LIVE UPDATES
Bota

Pse rezoluta e PE sjell probleme të mëdha për Vuçiç?

Nëse autoritetet serbe nuk i zbatojnë rekomandimet për përmirësimin e procesit zgjedhor ose nëse vërtetohet se kanë marrë pjesë në vjedhje zgjedhore, Serbia do të përballet me mundësinë e pezullimit të financimit të BE-së.

10 Shkurt 2024, 11:29 Nga Ivica Petroviç
Pse rezoluta e PE sjell probleme të mëdha për
PE miratoi Rezolutën për Serbinë, kërkohen hetime

STRASBURG- Rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila u miratua me shumicë dërrmuese votash në Strasburg, përmban kërkesën për hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve në Serbi, sipas modelit që u aplikua në Maqedoninë e Veriut. Nëse autoritetet serbe nuk i zbatojnë rekomandimet për përmirësimin e procesit zgjedhor ose nëse vërtetohet se kanë marrë pjesë në vjedhje zgjedhore, Serbia do të përballet me mundësinë e pezullimit të financimit të BE-së. Autoritetet në Serbi po tërheqin vëmendjen për faktin se sulmet ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë janë të papranueshme. Por kjo nuk e pengoi kryeministren, Ana Brnabiç, që këto ditë të vazhdojë me të njëjtin ton dhe me akuza ndaj opozitës serbe, por edhe disa institucioneve ndërkombëtare. Brnabiç e krahasoi rezolutën e PE me “Radio Mileva” (që në Serbi përdoret si një sinonim për ndonjë media tërësisht të parëndësishme) dhe deklaroi se ajo përmban gjithçka që opozita ka thënë për zgjedhjet.

Një hap tjetër për demokratizimin e Serbisë

Besimi në procesin demokratik në Serbi është lëkundur, por autoritetet serbe nuk shfaqin as dëshirën më të vogël për të pranuar faktet e paraqitura nga opozita serbe apo faktorët ndërkombëtarë. Sado që fuqia politike e PE-së duket relativisht e dobët, toni i ashpër i rezolutës së shpallur ndoshta do të ketë ndikim në lëvizje dhe vendime të shumta politike, mendojnë analistët.

“Mendoj se disa parregullsi në zgjedhje jo vetëm që janë regjistruar, por edhe janë vërtetuar”, thotë gazetari Nedim Sejdinoviç për DW. “Do të thosha se kjo rezolutë do të jetë një hap më tej në krahasim me të gjitha përpjekjet e tjera të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare për të kontribuar në procesin e demokratizimit të Serbisë. Mund të jetë edhe hyrje në një qëndrim tjetër të gjithë Perëndimit ndaj regjimit të Aleksandër Vuçiçit”, mendon ai.

Fokusimi tek vjedhja e zgjedhjeve

Parlamenti Evropian i dallon mirë problemet në Serbi dhe rolin e regjimit autoritar në manipulimin e zgjedhjeve, vëren për DW analisti politik Dragomir Angjelkoviç. Rezoluta e miratuar nuk merret me çështje gjeopolitike, por vetëm me manipulime zgjedhore. Një hetim i pavarur ndërkombëtar është propozim i Parlamentit Evropian dhe do t’i dërgohet Komisionit Evropian, i cili duhet të vendosë për dërgimin e një misioni ekspertësh në Serbi.

“Jam i sigurt se ky komision do të formohet, pavarësisht nga qëndrimi i autoriteteve në Serbi”, thekson Nedim Sejdinoviç. “Autoritetet janë përballë një zgjedhje ose do të pranojnë një lloj angazhimi ndërkombëtar, ose do të mbyllin praktikisht dhe simbolikisht derën e BE-së. Kjo nuk i shkon për shtat regjimit të Vuçiçit, sepse ai po ecën mirë me situatën ‘jemi në rrugën evropiane, por nuk shkojmë atje’”, sipas bashkëbiseduesit të DW.

Një mekanizëm i pakëndshëm për Vuçiçin

Dragomir Angjelkoviç thekson se rezolutat e PE-së nuk janë detyruese, por ato mund të jenë serioze nëse janë në përputhje me politikat e shteteve individuale evropiane. “Meqenëse Gjermania është shumë kritike ndaj vjedhjes së zgjedhjeve të Vuçiçit, do të nisë një mekanizëm që do të jetë shumë i pakëndshëm për të. Regjimi nuk do të mund të vazhdojë si më parë dhe, pavarësisht nëse do të ketë apo jo hetim, shumë më tepër vëmendja do të përqendrohet në proceset politike në Serbi”, thekson Angjelkoviç.

Është e dukshme që autoritetet aktualisht po injorojnë presionet e brendshme dhe të jashtme, dhe Nedim Sejdinoviç beson se injorimi i bashkësisë ndërkombëtare është diçka që është më shumë për përdorim të brendshëm: “Ne gjithashtu kemi një histori të vazhdueshme që Vuçiq ka një alternativë dhe se ai mund t’i drejtohet Kinës dhe Rusisë. Kjo thjesht nuk është e vërtetë, sepse ne shohim që pas zgjedhjeve, Vuçiq po bën lëvizje në favor të Perëndimit, siç janë targat e Kosovës dhe po e nxeh historinë me Rio Tinto”. “Më duket se ai e ka tepruar duke llogaritur në faktin se do të shmangte një hetim ndërkombëtar”, thekson Sejdinoviç.

Amerika – mbështetja e Vuçiçit

Vuçiç niset nga fakti se ai ka mbrojtjen e amerikanëve, vëren Dragomir Angjelkoviç, dhe shton se “Amerika është e interesuar në radhë të parë për çështjet gjeopolitike në Serbi. Ndërsa Evropa është ende e interesuar që Serbia të mos jetë Kolumbia Evropiane”.

“Evropa nuk do këtu një shtet të bashkuar me kartelet e drogës dhe ku proceset politike të zhvillohen në zonën e zezë. Vuçiç mendon se disa vende evropiane, si Gjermania, e cila po ashtu është e interesuar për demokratizimin e Serbisë, nuk e kanë rolin që ka Amerika. “Do të thosha se do ta kuptojnë se shtrirja e BE-së nuk është aq e vogël, por derisa të ndodhë kjo, koha po kalon dhe Vuçiç është ende në pushtet”, thekson Angjelkoviç.

/ DW

pe serbia zgjedhje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet