LIVE UPDATES
Bota

“Lobist që merr para nga shqiptarët” Profesori i përgjigjet Vuçiç: Deklarata të rreme! Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet deri në fund të vitit

Në një intervistë për median serbe 'Nova' ai ka thënë se qytetarët e Serbisë duhet të kuptojnë se njohja e Kosovës është e vetmja mënyrë për të ruajtur komunitetin serb dhe trashëgiminë serbe në ato hapësira.

13 Janar 2023, 23:00 Nga I.A
“Lobist që merr para nga shqiptarët” Profesori i
Edward P. Joseph

SERBI- Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe ish-zëvendës i shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë deri në fund të vitit 2023. Në një intervistë për median serbe 'Nova' ai ka thënë se qytetarët e Serbisë duhet të kuptojnë se njohja e Kosovës është e vetmja mënyrë për të ruajtur komunitetin serb dhe trashëgiminë serbe në ato hapësira.

I pyetur të komentojë akuzat e presidentit serb Vuçiç se “është lobist i shqiptarëve dhe se merr para nga ata”, Jospeh ka thënë se akuzat e Vuçiçit janë plotësisht të rreme. Po ashtu ai ka shtuar se është e rëndësishme që qytetarët e Serbisë të kuptojnë se Vuçiç nuk ka manipuluar vetëm Perëndimi, por edhe serbët nga Kosova.

“Gabimi i NATO-s, BE-së dhe SHBA-së në këtë rast ishte se ata thanë se barrikadat ishin një formë legjitime proteste, gjë që nuk ishin. Ka arsye që serbët e Kosovës të protestojnë, por kjo nuk është një mënyrë legjitime. Së dyti, ata thanë se Serbia ka të drejtë të dërgojë trupat e saj pranë vendkalimit kufitar. E gjithë kjo është një sinjal shumë i keq, sepse edhe nëse formalisht është kështu, dërgon një mesazh krejtësisht të gabuar. KFOR-i është përgjegjës për sigurinë në Kosovë dhe trupat serbe nuk janë të nevojshme për të mbrojtur serbët e Kosovës”, tha Joseph.

Ai tha se ajo që duhet t’i shqetësojë të gjithë është manipulimi që po u bëhet serbëve nga Kosova.

“Kemi pasur një situatë ku serbët janë larguar nga institucionet, kanë ngritur barrikada, kemi rastin e Nenad Gjuriqit që është suspenduar, kemi rastin e Dejan Pantiqit që është arrestuar. Dhe e dini cili është rasti i tretë që ekziston dhe për të cilin autoritetet në Beograd nuk flasin fare? Rasti i Oliver Ivanoviqit. Prandaj, Nenad Gjuriq u suspendua, Dejan Pantiq u arrestua dhe Oliver Ivanoviq u vra. Dhe tani ju pyes se cili nga këto tre raste është më i rëndë? Është plotësisht e qartë se rasti i Oliver Ivanoviqit është më i rëndë, por çfarë shohim? Jo vetëm që nuk ka progres për të përmbushur drejtësinë që meriton familja e Oliver Ivanoviqit, por shohim edhe se dëshmitarët, si Rada Trajkoviq, flasin për kërcënime për shkak të pjesëmarrjes së tyre në hetimin e vrasjes. A ka nevojë dikush për ndonjë provë të mëtejshme për të kuptuar se për çfarë sharade bëhet fjalë dhe në çfarë mënyre po manipulohen serbët e Kosovës”, thotë Joseph.

Ndërsa, i pyetur nëse kemi një situatë të tillë në terren, a është reale që marrëveshja përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës të arrihet deri në vitin 2023, Jospeh thotë se kjo është reale.

“Jam 100% i bindur se është e mundur të arrihet një marrëveshje deri në fund të vitit, e cila do të çojë në njohje reciproke. Është e mundur të arrihet kjo marrëveshje shumë përpara fundit të vitit 2023. Është vetëm janari. Mendoj se ka shumë mundësi që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen dhe se është e mundur të arrihet një marrëveshje e kënaqshme që do të garantonte vendin e serbëve të Kosovës si qytetarë të Republikës së pavarur dhe funksionale të Kosovës. Kjo është shumë e mundur, por ka një kusht, pra një pengesë që qëndron në rrugën e një marrëveshjeje, dhe ai është qëndrimi i katër vendeve të NATO-s – Rumanisë, Sllovakisë, Greqisë dhe Spanjës. Ata janë e vetmja pengesë për arritjen e një marrëveshjeje që jo vetëm do të kontribuonte në zgjidhjen e këtij problemi, por do të ndryshonte tërësisht orientimin strategjik të Serbisë. Politika e ‘dy karrigeve’ do të përfundonte, Serbia do të kthehej drejt Perëndimit dhe kjo përfshin anëtarësimin në NATO. Unë jam i bindur për këtë”, thotë profesori amerikan.

I pyetur se “si është madje e mundur të arrihet një marrëveshje e tillë kur qëndrimi i autoriteteve në Beograd është se ata kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e diçkaje që e trajtojnë si territor të tyre”, Jospeh tha se të gjithë e dinë këtë qëndrim.

“Ne e dimë gjithashtu se pozita e Serbisë tani është shumë më e vështirë se më parë. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme për të bërë atë për të cilën po flisja sa më shpejt të jetë e mundur. Së fundmi kam dëgjuar një koment nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, i cili e krahasoi pavarësinë e Kosovës me pavarësinë e Republika Srpska. Përfaqësuesit e autoriteteve në Serbi shpesh e krahasojnë situatën në Ukrainë me Kosovën. Ata e mbajnë këtë pozicion për një arsye të thjeshtë. Përmenden katër vendet e NATO-s që lejojnë Serbinë të mbajë një qëndrim të tillë”, thotë ai.

Ndërsa, me pyetjen nëse Perëndimi ka mirëkuptim për Serbinë, “e cila, duke gjykuar nga këto kërkesa, duhet të heqë dorë nga diçka që e konsideron territorin e saj”, profesori amerikan thotë se përfaqësuesit e Perëndimit e kuptojnë këtë.

“Unë vetë e kuptoj pse është e vështirë [për Serbinë]. E shihni, unë kam qenë në rajon gjatë luftërave. Unë kam qenë në Kosovë në vitin 1999, kam qenë edhe në vitin 2000. Unë i kam parë dhe i di kushtet në të cilat jetojnë serbët. Më kujtohen serbët në Prizren që kishin shumë frikë për jetën e tyre, pashë shqiptarë që digjnin shtëpi serbe, e di se cili është realiteti. Kam marrë pjesë në luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë. Pra, sigurisht e kuptoj dhe e kuptoj që është një çështje shumë e dhimbshme për serbët. E di që Kosova përbën segmentin më të rëndësishëm të trashëgimisë serbe, por le t’i hedhim një sy mjedisit dhe çështjeve të dhimbshme me të cilat janë përballur të tjerët. A nuk mendoni se ishte shumë e vështirë për maqedonasit të ndryshonin emrin? Disa do të thoshin se është shumë më e vështirë – që ju duhet të ndryshoni emrin e vendit tuaj për shkak të kërkesave të një vendi fqinj. Qytetarët e Serbisë duhet të kuptojnë se njohja e Kosovës është e vetmja mënyrë për të ruajtur komunitetin serb dhe trashëgiminë serbe në ato hapësira. Sigurisht që qytetarët e Serbisë e kanë të vështirë ta pranojnë këtë, por besoj se do ta kenë më pak të vështirë kur ta kuptojnë se cili ishte roli i Serbisë në humbjen e Kosovës. NATO-ja nuk ia vodhi Kosovën Serbisë, por Serbia nën Millosheviqin, në qeverinë e së cilës përfshihej edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kontribuoi në atë humbje në masë të madhe. Kjo është shumë e rëndësishme”, thotë Jospeh.

Profesori amerikan ka folur edhe për planin franko-gjerman si një bazë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se për të është njoftuar përmes mediave dhe se “ideja është që Kosova të lejojë formimin e Asociacionit dhe në këmbim Serbia të mos e njeh Kosovën, por të pranojë realitetin, diçka si modeli i dy Gjermanive”.

“E para, mendoj se kjo do të funksionojë dhe së dyti, nuk mendoj se kjo marrëveshje do t’i zgjidhë problemet. Asociacioni i komunave serbe është obligim i Kosovës, mund të jetë pjesë shumë e rëndësishme e marrëveshjes përfundimtare dhe mund të harmonizohet plotësisht me Kushtetutën e Kosovës. Por çështja e Asociacionit është një çështje që lidhet me statusin përfundimtar të Kosovës”, shtoi ai.

Ai ka folur edhe për angazhimin e diplomatëve të Shteteve të Bashkuara rreth formimit të Asociacionit.

“Nuk ka dyshim se Asociacioni është në rendin e ditës dhe se përfaqësuesit amerikanë besojnë se kjo është zgjidhja. Unë i respektoj për aftësitë e tyre. Po flasim për diplomatë shumë të aftë – Derek Cholet, Gabriel Escobar, Christopher Hill, Jeffrey Hovenier… Janë njerëz shumë të aftë. Ata besojnë se kjo është zgjidhja, por unë kam një mendim tjetër. Nuk mendoj se do të funksionojë, sepse Serbia nuk ka asnjë interes që gjërat të funksionojnë në terren. Përderisa Serbia mund ta bllokojë Kosovën, do ta bëjë këtë. Në të njëjtën kohë, në këtë mënyrë do të bllokohet vetë Serbia, demokracia e saj, por edhe serbët nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Gjithçka do të bllokohet përderisa Serbia mund ta bllokojë Kosovën”, tha Joseph.

edward p. joseph aleksander vucic

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet