All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Publikimi i dokumenteve sekrete për planet e Izraelit për të sulmuar Iranin, SHBA nis hetimet për të zbuluar mënyrën se si u morën dokumentet

Hetimet janë përqëndruar tek mënyra se si janë marrë dokumentet – përfshirë nëse kjo ishte një rrjedhje e qëllimshme nga një anëtar i komunitetit të inteligjencës amerikane apo ishin siguruar falë një metode tjetër, si hakerimi. Po kështu po hetohet nëse ishte kompromentuar edhe ndonjë informacion tjetër i inteligjencës tha një nga zyrtarët.

20 Tetor 2024, 17:44 Nga N.F
Publikimi i dokumenteve sekrete për planet e Izraelit për të
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Shtetet e Bashkuara po hetojnë për të identifikuar mënyrën se si janë marrë e publikuar në mënyrë të paautorizuar dy dokumente shumë sekrete, që bëjnë një vlerësim të planeve të Izraelit për të sulmuar Iranin. Lajmi u bë i ditur për agjencinë 'Associated Presst' nga tre zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti.

Dokumentet duket se i përkasin Agjencisë amerikane të Inteligjencës Gjeohapësinore dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Aty thuhej se Izraeli po lëvizte mjete ushtarake për të kryer një sulm si përgjigje ndaj sulmit me raketa balistike të Iranit më 1 tetor.

Dokumentet duhet se ishin ndarë me të ashtuquajturit "Five Eyes”, "Pesë Sytë", ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia. Dokumentet, të shënuara si tejet sekrete, u postuan në aplikacionin e mesazheve Telegram dhe lajmi rreth tyre u njoftua fillimisht nga rrjeti televiziv CNN dhe agjencia e lajmeve Axios.

Hetimet janë përqëndruar tek mënyra se si janë marrë dokumentet – përfshirë nëse kjo ishte një rrjedhje e qëllimshme nga një anëtar i komunitetit të inteligjencës amerikane apo ishin siguruar falë një metode tjetër, si hakerimi. Po kështu po hetohet nëse ishte kompromentuar edhe ndonjë informacion tjetër i inteligjencës tha një nga zyrtarët.

Ai shtoi se po punohet për të përcaktuar se kush kishte qasje tek dokumentet para se ato të postoheshin. Uashingtoni i ka kërkuar Izraelit të përfitojë nga eliminimi i udhëheqësit të Hamasit, Jahya Sinwar dhe të bëjë presion për një armëpushim në Gazë. Po kështu i ka kërkuar Izraelit që të mos zgjerojë më tej operacionet ushtarake në veri në Libanit duke rrezikuar një luftë më të gjerë rajonale. Megjithatë, udhëheqësit izraelit kanë theksuar vazhdimisht se nuk do ta lënë pa përgjigje sulmin me raketa të Iranit.

Në një deklaratë, Pentagoni tha se ishte në dijeni të njoftimeve rreth rrjedhjes së dokumenteve, por zyrtarët nuk bënë komente të mëtejshme. Ushtria izraelite nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment lidhur me këtë çështje.

Dokumentet u shfaqën fillimisht në internet të premten përmes një kanali në Telegram. Në postim pretendohej se ato ishin ofruar nga dikush brenda komunitetit amerikan të inteligjencës dhe më pas nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes. Kanali Telegram i përfshirë në rrjedhjen e dokumenteve vetëidentifikohet si me qendër në Teheran, kryeqyteti i Iranit.

Njëri nga dy dokumentet ngjan për nga stili me një material të Agjencisë Kombëtare amerikane të Inteligjencës Gjeohapësinore, që u mor dhe publikua në mënyrë të paligjshme nga Jack Teixeira, një ish-anëtar i Gardës Kombëtare. Ai u deklarua fajtor në mars për nxjerrjen e dokumenteve ushtarake shumë sekrete në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës si dhe dokumenteve të tjera sekrete që lidhen me sigurinë kombëtare./VOA

shba izrael dokumente sekrete

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale