LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Teksa forcat ruse po avancojnë në Donbas, Ukraina po mësyn Rusinë

Qindra trupa të unifirmuara ukrainase, të mbështetura nga autoblinda dhe pajisje të tjera të rënda, këtë javë hynë në rajonin rus të Kurskut, që gjendet në veri të qytetit ukrainas të Sumit. Deri më 9 gusht, trupat kanë marrë nën kontroll rreth 600 kilometra katrorë dhe dhjetëra vendbanime, sipas zyrtarëve lokalë, blogerëve proluftës dhe raporteve të inteligjencës.

9 Gusht 2024, 17:34 Nga N.F
Analiza e REL: Teksa forcat ruse po avancojnë në Donbas, Ukraina po
Foto ilustruese

RUSI- Që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës, kjo e fundit vazhdimisht ka kaluar kufirin për në Rusi: operativët e inteligjencës kryejnë operacione klandestine; dronët që shënjestrojnë bazat ajrore nga qindra kilometra larg dhe grupe jozyrtare të milicive që plaçkitin fshatrat kufitare. Por, këtë herë është ndryshe.

Qindra trupa të unifirmuara ukrainase, të mbështetura nga autoblinda dhe pajisje të tjera të rënda, këtë javë hynë në rajonin rus të Kurskut, që gjendet në veri të qytetit ukrainas të Sumit. Deri më 9 gusht, trupat kanë marrë nën kontroll rreth 600 kilometra katrorë dhe dhjetëra vendbanime, sipas zyrtarëve lokalë, blogerëve proluftës dhe raporteve të inteligjencës.

Inkursioni i furishëm – më i madhi i kryer nga forcat ukrainase që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022 – vjen teksa trupat ukrainase po kanë vështirësi që të frenojnë avancimin rus në të paktën tri lokacione më në jug në mbarë vijën e frontit prej 1.100 kilometrash. Trupat ruse po i afrohen një autostrade të madhe në Donbas, marrja nën kontroll e së cilës do të kërcënonte linjat furnizuese ukrainase në mbarë vijën e frontit.

“Në përgjithësi, situata nuk është e mirë për forcat ukrainase”, tha Ivan Stupak, ekspert ukrainas i ushtrisë dhe ish-zyrtar i inteligjencës. Për Rusinë, “ideja kryesore është që të ndahen forcat e armatosura ukrainase në dy pjesë; ndaje armikun dhe tento t’i shkatërrosh ata një nga një, hap pas hapi. Në këtë mënyrë është më lehtë t’i shkatërrosh”.

Të hutuar? Ja si duket fushëbeteja gati 900 ditë pas nisjes së luftës më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në juglindje të qendrës logjistike të Pokrovskit, situata “është shumë më e rrezikshme” dhe “kritike”, sipas ekspertëve ushtarakë dhe analistët e pavarur. Mementumi u kthye në të mirë të Rusisë në prill, kur forcat e saj morën kontrollin e fshatit Oçeretjne, pas rotacionit të trupave ukrainase dhe disa raportimeve që thanë se dështoi dhe që atëherë, ata u zhvendosën në perëndim dhe veri.

Deri më 6 gusht, forcat ruse u raportua se ishin në lindje të periferisë së Vozdijzhenkës, një fshat që gjendet pesë kilometra larg nga autostrada, T-0504.

“Situata në qarkun e Pokrovskit është jashtëzakonisht e vështirë”, tha Qendra për Mbrojtje Strategjike, një institut në Kiev që udhëhiqet nga një ish-ministër ukrainas i Mbrojtjes.

Me të dalë nga Pokrovski gjendet një autostradë, e njohur si N23 apo T-0504, që shkon drejt lindjes dhe më pas në verilindje drejt Kostiantinivkës, një qytezë ku gjendet një kryqëzim hekurudhor që ka shërbyer si një linjë kritike për furnizimin e trupave ukrainase.

Rusia me ngulm dëshiron që ta marrë kontrollin e kësaj autostrade. Nëse Rusia e merr këtë rrugë, që përdoret për të transportuar municione dhe furnizime, por edhe për të transportuar ushtarët e plagosur, kjo do të ishte një goditje e madhe për linjat e furnizimit të Ukrainës.

Kjo autostradë nuk është rruga e vetme e këtij seksioni të fushëbetejës, tha Stupak. Por, është rruga më e mirë: rrugët e tjera mund të jenë më të gjata, të pashtruara, që nënkupton se automjetet i përshkojnë ato me shpejtësi më të vogël. Dhe kur moti të fillojë vjeshta dhe shirat, balta legjendare e Ukrainës do t’i bëjë këto rrugë të pakalueshme.

“Nëse e marrin këtë rrugë, forcat ukrainase do të fillojnë të vuajnë”, tha ai.

Nëse nuk do të ketë ndryshime të mëdha në ditët dhe javët në vijim, Rusia do ta marrë autostradën, duke e dëmtuar edhe më shumë mbrojtjen e Ukrainës dhe duke e vendosur në një pozicion edhe më të pavolitshëm. Kjo mund të jetë arsyeja se pse Ukraina ka vendosur ta pushtojë Rusinë.

“Nëse themi se ky inkursion në rajonin e Kurskut ka zënë në befasi shumë, përfshirë komandën ruse, është nënvlerësim”, tha një vëzhgues ushtarak ukrainas, i cili shkruan nën nofkën Tatarigami.

Në raportimet e tri ditëve të operacionit, zyrtarët ukrainas nuk thanë asgjë, përveç sugjerimeve se raportimet zyrtare ruse po e nënvlerësojnë në shkallë të madhe shkallën e operacionit. Më 8 gusht, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po ashtu bëri një aludim.

“Të gjithë mund ta shohin se ushtria ukrainase di si të befasojë dhe di si të arrijë rezultate”, tha ai.

Mykhaylo Podolyak, ndihmës i lartë i Zelenskyt, bëri një konfirmim më të qartë.

“Lufta është luftë, me rregullat e saj, ku agresori pashmangshëm korr rezultatet që i takojnë”, shkroi në Telegram ai.

Por, autoritet ruse, blogerët ushtarakë, zyrtarët lokalë dhe banorët kanë thënë se ka një numër të madh të forcave pushtuese, që me autoblinda dhe tanke po lëvizin shpejt, duke thyer mbrojtjen ruse dhe duke kaluar njësitë e rojeve kufitare. Analistët thanë se makinat e përfshira në operacion, përfshirë autoblindat Stryker, që Ukraina ka marrë nga Shtetet e Bashkuara lënë të kuptohet se operacioni po udhëhiqet nga Brigada e 22-të e Mekanizuar e Ukrainës. Kjo është një prej brigadave më të fuqishme sulmuese të Ukrainës.

Imazhet satelitore dhe raportimet nga Deep State, një organizatë që ka lidhje me ushtrinë ukrainase, sugjerojnë se trupat, në disa vende, kanë avancuar 90 kilometra larg nga kufiri. Blogerët ushtarakë rusë kanë folur për përparime të njëjta. Vlerësimet nga analistët rusë dhe ukrainas, deri më 9 gusht po ashtu thanë se territori i pushtuar varion nga 500 deri në 600 kilometra katror.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 7 gusht thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Rusisë dhe ai hapi këtë mbledhje përmes një adresimi televiziv, duke e quajtur ofensivën “provokim të madh”. Komandanti i ushtrisë ruse, gjenerali Valery Gerasimov, tha se numri i ushtarëve ukrainas të përfshirë në ofensivë mund të jetë sa një batalion: deri në 1.000 persona.

Banorët e qytezës Sudzha, në rajonin kufitar Kursk, kanë publikuar video më 8 gusht, përmes së cilave kanë shprehur zemërimin e tyre. Ata kanë thënë se komandantët e tij ushtarakë po e mashtrojnë Putinin për shkallën e pushtimit.

“Këto gënjeshtra po i vrasin banorët tanë”, tha një grua. Komandantët ushtarakë “po iu thonë se situata është nën kontroll, por sot po zhvillohen beteja të mëdha” në këtë qark.

Qëllimi i këtij operacioni është i paqartë dhe analistët thanë se shanset për një sukses të madh taktik janë të vogla. Devijimi i një njësie, me përvojë dhe me madhësinë e një batalioni, nga vija e frontit për një inkursion të pasigurt është problematik: komandantët ukrainas nuk kanë rezerva të mëdha të fuqisë njerëzore apo të pajisjeve, prandaj njësitë përtej vijës në Donbas nuk kanë mundur të frenojnë avancimet ruse.

Ukraina o ashtu nuk e ka njoftuar furnizuesen e saj më të madhe të armëve, SHBA-në, para nisjes së këtij inkursioni. Në qershor, përderisa forcat ruse shtypën një ofensivë ndërkufitare në verilindje të Harkivit, administrata amerikane zbuti politikën e saj dhe i dha dritën jeshile Ukrainës që të përdorte armatimin amerikan për të goditur shënjestra brenda Rusisë.

Pavarësisht se nuk e ka njoftuar paraprakisht, administrata amerikane nuk e vlerësoi inkursionin si shkelje të ndalesës amerikane, thanë disa zyrtarë amerikanë.

“Është në përputhje me politikën tonë dhe ne kemi mbështetur Ukrainën që nga fillimi që ajo të mbrojë veten ndaj sulmeve që vijnë përtej kufirit”, tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh më 8 gusht.

Rreth 55 kilometra në verilindje të Pokrovskit, në anën tjetër të autostradës T-0504 është Kostiantinivka, e cila ka një hekurudhë që kalon në veriperëndim deri në Sllavjansk dhe Kramatorks, që janë qytete më të mëdha ku forcat ukrainase kanë spitale, qendra komanduese dhe infrastrukturë tjetër kritike.

Rusia dëshiron ta marrë Kostiantinivkën, por në mënyrë që ta pushtojë atë, forcat ruse fillimisht duhet ta marrin Çasiv Jarin, ku gjendet Kanali Siverski Donjeck-Donbas, që ndan qarkun kryesor të qytetit me qarkun Kanal, në lindje.

Trupat ruse në qershor pushtuan gjithë qarkun Kanal dhe tani po lëvizin drejt kanalit, që po shërben si mbrojtës natyral për ukrainasit. Në muajt e kaluar, grupe të vogla të ushtarëve rusë kanë tentuar ta kalojë kanalin dhe kanë vendosur pozicione në pjesën perëndimore. Njësi të tjera ruse po ashtu kanë tentuar ta kalojnë kanalin nga pjesa veriore dhe jugore.

“Rusët sulmojnë në grupe të vogla. Ata udhëtojnë me makina në grupe të vogla, kryejnë sulme dhe arrijnë në pozicionet tona pa u vërejtur”, tha për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Andriy Polukhin, zëdhënës i një brigade të ushtrisë ruse. “Por, për momentin kjo nuk qëndron. Trupat ruse nuk mund ta kalojnë kanalin”.

Serhiy Hrabskiy, kolonel në pension i ushtrisë ruse, tha se njësitë sulmuese ruse ende nuk kanë mbrojtjen e tankeve dhe artilerisë. Për Ukrainën, “kjo taktikë është e lodhshme, por rusët po mund të bëjnë përparime me këtë taktik pasi kanë superioritet të numrave. Pyetja është se sa gjatë mund të vazhdojnë ata me këtë taktikë”, tha ai.

Në lindje të Pokrovskit, njësitë ruse kanë përparuar me sukses në vijën e frontit drejt Nju Jorkut. Më 7 gusht, blogerët ushtarakë rusë raportuan se trupat ruse kanë hyrë në një prej qarqeve të kësaj qyteze.

Ofensiva ruse në Nju Jork ka rritur presionin ndaj mbrojtjes ukrainase në veri, në qytetin Toretsk, ku trupat ruse gradualisht po ashtu po bëjnë përparim.

Nëse Toretsku bie në duart e Rusisë, atëherë Moska do të zgjeronte kontrollin në pjesën urbane të rajonit, përfshirë edhe qytetin rajonal, Donjeck, dhe vendet sikurse Horlivka, Makijivka dhe lokacione të tjera industriale, tha Hrabskiy. Marrja e Toretskut nga Rusia po ashtu do të kërcënonte Kostiantinivkën, 22 kilometra më në veriperëndim.

“A do të shkaktonte një thyerje të të gjitha pozicioneve ukrainase? Jo, sepse ukrainasit kanë qenë në gjendje të ndërtojnë edhe vija të tjera mbrojtëse”, tha ai.

Numri i ushtarëve ka qenë një prej problemeve më të mëdha për Ukrainën. Përderisa Rusia ka mundur të mbushë radhët e saj me njësi të reja, kryesisht me vullnetarë që marrin rroga të majme dhe përfitime të tjera, Ukraina ishte më e ngadalshme në miratimin e ligjeve për ndryshimin e rregullave për mobilizim.

Me kalimin e ligjit në maj, rekrutuesit në Ukrainë mundën të nisnin trajnimin e rekrutëve. Disa njësi në vijën e frontit veçse kanë raportuar për pranimin e rekrutëve të rinj dhe Hrabskiy tha se fluksi më i madh i ushtarëve të rinj do të vërehet në mesin e muajit shtator.

“Të jem i sinqertë, jam i befasuar se si ushtarët tanë po mbajnë vijat e frontit. Ata janë të lodhur, nuk kanë shumë ushtarë e municione”, tha ai.

Ushtarët e rinj do të stabilizojnë vijën e frontit, tha Hrabskiy, por nisja e një kundërofensive të re – sikurse dy të suksesshme më 2022 dhe një e dështuar vitin e kaluar – ka pak të ngjarë që të ndodhë tani.

“Kam dyshime që forcat ukrainase do të mund të bëjnë ndonjë gjë deri në mesin e vitit 2025”, tha ai./ REL 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë