LIVE UPDATES
Bota

Pse disa kompani serbe janë regjistruar sipas ligjeve të Kosovës e disa jo?

Kryetari i Qendrës joqeveritare për Rajonalizëm në Novi Sad, Aleksandar Popov, përmend mosgatishmërinë e palëve. Më 5 gusht, autoritetet e Kosovës i mbyllën në veri të vendit nëntë degë të Postës së Serbisë, me arsyetimin se kjo ndërmarrje nuk është e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK).

9 Gusht 2024, 18:03 Nga N.F
Pse disa kompani serbe janë regjistruar sipas ligjeve të Kosovës
Foto ilustruese


KOSOVË- Posta e Serbisë funksionon në Kosovë që nga paralufta dhe ofron lloj-lloj shërbimesh për komunitetin serb, por edhe për komunitetet tjera në Kosovë. Për dallim prej disa ndërmarrjeve tjera publike të Serbisë, ky institucion – degë të të cilit u mbyllën këtë javë nga autoritetet e Kosovës në veri të vendit – nuk ka aplikuar kurrë për licencë në Kosovë. Cilat janë arsyet?

Në Kosovë ekzistojnë dy ndërmarrje publike serbe, të cilat veprojnë sipas ligjeve të vendit: MTS d.o.o. dhe Elektrosever. MTS d.o.o. ka licencë për të ofruar shërbime në fushën e telekomunikacionit, ndërsa Elektrosever për furnizimin me energji elektrike të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për faturimin e rrymës atje.

Të dyja këto kompani serbe në Kosovë operojnë me euro dhe në këtë valutë i lëshojnë edhe faturat për pjesëtarët e komunitetit serb. E përbashkëta e tyre është që detajet për to janë negociuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Pse nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Postën e Serbisë në Kosovë?

Kryetari i Qendrës joqeveritare për Rajonalizëm në Novi Sad, Aleksandar Popov, përmend mosgatishmërinë e palëve. Më 5 gusht, autoritetet e Kosovës i mbyllën në veri të vendit nëntë degë të Postës së Serbisë, me arsyetimin se kjo ndërmarrje nuk është e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Ish-kryesuesja e delegacionit të Kosovës në kohën e negociatave për Elektroseverin dhe MTS-në, Edita Tahiri, nuk deshi të komentonte për çështjen e Postës, duke thënë se nuk i përket fushës së saj. Serbia dhe Bashkimi Evropian insistojnë që për shërbimet postare duhet të diskutohet në Bruksel, ashtu siç janë marrë vesh palët në të kaluarën. Sociologu dhe analisti politik në Prishtinë, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se dialogu në Bruksel është përshkuar me mungesë të madhe të transparencës, dhe se askush nuk i di me saktësi arsyet e vërteta të moszgjidhjes së kësaj problematike.

“Përvojat e deritashme rrëfejnë që vetëm zgjidhjet e pranuara mes tri palëve kanë stabilitet afatgjatë. Tentimet për imponime mund të tingëllojnë triumfaliste, mirëpo kostot përfundimtare i zhbëjnë pretendimet fillestare”, thotë ai. Ekonomisti dhe kryeredaktori i platformës Strateo në Beograd, Sasha Gjogoviq, beson që dialogu është çelësi.

“Nuk është e mundshme që të gjenden zgjidhje të njëanshme, është e rëndësishme të ketë komunikim interaktiv mes palëve dhe BE-së. Por, e shoh që [i dërguari evropian për dialog, Mirosllav] Lajçak është shumë pasiv në këtë periudhë vakumi mes zgjedhjeve në BE dhe atyre në ardhje në Shtetet e Bashkuara”, thotë Gjogoviq.

Prandaj, ai pohon se duket sikur ekziston një “marrëveshje e pashkruar” Prishtinë-Beograd, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ta çojë përpara agjendën e tij në këtë kohë vakumi, dhe, sipas Gjogoviqit, në fund Serbia dhe serbët e Kosovës do të detyrohen ta pranojnë realitetin e ri.

Nëpër degët e Postës së Serbisë, e cila ofron edhe shërbime financiare jobankare, qytetarët serbë në veri të Kosovës mund të kryenin pagesa të ndryshme për institucionet që punojnë sipas sistemit paralel serb, të pranonin ose të dërgonin letra, si dhe të merrnin pagesa prej buxhetit të Serbisë, sikurse pensionet, apo ndihmat për fëmijë, në dinarë serbë. Degët e kësaj Poste, në pjesën jugore, vazhdojnë punën.

Megjithatë, sigurimi i ndihmave përmes Postës është vështirësuar këtë vit, pas fuqizimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ta bërë euron si valutë të vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme. Si rrjedhojë, u ndalua qarkullimi i dinarit serb. Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar disa runde negociatash në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për dinarin.

Nëpër ato bisedime u tha se pala serbe ka shtyrë përpara mundësinë e licencimit në Kosovë të bankës Kursimorja e Postës, por se pala kosovare nuk është pajtuar, me arsyetimin se Banka Qendrore e Kosovës, si institucion i pavarur, vendos për licencim. Me mosfunksionimin e Kursimores së Postës dhe të Postës së Serbisë, analistët në Serbi besojnë se jeta e serbëve lokalë në Kosovë është vështirësuar, por që asnjëra palë nuk është e interesuar për mirëqenien e tyre.

Gjogoviq e përmend si mundësi shkuarjen e serbëve në Serbi për t’i kryer punët e tyre, por thotë se ajo alternativë mund të bëhet e kushtueshme dhe të mos jetë praktike për ta. Ndërkaq, Popov beson që Asociacioni i komunave me shumicë serbe – për çka palët kanë arritur dy marrëveshje që nuk janë zbatuar kurrë – do të mund t’i mbulonte gjithë këto aspekte.

Në një draft-statut të Perëndimit, që iu prezantua palëve vitin e kaluar, si bazë për formim të Asociacionit është paraparë që ky trup të ketë buxhetin e vet në një llogari në ndonjërën nga bankat e licencuara nga BQK-ja. Muhaxhiri vlerëson se “përfshirja e të gjitha kompanive serbe që funksionojnë në Kosovë, nën ombrellën institucionale shtetërore, është e pashmangshme”, por thotë se të dyja palët tani janë duke synuar përfitime maksimale prej procesit të dialogut.

Disa serbë në veri, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se janë të dëshpëruar për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë, dhe se veprime të tilla “nuk çojnë drejt paqes”./ REL

 

kosove veri posta serbe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet