LIVE UPDATES
Bota

Sulmi në Gjermani, ndërron jetë polici i plagosur

Pas sulmit me thikë të premten në sheshin e tregut në Manhaim, polici i lënduar rëndë ndërroi jetë në spital.

3 Qershor 2024, 10:38 Nga N.F
Sulmi në Gjermani, ndërron jetë polici i plagosur
Policia

GJERMANI- Ndërroi jetë polici i lënduar, i sulmuar të premten në Manhaim. Policia po ruante një miting të lëvizjes kritike ndaj islamit, Pax Europa kur agresori sulmoi 6 vetë, mes tyre edhe policin. Motivi i sulmit ende i paqartë

Pas sulmit me thikë të premten në sheshin e tregut në Manhaim, polici i lënduar rëndë ndërroi jetë në spital. Këtë e bënë të ditur prokuroria, presidiumi i policisë së Manhaimit dhe zyra e kriminalistikës së landit. Agresori e goditi me thikë disa herë policin në pjesë të kokës. Megjithëse ai u operua me urgjencë dhe u vendos në gjendjen e komës artificiale, polici nuk i mbijetoi sulmit.

Tronditje në Gjermani

Presidenti gjerman, Steinmeier pas vdekjes së policit u shpreh i shokuar duke theksuar se dhuna rrezikon atë që e ka bërë demokracinë tonë të fortë. "Kështu nuk vazhdohet më." Presidenti gjerman u shpreh " se ka shqetësim tzë madh për brutalizimin e ballafaqimit politik dhe rritjen e gatishmërisë për dhunë në vendin tonë".

Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz u shpreh i tronditur pas humbjes së jetës të policit. "Më trondit thellësisht, që nëpunësi i guximshëm i policisë pas sulmit në Manhaim ndërroi jetë nga lëndimet", shkroi Scholz në platformën X. "Angazhimi i tij për sigurinë meriton nga të gjithë ne mirënjohjen më të madhe. Jam në këto orë të hidhura në mendime tek familja e tij dhe të gjithë ata që mbajnë zi për të."

Dhimbje dhe zemërim ka pasur edhe në radhët e policisë. Sindikata Gjermane e Policisë reagoi e tronditur. "Dhuna që hasim përditë është pa asnjë hezitim brutale, antihumane dhe shpesh vdekjeprurëse", tha kreu i sindikatës së landit, Ralf Kusterer- Fushatat kundër urrejtjes dhe nxitjes së urrejtjes nuk i prekin as me afërsi problemet që ndeshim ne përditë.

Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Autori i sulmit, një 25 vjeçar afgan, i lindur në Afganistan, ardhur në Gjermani në vitin 2014 si minoren është ende i paaftë për t'u marrë në pyetje. Ai u qëllua nga policët gjatë sulmit. Deri më tani emri i tij nuk figuronte tek policia. Afgani është i martuar, ky dy fëmijë dhe jeton në Hepenheim.

Sulmi ndodhi të premten gjatë një demonstrate të një organizate kritike ndaj islamit në një nga sheshet e Manheim-it.  Policia po ruante një miting të lëvizjes kritike ndaj islamit, Pax Europa kur agresori sulmoi 6 vetë, mes tyre edhe policin. Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë civilët që përpiqen të nënshtrojnë sulmuesin dhe ai godet me thikë një oficer policie. Një tjetër oficer policie përfundimisht qëlloi sulmuesin, ndërsa ai po luftonte me një burrë tjetër. Michael Stürzenberger, një kritik i hapur i fes­ë islame, nga organizata "Pax Europa” ishte planifikuar të fliste në këtë miting, si pjesë e turneut të tij "Syt­ë e hapur".  Në mesin e të plagosurve ishte edhe Stürzenberger, 59 vjeç.

Marrë nga DW

gjermani sulm polic viktime

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet