zgjedhjet lokale në Moldavi.
Përmes një deklarate, vëzhguesit e OSBE-së po ashtu shprehën keqardhje për “përdorimin e gjerë të fuqive ekzekutive gjatë gjendjes së jashtëzakonshme që në minutat e fundit ndaluan garën e disa kandidatëve, por edhe bllokimet e shumta të mediave”.
Akuzat e Rusisë vijnë teksa pushtimi rus i Ukrainës po zhvillohet qe 20 muaj.
Moldavia, që ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, ka aplikuar për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe vazhdimisht e ka akuzuar Rusinë se ndërhyn në çështjet e saj të brendshme./ REL
maria zakharova
Bota
7 Nëntor 2023, 20:04
a.l
Sindisiwe Chikunga
AFRIKË E JUGUT- Ministrja e Transportit i Afrikës së Jugut ka përshkruar se si ajo u grabit me armë pasi automj...
Bota
7 Nëntor 2023, 19:56
A.TH
Protestat
ANGLI- Britania e Madhe është e shqetësuar për frymën pro palestineze në vend. Qeveria britanike do të mbaj&eu...
Bota
7 Nëntor 2023, 19:41
a.l
Isaac Herzog dhe Angelina Jolie
IZRAEL- Presidenti izraelit Isaac Herzog i është përgjigjur deklaratës së bërë m&e...
Bota
7 Nëntor 2023, 19:39
a.l
Wang Webnin
PEKIN- Pekini ka qëndruar gjithmonë në anën e paqes dhe drejtësisë në lidhje me konfliktin izraelito-pa...
Bota
7 Nëntor 2023, 19:34
a.l
Abu Mazen
GAZA- Karvani i presidentit të Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA) Abu Mazen është sulmuar nga nj&eum...
Bota
7 Nëntor 2023, 19:35
A.TH
Sulmet
GAZA- Operacioni i ushtrisë izraelite në Gaza po përparon me sulme kyçe kundër Hamasit, me synimin për të...
Bota
7 Nëntor 2023, 19:15
A.TH
Tedros Adhanom Ghebreyesus
SHBA- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka kërkuar t&e...
Bota
7 Nëntor 2023, 18:36
a.l
Gaza
SHBA- Zëvendës, zëdhënësi kryesori Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel deklaron se DASH ka ndihmuar m&...
Bota
7 Nëntor 2023, 18:26
a.l
Gaza
GAZA- Një raport i publikuar së fundmi nga zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA),zbulon se rreth...
Bota
7 Nëntor 2023, 17:39
a.l
Elisabeth Borne
FRANCË- Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin e paraqiti projektligjin në Senat në Paris. Senati i së...