LIVE UPDATES
Bota

“Pse të blej konflikt?” Për hipotekat që shet banka s’ka interesim nga qytetarët në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës raporton për rritje të lehtë të kredive problematike. Ekspertët, në anën tjetër, sugjerojnë masa legjislative për lehtësimin e shitjes së pronave të tilla.

3 Qershor 2024, 14:43 Nga N.F
“Pse të blej konflikt?” Për hipotekat që shet banka
Foto ilustruese

KOSOVË- Pothuajse të gjitha bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, kanë në shitje prona, të cilat janë lënë hipotekë nga huamarrësit që s’i kanë shlyer kreditë. Pavarësisht çmimeve më të lira se në treg, interesi i blerësve për to mungon - mesa duket për shkak të perceptimeve kulturore që lidhen me blerjen e pronave të poseduara.

Banka Qendrore e Kosovës raporton për rritje të lehtë të kredive problematike. Ekspertët, në anën tjetër, sugjerojnë masa legjislative për lehtësimin e shitjes së pronave të tilla.

Shtëpi, toka, objekte biznesi...


Një shtëpi në fshatin Komoran të komunës së Drenasit, me rreth 1.000 m2, ofrohet në shitje nga një bankë komerciale në Kosovë. Një tjetër bankë shet 20 ar tokë në Graçanicë, bashkë me shtëpi prej 220 m2 dhe një objekt biznesi.

Oferta të ngjashme ka pothuajse në të 11 bankat komerciale që operojnë në Kosovë, por shumë pak prej tyre i kanë publike çmimet. Radio Evropa e Lirë kontaktoi disa nga to - Raiffeisen Bank, Procredit Bank, Teb Bank, Banka Kombëtare Tregtare, NLB, Banka Ekonomike e Kosovës - për t’i pyetur se sa kushtojnë, por nuk mori përgjigje prej asnjërës.

Oferta e lartpërmendur në Graçanicë e ka publik çmimin prej 182 mijë eurosh. Radio Evropa e Lirë bisedoi me përfaqësuesin e një agjencie të patundshmërive në Kosovë, i cili tha se një ar tokë në këtë komunë sillet nga 10 mijë deri në 45 mijë euro, varësisht lokacionit.

Sipas tij, çmimet e të gjitha pronave që shiten nga bankat janë më të lira se ato në treg, por ai nuk ofroi ndonjë përqindje specifike. Bankat e kontaktuara nga REL-i nuk treguan as a ka interesim për blerjen e hipotekave në shitje, por nga përgjigjet e disa qytetarëve të anketuar në Prishtinë, duket se jo.

“Nuk mund të blej prona të tilla, pasi nuk di se në çfarë vështirësish financiare ka kaluar ish-pronari”, thotë Arsimi.

“Edhe unë e kam hipotekë banesën ku jetoj. Paramendoni sikur të më paraqitet ndonjë vështirësi rrugës dhe të mos arrij ta kthej kredinë dhe të ma marrë banka dhe ta shesë... Jo, unë nuk mund ta blej edhe sikur të ma falnin”, thotë ai.

Besnik Ajvazi, punonjës në sektorin publik, e konsideron “blerje të konfliktit” investimin në pronat e tilla.

“Pse duhet blerë konflikti? Mund të vijë pronari dhe të më sjellë probleme”, thotë ai.

Çka janë kreditë problematike dhe sa është vlera e tyre?
Vlera e kredive në bankat komerciale të Kosovës ka arritur në 5.1 miliardë euro deri në prill të këtij viti, sipas Bankës Qendrore të Kosovës. Kredi problematike konsiderohen ato që kredimarrësi nuk arrin t’i paguajë sipas marrëveshjes.

Ato përbëjnë 2.1 për qind të vlerës së përgjithshme të kredive, sipas BQK-së. Në prill të vitit të kaluar, kjo shifër ishte 2 për qind.

BQK-ja nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se ku janë të përqendruara kreditë problematike - te bizneset apo individët.

Nëse ato llogariten në euro, sipas profesorit të Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, bëhet fjalë për më shumë se 100 milionë.

“Çdo ditë kemi ankande të shumta, ku bankat i qesin në shitje pronat e lëna hipotekë të kredimarrëseve, me qëllim që të rimbursohet kredia e marrë më herët”, thotë për Radion Evropa e Lirë Bektashi, i cili më herët ka shërbyer si anëtar i Bordit të BQK-së.

Për këto prona, sipas tij, nuk ka pasur asnjëherë interesim.

“Jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor e kemi një mentalitet, sipas të cilit, blerja e këtyre pronave konsiderohet shkelje e dinjitetit të njerëzve. Dhe, për shkak të ngatërresave eventuale, pjesa më e madhe e tyre nuk shiten... sepse askush nuk dëshiron të futet në mosmarrëveshje me ish-pronarin e asaj pasurie”, thotë Bektashi.

Si mund të zgjidhet çështja?
Marrë parasysh hezitimin e qytetarëve për t’i blerë këto prona nga bankat, ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, thotë se kjo çështje duhet të rregullohet me një ligj të veçantë.

“Le t’i blejë shteti asetet e bankave dhe të bëhet pronar, e pastaj t’i shesë. Kur shteti i shet, qytetarët nuk hezitojnë t’i blejnë”, shprehet ai.

Se cilat janë mundësitë që kjo çështje të rregullohet në këtë mënyrë, REL-it nuk iu përgjigj as Zyra e Kryeministrit të Kosovës, as Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Bektashi dhe Mehmeti vlerësojnë se rreziku nga kreditë problematike bën që bankat, gjatë procedurave për marrje të kredive, ta zhvlerësojnë vlerën e patundshmërive të lëna hipotekë dhe të aplikojnë kritere të vështira për aprovimin e kredive.

Norma e interesit për kredi sillet rreth 6.1 për qind. Në një raport që ka publikuar BQK-ja vitin e kaluar, thuhet se vlera e kredive problematike ka nisur të rritet nga fillimi i vitit 2022 për të vazhduar deri në shtator të vitit 2023.

Po atëkohë, në Kosovë ka nisur të rritet edhe vlera e inflacionit. Viti 2022 është mbyllur me normë mesatare inflacioni rreth 12 për qind. Paga mesatare në vend, sipas Agjencisë së Statistikave, është 521 euro, ndërsa shkalla e papunësisë pak mbi 10 për qind.

Marrë nga REL

kosove banka hipoteka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet