LIVE UPDATES
Bota

Projekti më i madh urban i Europës - Qyteti port i Hamburgut

25 vjet pas marrjes së vendimit nga Këshilli i qytetit, kantieri më i madh urban në Europë ka arritur kulmin e tij. Pavarësisht nga krizat, ndërtimi i lagjes së re të Hamburgut në breg të detit, është duke ecur mirë.

14 Janar 2023, 08:29 Nga A.B

Projekti më i madh urban i Europës - Qyteti port i Hamburgut

Andreas Kleinau vështron me optimizëm nga dritarja e zyrës së tij në port. Drejtori i menaxhimit të projektit urban HafenCity Hamburg GmbH, hedh sytë mbi lagjen historike të magazinave të portit dhe mbi ndërtesat moderne me apartamente banimi dhe zyra, në rrugën Osakaallee. "Nga ana optike shkojnë shumë! E kuqja tipike e tullave të Hamburgut bën bashkë të vjetrën dhe të renë,” thotë Kleinau, të cilit iu desh të dëgjonte para fundvitit edhe kritika të shumta. 

Kritika më e rëndë thoshte se lagjia e re "thith” fuqinë blerëse të qytetit, i cili ashtu kështu lufton me pasojat e pandemisë. Kleinert e hedh poshtë akuzën, se mungojnë lidhjet midis portit dhe qendrës së qytetit: "Ka shumë rrugë, më këmbë ose me autobus apo metro, nën tokë ose mbi tokë duke kapërcyer një nga urat e shumta që të çojnë nga qendra në Elbë. Por këto lidhje mund të përmirësohen edhe më shumë. Tani ne jemi duke bërë bashkë në qytet interesat tona, për të punuar për gjetjen e zgjidhjeve për këto çështje.” 

Projekti më i madh urban i Europës 

Historia filloi 25 vjet më parë me marrjen e vendimit nga parlamenti i qytetit të Hamburgut, Këshillit të qytetit. Në atë kohë ishte e vështirë të imagjinoje se si një koleksion i mykur bazenash porti, magazinash të zbrazura, deposh dhe vinçash mund të kthehej në një lagje mahnitëse me projekte ndriçuese, si Filarmonia e Elbës dhe Kulla e Elbës. Lagjia e re me 150 hektarë sipërfaqe banimi, zyrash, aktivitetesh kulture dhe parkimi, me 2,4 milionë metra katrorë sipërfaqe planimetrie, tërheq sot jo vetëm hamburgasit dhe banorët e rinj por edhe firmat, hotelet dhe muzeumet ndërkombëtare. Guri i parë i themelit u hodh më 9 prill 2001. 

Për Hamburgun, qytet i pavarur (land federal) dhe qytet port, projekti i Elbës është ende një gur prove: 25 vjet ndërtim, plot me skandale, ndalime punimesh dhe vdekje investitorësh. Më kryesorja është Filarmonia e Elbës, që shkruajti histori edhe me rritjen e madhe të shpenzimeve (nga 60 milionë eurot e propozuara fillimisht, projekti harxhoi gati një miliardë euro). Sot, qyteti, investitorët dhe kompanitë e shfrytëzimit bëjnë një bilanc pozitiv pas kapërcimit të pandemisë së COVID-19: Që me hapjen në vitin 2017, pallati i koncerteve i quajtur "Elphi", ka pasur një boom të vërtetë, edhe ndërkombëtarisht. 

Volum gjigand investimesh 

Për më tepër "në HafenCity janë investuar deri në vitin 2020 rreth 13 miliardë euro, prej të cilave dhjetë miliardë janë investime private. Rreth 3 miliardë janë investime publike, prej të cilave gjysma financohet sërish nga shitjet e tokave të ndërtimit”, llogarit Andreas Kleinau dhe shpjegon se që me fillimin e projektit HafenCity, qyteti i pavarur dhe port i Hamburgut, i futi tokat në një të ashtuquajtur asete të posaçme të qytetit dhe portit. Nga shitja e tokave u financuan projekte infrastrukture si ndërtimi i rrugëve, urave ose parqeve. Gjysma tjetër e investimeve publike si për shembull për universitetin, shkollat ose ndërtimet kulturore vijnë nga buxheti i qytetit shoqëruar nga mjetet financiare të federatës. 

Kalim nate krah transoqeanikëve të mëdhenj 

Fokusi është drejtuar tek mijëra vizitorët që vijnë me transoqeanikë nga e gjithë bota në portin e Hamburgut, ankorohen aty, kalojnë natën dhe duan të konsumojnë. Në hotelin "The Westin", hotelin me katër yje që ndodhet direkt pranë Filarmonisë së Elbës për shembull, donin të kalonin natën kur u hap hoteli pesë vjetë më parë, aq shumë njerëz sa që turma nuk mund të përballohej. Njerëzit që jepen pas muzikës dhe arkitekturës, nga Gjermania dhe vendet e tjera nuk kanë pasur si synim të vizitojnë vetëm sallën e koncerteve në ish magazinat, Kaispeicher A. Menaxherja e përgjithshme Madeleine Marx thotë se: "Ideja e një salle koncertesh që të ketë hotelin e vet me çmime të arsyeshme, ka funksionuar.” Hoteli me pishinë dhe një hapësirë të madhe relaksimi, që shtrihet në qendrën e vjetër të magazinave dhe pas harqeve me më shumë se 1000 dritare të mëdha të Elfit, ka qenë shumë i ngarkuar”, thotë drejtoresha e hotelit. Nëpërmjet Filarmonisë së Elbës, Hamburgu është kthyer në pikë turistike të preferuar në nivel ndërkombëtar.            

"Pandemia arriti t'i jepte një shtysë kësaj tendence në fakt,” konfirmon Michael Otremba nga kompania Hamburg Tourismus GmbH. Në shifra kjo do të thotë më shumë se 1,5 milionë fjetje në një muaj të vetëm të verës. 88 mijë vetë punojnë në sektorin e turizmit në qytetin port. 

Kritika për kantierin më të madh të ndërtimit në Europë 

Ndërkohë vinçat e ndërtimit vazhdojnë punën. Për shembull në Überseequartier, ku është duke u ndërtuar një qendër tregtare nëntokësore. Edhe themelet për tre hotele të tjera janë hedhur. Turistët që vijnë me anije do të kalojnë direkt nga terminali i anijeve në qendrën tregtare. Ky truk arkitektonik, në brendësi një kilometër e gjatë, kritikohet shumë nga biznesmenët e qytetit port. A është duke filluar lufta e konkurrencës? Madeleine Marx nga Westin mendon se potenciali i qytetit port nuk është shfrytëzuar plotësisht: "Që para 30 vjetësh ne pyesnim "edhe një hotel tjetër”? Nga do vijnë gjithë këta turistë? Por deri tani ka pasur turistë sa të duash.” Ajo mendon se rezervat më të mëdha për Hamburgun ndodhen tek tregjet e huaja, pikërisht përtej detit. 

Terminali i kontenierëve
Mundësira shumë të mëdha ka përshembull Kulla e Elbës që pritet të ndërtohet, një grataçelë 245 metra e lartë, me një investim prej një miliardë dollarësh, që ndodhet në lindje të qytetit port, në krah të urës së Elbës dhe që mendohet t'i japë fund projektit HafenCity. Financimi është ende i pasigurt, në katin e 55 është planifikuar të ndërtohet një platformë panoramike. Me hotelin "Nobu”, që ndodhet në lartësi marramendëse dhe bashkëpronar Robert de Niron, firma e ndërtimit Signa ka vendosur të ndërtojë një hotel luksoz.  /DW

hamburg

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet