LIVE UPDATES
Bota

Pse Suedia dhe Danimarka s’e ndalojnë djegien e Kuranit?

Ngjarja është pasuar me përleshje të dhunshme midis protestuesve të zemëruar dhe policisë, e cila ka arrestuar së paku dhjetë prej tyre.

10 Shtator 2023, 17:23 Nga I.A
Pse Suedia dhe Danimarka s’e ndalojnë djegien e Kuranit?
Foto ilustruese

SUEDI- Aktivistë kundër Islamit në Suedi dhe Danimarkë kanë djegur ose dëmtuar së voni disa kopje të Kuranit - librit të shenjtë të myslimanëve. Vandalizmi i fundit ka ndodhur më 3 shtator në qytetin Malmo të Suedisë dhe është kryer nga Salwan Momika. Ngjarja është pasuar me përleshje të dhunshme midis protestuesve të zemëruar dhe policisë, e cila ka arrestuar së paku dhjetë prej tyre.

Momika është refugjat nga Iraku, i cili thotë se kundërshton gjithë institucionin e Islamit. Ai ka djegur disa kopje të librit të shenjtë në muajt e fundit. Aksione të ngjashme kanë kryer edhe aktivistë të tjerë të ekstremit të djathtë, si në Suedi, ashtu edhe në Danimarkë. Dhe, tezë e përbashkët e të gjithë atyre është se myslimanët nuk i përkasin Evropës, e aq më pak vendeve nordike.

Qeveritë e shumë vendeve me shumicë myslimane i kanë dënuar në termat më të ashpër aktet e përdhosjes së Kuranit.

Në mes të korrikut, qindra njerëz kanë sulmuar ambasadën suedeze në Bagdad, duke i vënë flakën disa pjesëve të saj. Iraku, gjithashtu, ka dëbuar ambasadorin suedez dhe ka udhëzuar homologun e tij irakian që të tërhiqet nga ambasada në Stokholm.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO, derisa Stokholmi nuk e adreson çështjen e djegies së Kuranit.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka bërë thirrje Suedisë që ta dorëzojë Momikën dhe djegësit e tjerë të Kuranit përpara “sistemeve gjyqësore të vendeve islamike”.

Zhvillimet kanë ngritur alarmin në vendin që tradicionalisht e ka parë veten si respektues të pakicave. Shërbimi suedez i sigurisë, SAPO, ka thënë se djegiet e kopjeve të Kuranit dhe fushatat e dezinformimit e kanë transformuar imazhin e Suedisë - “nga një vend tolerant në një vend armiqësor ndaj Islamit dhe myslimanëve”.

“Policia e sigurisë po merret tani me kërcënime të vazhdueshme për sulme kundër Suedisë dhe interesave të Suedisë. Për rrjedhojë, alarmi për terrorizëm rritet në nivelin e dytë më të lartë”, ka njoftuar SAPO, muajin e kaluar.

Suedia është një ndër vendet me mbrojtjen më të madhe të lirisë së shprehjes. Kushtetuta e saj garanton të drejtën e lirisë së shprehjes për çdo temë, përfshirë edhe “shprehjen e mendimeve që vënë në dyshim mesazhet fetare, ose që mund të perceptohen si të dëmshme për besimtarin”.

Qeveria suedeze i ka cilësuar si “islamofobike” përdhosjet e Kuranit dhe ka thënë se ato nuk reflektojnë qëndrimet e saj. Por, një grup i shkrimtarëve suedezë ka thënë se ky reagim “është jashtëzakonisht i papërshtatshëm” dhe se nuk përkon me lirinë e shprehjes.

Ngjashëm sikurse Suedia, edhe Danimarka është në mesin e vendeve më laike dhe më liberale në botë. Suedia e ka shfuqizuar ligjin e blasfemisë në vitin 1970, ndërsa Danimarka më 2017. Pra, qeveritë e të dyja vendeve nuk kanë mjete ligjore për të ndaluar përdhosjet e Kuranit apo cilitdo libër tjetër të shenjtë. Megjithatë, kanë thënë se janë duke shqyrtuar mënyra për të ndaluar, ose së paku kufizuar aktet e tilla në vende publike.

Përse ky shqetësim apo rishikim i qëndrimit tani? Për programin Expose të Radios Evropa e Lirë përgjigjet Dino Krause, studiues në Institutin Danez për Studime Ndërkombëtare:

“Autoritetet daneze janë shqetësuar kryesisht për dy arsye. Në njërën anë, djegia e Kuranit ka çuar në pasoja të konsiderueshme diplomatike nga qeveri të ndryshme në vendet me shumicë myslimane... Në anën tjetër, ekziston rreziku i sigurisë, sepse djegia e Kuranit ka çuar në kërcënime dhe thirrje për dhunë nga një sërë aktorësh islamikë. Madje, edhe Al Kaida nxori një deklaratë të pazakontë që bënte thirrje për sulme kundër caqeve daneze dhe suedeze”.

Mohammad Fazlhashemi, profesor i Teologjisë Islame në Universitetin Uppsala të Suedisë, thotë për Exposenë se ndalimi i djegies së Kuranit nuk do të ishte zgjidhje.

“...sepse Rasmus Paludan, njëri prej aktivistëve që ka djegur Kuranin, ka thënë në një intervistë se nëse ndalohet djegia e Kuranit, ai do të urinojë mbi të ose do ta përdhosë në ndonjë mënyrë tjetër. Pra, nuk mendoj se problemi është te djegia e Kuranit. Problem është se si disa publicistë, politikanë, media dhe përfaqësues kulturorë e mbrojnë djegien e Kuranit në emër të lirisë së shprehjes”, thotë Fazlhashemi.

Ai shton se Qeveria suedeze nuk i miraton publikisht këto qëndrime, por se figura të ndryshme politike e bëjnë një gjë të tillë. Ai nuk përmend emra specifikë, por anëtarët e Demokratëve Suedezë - një parti me rrënjë neo-naziste, e cila tani është partia e dytë më e madhe në Parlament - kanë reaguar hapur me përbuzje kundrejt myslimanëve.

“Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga vendet myslimane”, ka shkruar në platformën X Richard Jomshof, një ligjvënës i kësaj partie. “Është e çuditshme dhe qesharake që ato të lejohen të na japin leksione për demokracinë dhe lirinë e shprehjes”, ka thënë ai.

Fazlhashemi, nga Universiteti Uppsala, thotë se legjislacioni suedez nuk mund të cilësohet se islamofobik, por ai përmend një raport të Këshillit Kombëtar Suedez për Parandalimin e Krimit, të vitit 2021, ku thuhet se krimet islamofobike marrin forma të ndryshme dhe nuk mund të kufizohen te një person i caktuar.

I pyetur se si do të duhej të adresohej çështja e djegies së Kuranit, Fazlhashemi thotë:

“Nëse më shumë politikanë, përfaqësues kulturorë dhe publicistë e dënojnë djegien e Kuranit dhe i dërgojnë mesazh komunitetit mysliman se ne jemi me ju, nuk jemi kundër jush, ne ju mbështesim... le të djegin ata Kurane sa të duan. Por, ne nuk e kemi këtë lloj qëndrimi nga politikanët ose publicistët”.

“Shumë thonë se nuk duhet të dorëzohemi ose të tërhiqemi, sepse diktatorët në vendet myslimane e kërkojnë këtë. Por, unë nuk pajtohem, sepse nëse ju e keni këtë problem, ata do ta përdorin këtë për qëllime të brendshme ose ndërkombëtare. Ne duhet të bisedojmë me komunitetin mysliman këtu në Suedi. Nëse e dërgojmë sinjalin e duhur tek ai, unë nuk mendoj se ai do të jetë aq i ndjeshëm për këtë çështje”, thotë Fazlhashemi.

Kreu i Federatës Islamike të Suedisë, Mahmoud Khalfi, ka thënë se përpjekjet e organizatave islamike për të biseduar me Qeverinë suedeze, kanë hasur në heshtje.

Duhet t’i përgjigjeni gjithë kësaj me diçka konkrete. Dërgoni një sinjal në botë se ne e marrim seriozisht këtë dhe do ta zgjidhim”, ka thënë Khalfi.

Dino Krasue, nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare, thotë se djegiet e Kuranit janë instrumentalizuar nga qeveritë e disa vendeve me shumicë myslimane, të cilat i paraqesin ato si të orkestruara nga Qeveria daneze, pavarësisht faktit se autoritetet daneze, sipas tij, nuk kanë mjete ligjore për t’i ndaluar vandalizmat e tillë.

“Ky lloj diskursi ka krijuar imazhin e rremë të një komploti të shtetit kundër Islamit. Por, në fakt, është vetëm një numër shumë i vogël i individëve që djeg Kuranin”, thotë Krause.

Në Suedi, për shembull, një anketë e kryer së voni nga transmetuesi publik STV, ka treguar se shumica e qytetarëve, 53 për qind, janë kundër djegies së librave të shenjtë, si Kurani dhe Bibla; 34% kanë thënë se aktet e tilla duhet të lejohen, ndërsa 13% janë shprehur të pavendosur.

Në vendet e tjera të Evropës, si Gjermania, Italia, Polonia dhe Finlanda, shpifjet kundër një feje janë vepër penale. Në Angli dhe në Uells, ligjet e blasfemisë janë shfuqizuar në vitin 2008, por përdhosja e Kuranit dhe e shkrimeve të tjera të shenjta mund të dënohet me ligjin kundër nxitjes së urrejtjes fetare. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka thënë se situata e sigurisë në vendin e tij është në nivelin më serioz që nga Lufta e Dytë Botërore. Por, sipas fjalëve të ministrit të Jashtëm suedez, Tobias Billstrom, “zgjidhje të shpejta nuk ka”.

Marrë nga REL

mahmoud khalfi kurani suedi danimarke

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet