LIVE UPDATES
Bota

Kaos apo bashkëpunim? REL: Dilema e Ballkanit Perëndimor, rajoni ku aspiratat për partneritet dhe përparim ndeshen me përçarjet dhe mosbesimin historik

Bashkësia ndërkombëtare, prej vitesh, bën përpjekje të rrisë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë kaluar nëpër luftëra të përgjakshme në vitet ’90, dhe t’i përafrojë ato me Bashkimin Evropian.

20 Tetor 2024, 13:00 Nga r.ll
Kaos apo bashkëpunim? REL: Dilema e Ballkanit Perëndimor, rajoni ku
foto ilustruese

BALLKAN- Në njërën anë, bashkëpunim dhe optimizëm. Në anën tjetër, paralajmërime për paqëndrueshmëri. Ky dualizëm karakterizon prej kohësh Ballkanin Perëndimor - rajonin ku aspiratat për partneritet dhe përparim ndeshen shpesh me përçarjet dhe mosbesimin historik.

Përfaqësuesit e gjashtë vendeve të tij - Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës - u ulën më 14 tetor bashkë në një tryezë në Berlin dhe nënshkruan një Plan Veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal, si dhe Marrëveshje për Qasje në Arsimin e Lartë në vendet e njëri-tjetrit.

Pritësi i takimit, kancelari gjerman, Olaf Scholz, e trumbetoi këtë si përparim të madh.

“Kjo do ta bëjë punën përtej kufijve më pak të komplikuar dhe do t'ju sjellë dukshëm më afër standardeve të BE-së”, tha ai.

Dy ditë më vonë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përçoi tjetër mesazh nga Brukseli:

“Situata në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese për shkak të kërcënimeve secesioniste në Bosnje e Hercegovinë, si dhe për shkak të situatës së brishtë të sigurisë në Kosovë dhe përparimit të vogël në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Bashkësia ndërkombëtare, prej vitesh, bën përpjekje të rrisë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë kaluar nëpër luftëra të përgjakshme në vitet ’90, dhe t’i përafrojë ato me Bashkimin Evropian. Për këtë qëllim ka iniciuar edhe Procesin e Berlinit në vitin 2014, i cili përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Çdo vit, përfaqësuesit e tyre mblidhen në samite, bashkë me ata të vendeve partnere, dhe bëjnë marrëveshje e deklarata.

Deri më tash kanë prodhuar mbi 40 deklarata dhe marrëveshje në fusha të ndryshme - nga tregtia deri te lëvizja e lirë e njerëzve - por një pjesë e madhe e tyre ka mbetur pa u zbatuar.

Marika Djolai, anëtare e Grupit Këshillimor Ballkani në Evropë dhe bashkautore e një studimi për ecurinë 10-vjeçare të Procesit të Berlinit, shpjegon për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se përse ka ngecje në përmbushjen e zotimeve që merren përsipër:

“Janë disa marrëveshje, që janë më pak relevante në një moment të caktuar gjeopolitik, por nganjëherë ka edhe mungesë angazhimi nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor për t’i zbatuar ato. Pra, nganjëherë bëhet fjalë për çështje politike, nganjëherë për çështje ekonomike apo financash, e nganjëherë, thjesht, nisma është shumë komplekse për t’u realizuar shpejt”.

Për Silavana Mojsovskën, nga Instituti i Ekonomisë në Universitetin e Shën Cirilit dhe Metodit në Shkup, zbatimi i marrëveshjeve kërkon përshtatje të politikave kombëtare, e që shpesh nuk bëhet, sepse qeveritë zëvendësojnë njëra-tjetrën dhe ndjekin prioritete të tjera. Presioni, sipas saj, është po ashtu i pashmangshëm.

“Për shembull, gjatë pandemisë COVID-19, janë krijuar korridoret e gjelbra në Ballkanin Perëndimor për ta bërë më të shpejtë dhe më të lehtë qarkullimin e mallrave thelbësore mes vendeve të rajonit”, kujton ajo.

“Ky ka qenë një model i mirë sesi vendet i kanë zbatuar masat që u janë dashur - edhe pse kjo ka ndodhur për shkak të krizës nga COVID-19. Ndaj, nëse nuk ka presion - qoftë pozitiv, qoftë negativ - disa marrëveshje kanë tendencë të mos zbatohen”, thotë Mojsovska.

Të dyja këto vëzhguese thonë se Procesi i Berlinit është duke shkuar përpara dhe se kjo është një gjë e mirë. Me fjalët e Marika Djolait, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara, “ulen në një tryezë tash e dhjetë vjet dhe negociojnë projekte praktike që japin shpresë”.

Por, ndryshe prej tyre, Besar Gërgi, nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike në Prishtinë, ofron një pamje më kritike të gjendjes së Procesit të Berlinit. Sipas tij, ai është në status quo - Qeveria gjermane përpiqet të nxisë pajtimin me ide e politika të reja, por në mesin e vendeve të rajonit ka pak gatishmëri e entuziazëm.

“Mendimi i shtyrë nga Berlini është se, nëse këto vende tregtojnë mes vete - pra kanë shkëmbime më të mëdha tregtare - ato do të kenë zhvillim ekonomik dhe problemet politike do të tejkalohen. Ky është një lloj mendimi që Berlini e ka përdorur edhe me Rusinë më herët, duke thënë se nëse BE-ja dhe Ukraina tregtojnë më shumë me të, duke blerë naftën dhe gazin e saj, atëherë Rusia, në një mënyrë, do të hyjë në orbitën e Perëndimit dhe nuk do të ketë incentiva për të krijuar probleme”, thotë Gërgi.

“Me pushtimin rus të Ukrainës, e kemi parë se kjo nuk qëndron. Pa marrë parasysh marrëdhëniet ekonomike, janë marrëdhëniet politike ato që kanë epërsi ndaj të gjitha të tjerave”, thekson ai.

Si çështjen më problematike në rajon, Gërgi sheh kontestin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se Serbia ka gatishmëri për të nënshkruar marrëveshje, por jo edhe për t’i zbatuar ato.

Edhe në Bosnje e Hercegovinë kujton se ka probleme në raport me Kosovën, për shkak të mospajtimeve në vendimmarrje midis Sarajevës zyrtare dhe Banjallukës. Gërgi thotë se rrugëdalja qëndron vetëm te zgjidhja e çështjeve të hapura politike - pa këtë zgjidhje nuk mund të ketë përparim në Procesin e Berlinit apo në çfarëdolloj mekanizmi tjetër rajonal, thotë ai.

“Për të marrë një shembull nga arena ndërkombëtare - Kina dhe SHBA-ja me dekada kanë pasur probleme, derisa Amerika e ka pranuar politikën e një Kine, duke e njohur zyrtarisht Pekinin si kryeqytet të saj dhe Qeverinë komuniste si qeveri të vetme në Kinë”, thotë Gërgi.

Në përpjekje për t’i normalizuar marrëdhëniet, Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata qysh në vitin 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Edhe në këtë proces, ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre mbeten pa u zbatuar, dhe palët akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë gatishmërie.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në fund të gushtit, ndërmjetësuesi evropian i bisedimeve, Mirosllav Lajçak, ka thënë se shoqëritë në Kosovë dhe në Serbi nuk janë gati për normalizim.

Sipas tij, sa herë që udhëheqësit bëjnë marrëveshje, ata kritikohen se kanë bërë lëshime, por “njerëzit duhet ta kuptojnë se normalizimi kërkon kompromis”.

Gërgi thotë se Perëndimi shpesh ndjek “politika të zbutjes” me Serbinë, e të cilën gjë e përmend herë pas here edhe Qeveria e Kosovës. Sipas analistit, Perëndimi duhet ta kuptojë më qartë “rrezikun real”.

“Shpeshherë thuhet se në politikë nuk duhet të shikohen fjalët, por veprat. Dhe, veprat e qeverive zakonisht shikohen me shpenzimet e tyre. Nëse flasim për vitet e fundit - në vitin 2020, shpenzimet ushtarake të Serbisë ishin 786 milionë euro, ndërsa sivjet buxheti i miratuar ishte 1.35 miliard euro. Pra, kemi gati dyfishim për katër vjet - dhe kjo në një periudhë post-pandemike, kur shumica e qeverive janë fokusuar në ekonomi, Qeveria serbe është fokusuar në riarmatim”, thotë Gërgi.

Perëndimi i ka siguruar vendet e Ballkanit Perëndimor se e ardhmja e tyre qëndron në BE, me kusht që i zgjidhin çështjet e hapura. Për t’iu dhënë shtysa në këtë drejtim, BE-ja vazhdimisht ndan edhe mjete financiare për to. Aktualisht, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në bllok.

Në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se duhet shikuar nga një e ardhme, ku “të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë”.

Duke i dhënë mbështetje këtij vizioni, Jellena Xhankiç, nga Instituti Universitar Evropian në Firence, thekson nevojën për ndryshimin e mendësisë dhe të kursit. Duke folur për Exposenë, ajo vë në pah këndvështrimin aktual të qytetarëve të rajonit:

“Ajo çka kam vënë re, sidomos në dy-tre vjetët e fundit, është se ata janë lodhur nga krizat, nga problemet e vazhdueshme politike, nga çështjet historike që ringjallen vetëm në mbështetje të narrativëve politikë. Si nga bisedat me qytetarë të rëndomtë, ashtu edhe me disa përfaqësues politikë, kam parë një lloj lodhjeje nga shpikja e vazhdueshme e krizave. Ndaj, është koha për të shikuar përpara”.

E, për të shikuar përpara, duhet të ketë angazhim të sinqertë kolektiv. Në fund të fundit, kush nuk do të donte të dilte nga cikli i pafund i krizave? Por, në këtë rajon me histori komplekse, përparimi kërkon, para së gjithash, njohje të vërtetë të realitetit, ndërsa paralajmërimet e NATO-s mund të shërbejnë si thirrje për veprim./REL

ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet