Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mbrojtja Ajrore e Ukrainës i rrëzoi 25 prej tyre, thanë ata më 10 shtator, pa treguar hollësi për shtatë dronët e tjerë.

UKRAINË-Rusia e sulmoi Ukrainën me 32 dronë gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës, shumica e të cilëve e kishin për cak kryeqytetin Kiev, thanë të dielën zyrtarët e ushtrisë ukrainase.
Mbrojtja Ajrore e Ukrainës i rrëzoi 25 prej tyre, thanë ata më 10 shtator, pa treguar hollësi për shtatë dronët e tjerë.
Sulmet ajrore ruse vijnë në një kohë kur liderët ukrainas po i bëjnë thirrje Perëndimit për përkrahje shtesë për ta zmbrapsur pushtimin rus.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se “pushtuesi e sulmoi Ukrainën me 32 dronë kamikazë... prej të cilëve 25 u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase”.
“Pushtuesi rus i drejtoi shumicën e dronëve në rajonin e Kievit”.
“Dronët u futën në kryeqytet në grupe dhe nga drejtime të ndryshme”, tha Sergiy Popko, kryetar i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit.
Mbetjet e tyre ranë në disa rrethina, duke e dëmtuar një banesë në një ndërtesë shumëkatëshe, si dhe rrugët dhe linjat e rrymës, shtoi ai, duke thënë se një person u lëndua. Rusia i sulmoi sistematikisht qytetet ukrainase në fillim të pushtimit që e nisi vitin e kaluar, por sulmet masive janë bërë më pak të shpeshta, për shkak se rezervat e Moskës po pakësohen, ndërsa Ukraina e ka përforcuar mbrojtjen ajrore.
Muajin e kaluar, Kievi i shkatërroi më shumë se 20 dronë dhe raketa ruse në atë që e cilësoi si sulmin më të fuqishëm në kryeqytet që nga pranvera./REL
Joe Biden dhe Nguyễn Phú Trọng SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden nisi këtë të diel një vizitë të...
Ndertesa e shkaterruar MAROK- Tërmeti shkatërrues që goditi të premten Marokun, ka shkatërruar mijëra banesa dhe ndërtes...
Viola Von Cramon KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, ka reaguar ndaj pasivizimit t&eu...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Shërbimet Sekrete ne Mbretërinë e Bashkuar kanë arrestuar në muajin mars të këtij viti ...
Nenad Rashiq KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç pretendon se serbët nga Kosova po ndalohen në Serbi pasi nu...
Abdel Fattah al-Sisi dhe Erdogan EGJIPT- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua sot me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi&...
Daniel Khalife BRITANI- Ish-ushtari i arratisur britanik, Daniel Khalife, i cili dyshohet për vepra terroriste është arrëstuar pas gati...
foto nga sulmet ruse UKRAINË- Dy punonjës të huaj të ndihmave raportohet se u vranë në Ukrainën lindore të diel&eum...
Kim Jong Un KOREJA E VERIUT- Presidenti i Koresë së Veriut Kim Jong Un mori pjesë në një sesion fotogra...
Marok MAROK- Vijojnë kërkimet për të mbijetuar në Marok, pas tërmetit vdekjeprurës që vrau 2000 persona. ...